Kapitujt

Luka: 14. Shėrimi i njeriut qė kishte hidropizinė

14

1 Njė tė shtunė Jezusi shkoi nė shtėpinė e njė kryetari farisenjsh pėr tė ngrėnė bukė e tė pranishmit po e vėrenin dijekeqas. 2 Kur, ja, para tij njė njeri i sėmurė me hidropizi. 3 Atėherė Jezusi mori fjalėn e u tha mėsuesve tė Ligjit e farisenjve:

“A ėshtė e lejueshme tė shėrosh tė shtunėn apo jo?”

4 Ata heshtėn. Atėherė Jezusi e mori pėr dore tė sėmurin, e shėroi dhe e nisi tė shkojė. 5 Atyre pastaj u tha:

“Cili prej jush po i ra djali ose kau nė pus nuk ka pėr ta nxjerrė menjėherė ditėn e shtunė?”

6 Ata s’mundėn t’i pėrgjigjen nė kėto fjalė.

Qortim miqve dhe tė zotit tė shtėpisė

7 Duke vėnė re se si tė grishurit zgjidhnin vendet e para, u tha kėtė shėmbėlltyrė:

8 “Kur ndokush tė tė ftojė nė dasėm, mos u ul nė krye tė vendit, pse ndoshta ėshtė i grishur ndonjė qė duhet nderuar mė tepėr se ti, 9 qė, kur tė vijė ai qė tė ka thirrur ty dhe atė, tė mos tė tė thotė: ‘Lėshoja vendin kėtij!’ Atėherė tė duhet, plot turp, tė shkosh e tė zėsh vendin e fundit. 10 Pėrkundrazi, kur tė jesh i grishur, shko e rri nė vendin e fundit qė, kur tė vijė ai qė tė ka grishur, tė tė thotė: ‘Mik, ngjitu mė lart!’ Atėherė ke pėr tė qenė i nderuar nė sy tė tė gjithė tė grishurve. 11 Vėrtet, kushdo e lartėson veten, do tė pėrvujtėrohet e kush e pėrvujtėron vetveten, do tė lartėsohet.”

12 Atėherė iu drejtua edhe atij qė e kishte grishur:

“Kur shtron drekė ose darkė, mos i thirr miqtė e tu, as vėllezėrit e tu, as farefisin tėnd, as fqinjėt e pasur, sepse mund tė ndodhė qė edhe ata tė thėrrasin ty pėr ta kthyer nderėn e kėshtu ta shpėrblejnė. 13 Por, kur tė bėsh gosti, grish skamnorė, tė gjymtė, tė ēalė e tė verbėr. 14 Atėherė do tė jesh i lum, sepse kėta nuk kanė me ēka ta kthejnė dhe do tė shpėrblehet nė tė ngjallur tė tė drejtave.”

Shėmbėlltyra e darkės sė madhe

(Mt 22, 1‑10)

15 Njė njeri prej tė grishurve nė tryezė, kur i dėgjoi kėto fjalė, tha:

“Lum ai qė do tė marrė pjesė nė gostinė e Mbretėrisė sė Hyjit!”

16 Jezusi i tha:

“Njė njeri pėrgatiti njė darkė tė madhe dhe grishi shumė vetė. 17 Nė kohėn e darkės ēoi shėrbėtorin e vet t’u thotė tė grishurve: ‘Ejani se gjithēka ėshtė gati!’ 18 Por tė gjithė ‑ si tė ishin marrė vesh ‑ zunė tė pėrligjen: i pari tha: ‘Bleva njė arė, mė duhet tė shkoj ta shoh, tė lutem: mė arsyeto!’ 19 I dyti tha: ‘Bleva pesė pendė qe e po shkoj t’i sprovoj. Tė lutem, mė arsyeto!’ 20 I treti tha: ‘U martova e prandaj s’mund tė vij!’

21 Shėrbėtori u kthye dhe ia tregoi tė gjitha zotėrisė sė vet. Atėherė i zoti i shtėpisė, i zemėruar, i tha rrogėtarit tė vet: ‘Shko vrap nė tregje e rrugėve tė qytetit e bjer kėtu lypės, tė gjymtė, tė verbėr e tė shqeptė!’ 22 Shėrbėtori i tha: ‘Zotėri, si urdhėrove ti u bė, por vend ka mė.’ 23 E zotėria i tha shėrbėtorit: ‘Dil nė rrugė e afėr gardheve e shtrėngoji njerėzit tė vijnė e tė ma mbushin shtėpinė.’

24 Unė po ju siguroj se asnjė prej atyre njerėzve qė qenė tė grishur, s’do ta shijojė darkėn time!”

Sa kushton tė jesh nxėnės i Jezusit

(Mt 10, 37‑38)

25 Njė mori e madhe e popullit po bėnte rrugė me tė. Ai u kthye kah ata dhe u tha:

26 “Nėse ndokush vjen tek unė e do mė tepėr babain, nėnėn, gruan, fėmijėt, vėllezėrit, motrat, madje edhe jetėn e vet se sa mua, nuk mund tė jetė nxėnėsi im.

27 Kush nuk e mbart kryqin e vet e nuk mė vjen pas, nuk mund tė jetė nxėnėsi im!

28 Cili prej jush, nėse mendon tė ndėrtojė kullėn, nuk ulet mė parė tė llogarisė shpenzimet se a ka sa i duhen pėr ta kryer? 29 Qė, kur t’i shtjerė themelet e tė mos mund ta kryejė ‑ tė mos fillojė ta vėrė nė lojė gjithkush ta shohė 30 duke thėnė: ‘Ky njeri filloi tė ndėrtojė e nuk mundi ta kryejė!’ 31 Ose ‑ cili mbret, kur do tė niset tė luftojė kundėr njė mbreti tjetėr, nuk ulet mė parė tė pleqėrojė a ėshtė i zoti me dhjetė mijė ushtarė t’i dalė pėrballė atij, qė i vjen me njėzet mijė? 32 Nėse nuk mundet, ēon delegacionin derisa ai ėshtė ende larg e kėrkon qyshket pėr paqe.

33 Kėshtu, pra, secili prej jush qė nuk i bie mohit tėrė pasurisė sė vet, nuk mund tė jetė nxėnėsi im.”

Kripa e pashije

(Mt 5, 13: Mk 9, 50)

34 “Kripa ėshtė gjė e mirė; por, nė qoftė se kripa e humb shijen e vet, me ēka do tė mund tė kripet? 35 Nuk vlen as pėr tokė as pėr pleh. Hidhet jashtė.

Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Shėrimi i njeriut qė kishte hidropizinė