Kapitujt

Luka: 13. Pendohuni ose sharruat

13

1 Pikėrisht atėherė ia behėn disa dhe i treguan ēka u kishte ndodhur disa galileasve, gjakun e tė cilėve Pilati e kishte pėrzier me gjakun e flive tė tyre. 2 Jezusi iu pėrgjigj:

“A mendoni se kėta galileas, qė sharruan kėshtu, qenė mėkatarė mė tė mėdhenj se tė gjithė galileasit e tjerė? 3 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah Hyji, tė gjithė do tė sharroni si ata! 4 A kujtoni se ata tė tetėmbėdhjetėt, mbi tė cilėt ra kulla e Siloesė dhe i mbyti, qenė mė tė mėdhenjtė mėkatarė ndėr tė gjithė banorėt e Jerusalemit? 5 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah Hyji, tė gjithė do tė sharroni si ata!”

Shėmbėlltyra e fikut tė pafryt

6 Atėherė u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:

“Njė njeri kishte njė fik tė mbjellė nė vreshtin e vet. Shkoi, kėrkoi fryte nė tė, por nuk gjeti. 7 Atėherė i tha vreshtarit: ‘Ja, tash tri vjet po vij e po kėrkoj frytin e kėtij fiku e nuk po e gjej. Preje! Pse ta shfrytėzojė kot tokėn?’ 8 Ai iu pėrgjigj: “‘Zotėri, lėre edhe kėtė vit qė ta mih pėrreth e t’i qes pleh. 9 Ndoshta nė tė ardhmen do tė japė fryte... Po qe se jo, atėherė do ta presėsh!’“

Jezusi shėron tė shtunėn njė grua tė kėrrusur

10 Njė tė shtunė Jezusi po mėsonte nė njė sinagogė. 11 Dhe, ja, njė grua qė kishte tash tetėmbėdhjetė vjet nė trup djallin ‑ shkaktarin e sėmundjes: ishte e kėrrusur dhe s’mund tė drejtohej drejt assesi. 12 Kur Jezusi e pa, e thirri afėr vetes dhe i tha:

“Fisnike, ja, u shėrove prej sėmundjes sate!”

13 I vuri duart mbi tė, ajo pėrnjėherė u drejtua dhe zuri tė lavdėrojė Hyjin.

14 Kryetari i sinagogės, i zemėruar pse Jezusi e shėroi ditėn e shtunė, i tha popullit:

“Janė gjashtė ditė, nė tė cilat duhet tė punohet. Pra, nė ato ditė ejani tė shėroheni e jo tė shtunave!”

15 “Shtiracakė! ‑ iu pėrgjigj Zotėria ‑ A nuk e zgjidh secili nga ju prej grazhdit kaun e gomarin e vet tė shtunave e nuk e ēon nė ujė? 16 E kjo bijė e Abrahamit, tė cilėn Satani e mbajti lidhur qė tetėmbėdhjetė vjet, a nuk duhej tė zgjidhej nga kėto pranga ditėn e shtunė?!”

17 Si tha kėshtu, tė gjithė kundėrshtarėve tė tij u ra hije e zezė, ndėrsa mbarė populli gufonte prej gėzimit, pėr tė gjitha mrekullitė qė bėri.

Shėmbėlltyra e farės sė sinapit dhe e tharmit

(Mt 13, 31‑33; Mk 4, 30‑32)

18 Atėherė u tha:

“Me ēka ėshtė e ngjashme Mbretėria e Hyjit? Me ēka ta krahasoj? 19 Ėshtė e ngjashme me kokrrėn e sinapit, tė cilėn njeriu e mori dhe e mbolli nė kopsht tė vet. Ajo me kohė u zhvillua e u bė pemė dhe shpendėt e qiellit bėnė ēerdhe nė degėt e saj.”

20 Dhe vijoi:

“Me ēka tjetėr ta krahasoj Mbretėrinė e Hyjit? 21 Ajo i pėrngjan tharmit, tė cilin e mori gruaja, e pėrzjeu me tri masė miell, derisa u mbrua krejt.”

Dera e ngushtė

(Mt 7, 13‑14; 21‑23)

22 Nė udhėtim pėr Jerusalem kalonte duke mėsuar nėpėr qytete e fshatra. 23 Njė njeri e pyeti:

“Zotėri, a janė pak ata qė shėlbohen?”

Ai u tha:

24 “Mundohuni tė hyni nėpėr derė tė ngushtė, sepse, unė po ju them: shumė do tė kėrkojnė tė hyjnė, por nuk do tė munden.

25 Kur i zoti i shtėpisė do tė ēohet e do ta mbyllė derėn, ju, po mbetėt pėrjashta, do tė filloni tė trokitni nė derė e tė thoni: ‘Zotėri, na e hap derėn!’ e ai do t’ju pėrgjigjet: ‘S’di nga jeni!’ 26 Atėherė do tė vijoni tė thoni: ‘Po ne hėngrėm e pimė me ty e ti mėsove ndėr sheshet tona!’ 27 Por ai do tė pėrgjigjet: ‘Unė nuk di nga jeni [ju]! M’u hiqnu sysh tė gjithė ju qė bėni paudhėsi!’

28 Atje do tė jetė vaj e kėrcėllim dhėmbėsh, kur t’i shihni Abrahamin, Izakun, Jakobin dhe tė gjithė profetėt nė Mbretėrinė e Hyjit e veten tė hedhur pėrjashta. 29 E do tė vijnė nga lindja e nga perėndimi, nga veriu e nga jugu dhe do tė ulen nė tryezė nė Mbretėrinė e Hyjit. 30 Po se, ka tė prapėm qė do tė jenė tė parėt e tė parė qė do tė jenė tė prapėm!”

Vajtimi mbi Jerusalem

(Mt 23, 37‑39)

31 Po nė atė moment iu afruan disa farisenj dhe i thanė:

“Dil e ik sė kėndejmi se Herodi do tė tė vrasė!”

32 Ai iu pėrgjigj:

“Shkoni e thuajini asaj dhelpre: Ja, sot e nesėr po dėboj djaj e po shėroj, tė tretėn ditė i jap fund. 33 Porse sot, nesėr e pasnesėr mė duhet ta vazhdoj rrugėn, sepse nuk ka hije qė profeti tė vdesė jashtė Jerusalemit.

34 Jerusalem, Jerusalem, qė i vret profetėt e me gurė i mbyt ata qė tė dėrgohen! Sa herė desha t’i bashkoj fėmijėt e tu sikurse klluka i bashkon nėn krahė zogjtė e vet ... e ju nuk deshėt! 35 Mirė, pra, ‘shtėpia juaj do t’ju lihet juve!’ Jo po, unė po ju them: nuk do tė mė shihni mė deri [qė tė vijė dita] tė thoni:

‘Qoftė bekuar ai qė vjen nė emėr tė Zotit’!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Pendohuni ose sharruat