Kapitujt

Luka: 18. Shėmbėlltyra e gruas sė vejė dhe e gjykatėsit

18

1 U tregoi edhe shėmbėlltyrėn se si duhet tė lutemi gjithmonė e kurrė tė mos pushojmė.

2 Ai tha:

“Ishte nė njė qytet njė gjykatės qė Hyjin nuk e dronte e pėr njerėz nuk e ēante kokėn. 3 Po nė atė qytet ishte edhe njė grua e vejė, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej: ‘Mė mbro prej kundėrshtarit tim!’ 4 Por ai s’u shqetėsua pėr njė kohė tė gjatė. Dikur tha me vete: ‘Edhe pse s’e druaj Hyjin e pėr njerėz nuk e nxej kokėn, megjithatė, 5 pasi kjo grua e vejė po mė trazon, do ta mbroj qė tė mos vijė mė tė mė mėrzisė prore. ’“

6 Zotėria vazhdoi:

“Dėgjoni ē’thotė gjykatėsi i padrejtė! 7 Vallė, Hyji a nuk do t’i mbrojė tė zgjedhurit e vet qė i kėrkojnė ndihmė ditė e natė? Po a do tė vonojė ndoshta me ēėshtjen e tyre? 8 Unė po ju them: do tė ngrihet me nxitim pėr t’u ardhur nė ndihmė atyre! Por, kur tė vijė Biri i njeriut, a thua do tė gjejė fe mbi tokė?”

Shėmbėlltyra e fariseut dhe e tagrambledhėsit

9 U tregoi edhe kėtė shėmbėlltyrė pėr disa qė e mbanin veten tė drejtė e i pėrbuznin tjerėt:

10 “Dy njerėz u ngjitėn nė Tempull pėr t’u lutur: njėri farise e tjetri tagrambledhės. 11 Fariseu, qiri nė kėmbė, lutej nė vetvete kėshtu: ‘Tė falėnderoj, o Hyj, qė nuk jam porsi njerėzit e tjerė: cuba, tė padrejtė, kurorėshkelės, ose ‑ si ky tagrambledhės. 12 Agjėroj dy herė nė javė, jap tė dhjetėn e krejt fitesės.’ 13 Kurse tagrambledhėsi zuri vend nė fund, nuk i bėhej as sytė t’i ngrejė drejtė qiellit, por rrihte kraharorin e vet e thoshte: ‘O Hyj, ki mėshirė pėr mua mėkatarin!’

14 Unė po ju them: ky u kthye nė shtėpinė e vet i shfajėsuar e jo ai, sepse: kushdo krenohet, do tė pėrvujtėrohet ndėrsa kush pėrvujtėrohet, do tė lartėsohet.”

Jezusi bekon fėmijėt

(Mt 19, 13‑15; Mk 10, 13‑16)

15 Disa ia binin edhe foshnjat qė t’i bekonte. Nxėnėsit, kur i shihnin, ua ndalonin. 16 Jezusi i grishi fėmijėt dhe tha:

“Lėrini fėmijėt tė vijnė tek unė e mos ua ndaloni, sepse pėr tė tillėt ėshtė Mbretėria e Hyjit.

17 Pėrnjėmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretėrinė e Hyjit porsi fėmija, nuk do tė hyjė nė tė.”

Bujari pasanik

(Mt 19, 16‑30; Mk 10, 17‑31)

18 Njė bujar i bėri kėtė pyetje:

“Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?”

19 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pėrse mė thua ‘i mirė?’ Askush s’ėshtė i mirė, pėrveē njė Hyji tė vetėm! 20 Urdhėrimet i di:

‘Mos the kurorėn!

Mos vra!

Mos vidh!

Mos dėshmo rrejshėm!

Ndero babain tėnd dhe nėnėn!’“

21 Ai atėherė i tha:

“Tė gjitha kėto i kam zbatuar qė prej rinisė!”

22 Kur e dėgjoi, Jezusi i tha:

“Tė mungon vetėm edhe njė gjė: shit gjithēka ke, ndajua skamnorėve e do tė kesh visar nė qiell! Atėherė eja e mė ndiq!”

23 Ky, si e dėgjoi kėtė fjalė, u trishtua, sepse ishte shumė i pasur.

24 Jezusi, kur e pa [se u trishtua], tha:

“Sa tė vėshtirė e kanė pasanikėt tė hyjnė nė Mbretėrinė e Hyjit! 25 Mė lehtė e ka devja tė kalojė nėpėr vrimėn e gjilpėrės se i pasuri tė hyjė nė Mbretėrinė e Hyjit!”

26 Ata qė dėgjuan, i thanė:

“Po kush atėherė do tė mund tė shėlbohet?”

27 “Ēka s’mund tė bėjnė njerėzit ‑ u tha ‑ Hyji mund ta bėjė.”

28 Atėherė foli Pjetri:

“Ja, ne lamė gjithēka patėm e erdhėm pas teje.”

29 Jezusi u tha nxėnėsve:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: nuk mund tė gjendet kund ai njeri qė la pėr dashuri ndaj Mbretėrisė sė Hyjit, shtėpinė ose gruan, ose vėllezėrit ose prindėrit ose fėmijėt 30 qė tė mos marrė shumėfish edhe nė kėtė e nė botėn e ardhshme jetėn e pasosur.”

Jezusi tė tretėn herė paralajmėron vdekjen e tė ngjallurit e vet

(Mt 20, 17‑19; Mk 10, 32‑34)

31 Pastaj i mori me vete tė Dymbėdhjetėt dhe u tha:

“Ja, po ngjitemi nė Jerusalem dhe do tė plotėsohen tė gjitha qė u shkruan nga profetėt pėr Birin e njeriut: 32 sepse do t’u dorėzohet paganėve, tė cilėt do ta vėnė nė lojė, do ta salvojnė e do ta pėshtyjnė, 33 e, pasi ta frushkullojnė, do ta vrasin. Ai veē do tė ngjallet tė tretėn ditė.”

34 Por ata s’morėn vesh asgjė ēka u tha. Kėto fjalė pėr ta ishin fshehtėsi e nuk kuptonin ēka Jezusi u thoshte.

Shėrimi i tė verbėrit prej Jerihos

(Mt 20, 29‑34; Mk 10, 46‑52)

35 Kur Jezusi po i afrohej Jerihos, njė lypės ishte ulur nė njė skaj tė rrugės e po lypte. 36 Kur dėgjoi se po kalonin shumė njerėz, pyeti ē’ėshtė. 37 Ata i thanė:

“Po kalon kėndej Jezusi prej Nazaretit.”

38 Ai zuri tė bėrtasė:

“Jezus, Biri i Davidit, ki mėshirė pėr mua!”

39 Ata qė ecnin pėrpara i bėrtitnin tė heshtte, por ai bėrtiti edhe mė tė madhe:

“Biri i Davidit, ki mėshirė pėr mua!”

40 Jezusi zuri vend dhe urdhėroi t’ia sillnin para. Kur ky u afrua, Jezusi e pyeti:

41 “Ēka dėshiron tė bėj pėr ty?”

Ai u pėrgjigj:

“Zotėri, qė tė shoh”

42 “Shih! ‑ i tha Jezusi ‑ Tė shpėtoi feja jote!”

43 Atij i erdhi aty pėr aty drita e syve dhe u nis pas tij duke i dhėnė lavdi Hyjit. Edhe populli mbarė, kur pa kėtė mrekulli, i dha lavdi Hyjit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Shėmbėlltyra e gruas sė vejė dhe e gjyka...