Kapitujt

Luka: 10. Dėrgimi i tė shtatėdhjetedyve

10

1 Pastaj Zotėria i zgjodhi edhe shtatėdhjetė [e dy] nxėnės tė tjerė dhe i dėrgoi nga dy [e dy] pėrpara vetes nė ēdo qytet dhe vend, ku mendonte tė shkonte. 2 U thoshte:

“Tė korrat janė tė mėdha e punėtorė janė pak! Luteni tė zotin e tė korrave tė ēojė punėtorė nė tė korrat e veta. 3 Shkoni! Ja, po ju dėrgoj porsi qengja mes ujqish! 4 Mos merrni me vete as qese, as strajcė, as sandalet e mos pėrshėndetni udhės askėnd! 5 Nė cilėndo shtėpi tė hyni, mė parė thoni: ‘Paqja me kėtė shtėpi!’ 6 Po qe se ėshtė aty ndokush mik i paqes, mbi tė do tė zbresė paqja juaj; po qe se s’ėshtė asnjė, do tė kthehet te ju. 7 Rrini nė atė shtėpi! Hani e pini ēka t’u ketė qėlluar; sepse punėtori ka tagėr nė rrogėn e vet. Mos kaloni prej njė shtėpie nė njė tjetėr!

8 Nė ēdo qytet qė tė hyni e t’ju pranojnė, hani ēka t’ju vėnė pėrpara. 9 Shėroni tė sėmurėt qė janė nė tė e thuajini popullit: ‘U afrua Mbretėria e Hyjit!’

10 Por edhe, nė cilindo qytet qė tė hyni e nuk ju pranojnė, dilni nė rrugėt e tij e thuajuni: 11’Deri edhe pluhurin e qytetit tuaj qė u kap pėr sandalet tona, po e shkundim e po jua lėmė: Por veē ta dini: u afrua Mbretėria e Hyjit!’ 12 Unė po ju them: sodomasit do ta kenė mė lehtė atė Ditė se ai qytet.”

Vaj pėr qytetet e papenduara

(Mt 11, 20‑24)

13 “Vaj pėr ty, o Korazin, vaj pėr ty, o Betsaidė! Sepse tė kishin ndodhur nė Tir e nė Sidon mrekullitė qė ndodhėn nė ju, kaherė, tė veshur nė grathore e tė mbuluar me hi do tė kishin bėrė pendesė! 14 Prandaj, Tiri e Sidoni Ditėn e Gjyqit do ta kenė mė lehtė se ju!

15 E ti, o Kafarnaum, a thua ndoshta ‘do tė lartėsohesh deri nė qiell?

do tė plandosesh deri nė fund tė ferrit!’

16 Kush ju dėgjon ju, mė dėgjon mua. Kush ju pėrbuz ju, mė pėrbuz mua. Kush pėrbuz mua, pėrbuz Atė qė mė ka dėrguar.”

Kthimi i tė shtatėdhjetė e dyve

17 Tė shtatėdhjetė [e dy] nxėnėsit u kthyen me gėzim e thanė:

“Zotėri, deri edhe djajtė na nėnshtrohen nė Emrin tėnd!”

18 Jezusi u tha:

“Shikoja kah binte Satani porsi rrufeja prej qiellit! 19 Ja, ju dhashė pushtet tė shkelni pėrmbi gjarpėrinj e pėrmbi akrepė dhe mbi ēdo fuqi armike dhe asgjė s’do tė mund t’ju bėjė keq. 20 Por mos u gėzoni pse ju nėnshtrohen shpirtrat, por gėzohuni pse emrat tuaj janė tė shkruar nė qiell!”

Gėzimi i Jezusit

(Mt 11, 25‑27; 13, 16‑17)

21 Atėherė Jezusi, nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt, klithi plot hare:

“Tė madhėroj, o Atė, Zotėrues i qiellit e i tokės, pse ua fshehe kėto tė urtėve e tė menēurve e ua zbulove tė vegjėlve!

Po, o Atė, pse ty tė pėlqeu kėshtu!

22 Gjithēka mė dorėzoi im Atė!

Askush nuk e di kush ėshtė Biri, pėrveē Atit,

dhe kush ėshtė Ati, pėrveē Birit

dhe atij, kujt Biri do t’ia zbulojė.”

23 Pastaj u kthye kah nxėnėsit dhe u tha atyre veēanėrisht:

“Lum sytė qė shohin ēka po shihni ju!

24 Juve po ju them: shumė profetė e mbretėr dėshiruan tė shohin ēka po shihni ju, por nuk panė; tė dėgjojnė ēka po dėgjoni ju, por nuk patėn fat tė dėgjojnė.”

Samaritani i mirė

25 Dhe ja, u ngrit njė dijetar Ligji dhe, me qėllim qė ta provojė, e pyeti:

“Mėsues, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?”

26 “Ēka shkruan nė Ligj? ‑ iu pėrgjigj Jezusi ‑ Si lexon atje?”

27 Dijetari iu pėrgjigj:

“‘Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė fuqinė tėnde, dhe me gjithė mendjen tėnde edhe ‘tė afėrmin tėnd porsi vetveten!’“

28 Jezusi i tha:

“Mirė u pėrgjigje! Vepro kėshtu dhe do tė jetosh!”

29 Por ai, duke dėshiruar tė pėrligjej, e pyeti Jezusin:

“Kush ėshtė i afėrmi im?”

30 Jezusi vazhdoi e tha:

“Njė njeri po zbriste prej Jerusalemit nė Jeriho e ra ndėr cuba. Kėta e plaēkitėn, e rrahėn dhe ikėn dhe e lanė veē gjallė.

31 Rastėsisht po asaj rruge po zbriste njė prift. E pa, iu shmang e vazhdoi rrugėn. 32 Po ashtu edhe njė levit, kur arriti aty, e pa, iu shmang dhe vazhdoi udhėn. 33 Kurse njė samaritanas, duke udhėtuar, kur erdhi tek ai dhe e pa, pati mėshirė pėr tė, 34 iu afrua, ia lidhi plagėt duke ia pasė larė me verė e me vaj. Pastaj e vuri mbi shtazėn e vet, e ēoi nė bujtinė dhe u kujdesua pėr tė. 35 Tė nesėrmen, nxori dy denarė, ia dha bujtinarit dhe i tha: ‘M’u kujdes pėr tė dhe, ēka tė shpenzosh mė shumė, do t’i jap kur tė kthehem.’

36 Cili prej kėtyre tė treve, tė thotė mendja, u dėftua i afėrmi i atij njeriu qė ra ndėr cuba?”

37 Ai iu pėrgjigj:

“Ai qė pati mėshirė pėr tė!”

“Shko ‑ i tha Jezusi ‑ e bėj edhe ti kėshtu!”

Jezusi nė vizitė te Marta e Maria

38 Tashti, gjatė udhėtimit, hyri nė njė fshat dhe njė grua, me emrin Martė, e priti nė shtėpi. 39 Ajo kishte njė motėr qė quhej Mari. Kjo iu ul Zotėrisė te kėmbėt dhe dėgjonte fjalėn e tij. 40 Marta, e zėnė krejtėsisht me punėt e shėrbimit tė pritjes, iu afrua e i tha:

“Zotėri, a nuk po tė duket rėndė qė motra ime mė la krejt vetėm tė shėrbej? Thuaji, pra, tė mė ndihmojė!”

41 “Martė, Martė ‑ iu pėrgjigj Zotėria ‑ ti po brengosesh dhe po shqetėsohesh pėr shumė gjėra, e pra, 42 e nevojshme ėshtė vetėm njė. Vėrtet, Maria zgjodhi pjesėn mė tė mirėn qė nuk do t’i merret.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Dėrgimi i tė shtatėdhjetedyve