Kapitujt

Dalja: 15. Kėnga e ngadhėnjimit

15

1 Atėherė Moisiu dhe bijtė e Izraelit e kėnduan kėtė kėngė nė nder tė Zotit e thanė:

“Le t’i kėndojmė Zotit, sepse mrekullisht ngadhėnjeu:

kalė e kalorės

plandosi nė fund t’detit!

2 Zoti ėshtė forca dhe fuqia ime,

Ai, veē Ai, mė shpėtoi!

Ai ėshtė Hyji im,

Atė lavdėroj!

Ėshtė Hyji i atit tim:

Atė e lartėsoj!

3 Zotin askush s’e mund,

Jahve emrin e ka!

4 Qerre e ushtri tė faraonit

nė det i plandosi!

Luftėtarėt e tij tė zgjedhur

Deti i Kuq i mbuloi!

5 Pellgu i pėrpiu,

humbėn si spata nė pus!

6 E djathta jote, o Zot,

fuqi e tmerrueshme:

e djathta jote

e goditi armikun!

7 Madhėria jote

i shpartallon kundėrshtarėt;

i lėshon fre hidhėrimit

dhe i pėrpin si bykun!

8 Me frymėn e fėlgrimit tėnd

ujėrat u bashkuan:

pendė u bėnė

valėt shkumuese,

thellėsitė u ngurėn

nė fundin e detit”!

9 Thoshte armiku:

“I sulem pas, do ta zė;

do ta ndaj prenė;

shpirti do tė mė ngopet,

do tė vringėlloj shpatėn,

dora ime do t’i vrasė”!

10 I fryve detit

e deti i mbuloi!

U zhdukėn si plumbi

nė ujėrat e pėrfrigueshme!

11 Kush ėshtė si Ti

ndėr zota, o Zot!?

Kush ėshtė si Ti,

i madhėrueshėm nė shenjtėri,

i tmerrshėm dhe i lavdishėm,

qė bėn mrekulli!?

12 Ti shtrive dorėn,

toka i pėrpiu!

13 Hiri yt e pėrcolli kėtė popull

qė Ti e shpėrbleve;

i prin me fuqinė tėnde

nė banesėn tėnde tė shenjtė.

14 Dėgjuan popujt dhe u dridhėn,

rrėqethjet i kapėn banorėt e Filistesė!

15 U tmerruan atėherė prijėsit e Edomit,

mornicat i kapėn trimat e Moabit,

u dridhėn tė gjithė banorėt e Kanaanit!

16 Frikė e tmerr

mbi ta u vėrsul;

prej madhėrisė sė krahut tėnd

shtangohen, bėhen gur,

deri tė kalojė populli yt, o Zot,

deri tė kalojė ky, populli yt,

qė ėshtė prona jote!

17 Do ta shtish dhe do ta mbjellėsh

nė malin e trashėgimit tėnd,

nė banesėn tėnde tė pėrhershme,

qė ti vetė e pėrgatite, o Zot,

shenjtėrore, o Zot,

me duar tė tua tė pėrftuar!

18 Zoti do tė sundojė

pėrgjithmonė e mot tė jetės”!

19 Sepse, si hynė kuajt e faraonit me karroca e me kalorėsit e tij nė det, Zoti i ktheu mbi ta ujėrat e detit, kurse bijtė e Izraelit kaluan nėpėr terik!

20 Atėherė Maria profeteshė, motra e Aronit, mori dajren nė dorėn e vet; pastaj dolėn tė gjitha gratė me dajre e filloi vallja! 21 Maria po i printe kėngės:

“Le t’i kėndojmė Zotit,

sepse mrekullisht ngadhėnjeu:

kalė e kalorės

plandosi nė fund tė detit”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Kėnga e ngadhėnjimit