Kapitujt

Luka: 17. Jezusi bėn disa qortime

17

1 Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:

“Ėshtė e pamundur qė tė mos vijnė shkandujt, porse, vaj pėr atė njeri, nėpėr tė cilin vijnė. 2 Mė mirė do tė ishte pėr tė t’i lidhej pėr qafe guri i mullirit dhe tė hidhej nė det se tė shkandullojė njėrin prej kėtyre tė vegjėlve. 3 Ruajuni fort!

Po mėkatoi vėllai yt, qortoje. Po u pendua, fale! 4 Edhe po qe se shtatė herė nė ditė gabon kundrejt teje e shtatė herė tė drejtohet i penduar e tė thotė:

‘Mė vjen keq’!, fale!”

5 Apostujt i drejtuan Zotėrisė kėtė lutje:

“Na e shto fenė!”

6 Zotėria u tha:

“Po tė kishit fe aq sa ėshtė kokrra e sinapit, do t’i thoshit kėtij mani: ‘Shkulu me gjithė rrėnjė dhe mbillu nė det!’ e ai do t’ju dėgjonte.

7 Cili prej jush do t’i thotė shėrbėtorit tė vet qė i punon tokėn ose i ruan delet, kur tė vijė nė mbrėmje prej fushės: ‘Hajde e ulu me tė shpejtė nė tryezė!’ 8 a thua jo, pėrkundrazi, nuk do t’i thotė: ‘Bėje gati darkėn, ngjeshu e mė shėrbe sa tė ha e tė pi unė njėherė e pastaj ha e pi edhe ti!?’ 9 A thua do ta falėnderojė shėrbėtorin pse zbatoi ēka iu urdhėrua? 10 Po kėshtu edhe ju, kur tė kryeni gjithēka ju qe urdhėruar, thoni: ‘Jemi shėrbėtorė tė pavlefshėm. Bėmė vetėm atė qė patėm detyrė tė bėjmė. ’“

Shėrimi i dhjetė tė gėrbulurve

11 Duke udhėtuar pėr Jerusalem, kaloi nėpėr Samari e Galile. 12 Kur hyri nė njė fshat [i] dolėn para dhjetė tė gėrbulur. Ata zunė vend larg 13 e filluan tė bėrtasin: “Jezus, Mėsues, ki mėshirė pėr ne!”

14 Kur i pa u tha:

“Shkoni e paraqitjuni priftėrinjve!”

E ndodhi qė, ndėrsa po shkonin, u pastruan.

15 Njėri prej tyre, si pa se u shėrua, u kthye duke e lėvduar Hyjin me zė tė madh lartė. 16 Ra pėrmbys para kėmbėve tė Jezusit dhe e falėnderoi. E ky ishte samaritanas. 17 Jezusi mori fjalėn e tha:

“Po a nuk u pastruan tė dhjetėt? Ku janė nėntė tė tjerėt? 18 A nuk u gjet asnjė qė tė kthehet e t’i japė lavdi Hyjit, pėrveē kėtij tė huaji? 19 Ēohu e shko ‑ i tha ‑ feja jote tė shpėtoi!”

Ardhja e Mbretėrisė sė Hyjit

(Mt 24, 23‑28; 37‑41)

20 I pyetur prej farisenjve: “Kur do tė vijė Mbretėria e Hyjit?” ai iu pėrgjigj:

“Mbretėria e Hyjit nuk vjen nė mėnyrė tė dukshme, 21 as nuk do tė mund tė thuhet: ‘Qe kėtu!’ Ose ‘Qe atje! ‘Porse, ja, Mbretėria e Hyjit ėshtė mes jush!”

22 Atėherė u tha nxėnėsve tė vet:

“Do tė vijė koha, kur do tė dėshironi tė shihni njė ditė tė vetme tė Birit tė njeriut, por nuk do ta shihni. 23 Do t’ju thonė: ‘Qe, kėtu ėshtė! Ja, atje!’ Mos shkoni as mos i ndiqni! 24 Sepse, sikurse vetėtima qė vetėton nė njėrin skaj e ndrit deri nė skajin tjetėr tė qiellit, ashtu do tė jetė edhe Biri i Njeriut [Ditėn e tij]. 25 Por, mė parė i duhet tė vuajė shumė e tė pėrbuzet prej kėsaj breznie.

26 Dhe, siē ndodhi nė kohėn e Noehit, po ashtu do tė ndodhė edhe nė ditėt e Birit tė njeriut: 27 njerėzit hanin, pinin, merrnin gra e merrnin burra deri atė ditė kur Noehi hyri nė arkė. Atėherė erdhi pėrmbytja e i fshiu tė gjithė. 28 Po ashtu, siē ndodhi nė kohėn e Lotit: sodomasit hanin, pinin, blenin, shitnin, mbillnin, ndėrtonin, 29 por, atė ditė, kur Loti doli prej Sodomės, ra zjarr e sulfur prej qiellit e i zhduku tė gjithė. 30

Ashtu do tė ndodhė atė ditė, kur Biri i njeriut tė dėftohet ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė.

31 Atė ditė, kush tė ndodhė mbi pullaz e gjėrat t’i ketė nė shtėpi, tė mos zbresė t’i marrė. E kush tė gjendet nė fushė, tė mos kthehet prapa. 32 Le t’ju kujtohet gruaja e Lotit! 33 Kushdo qė tė mundohet ta ruajė jetėn e vet, do ta humbasė, e kush ta humbasė, do ta ruajė.

34 Unė po ju them: atė natė, prej dyve qė do tė jenė nė tė njėjtin shtrat, njėri do tė merret e tjetri do tė lihet. 35 Dy gra qė do tė bluajnė sė bashku, njėra do tė merret e tjetra do tė lihet. ”[36]

37 Atėherė e pyetėn:

“Ku, o Zotėri?”

“Ku tė jetė kufoma ‑ iu pėrgjigj ‑

aty do tė mblidhen edhe shqiponjat.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Jezusi bėn disa qortime