Kapitujt

Luka: 19. Jezusi dhe Zakeu

19

1 Jezusi hyri nė Jeriho dhe po kalonte nėpėr qytet.

2 Dhe, ja, njė njeri qė quhej Zake. Ky ishte kryetagrambledhės dhe pasanik. 3 Dėshironte tė shihte kush ėshtė Jezusi, por nuk mundte prej popullit, sepse ishte me shtat i vogėl. 4 U lėshua vrap pėrpara, shkoi e hipi nė njė fik pėr ta parė sepse andej do tė kalonte.

5 Kur Jezusi erdhi nė atė vend, shikoi pėrpjetė dhe i tha: “Zake, zbrit shpejt! Sot do tė vij tė rri nė shtėpinė tėnde!” 6 Ai zbriti me nxitim dhe e pranoi plot gėzim. 7 Tė gjithė ata qė panė, filluan tė murmurisin:

“Ktheu tė rrijė te njė mėkatar!”

8 Zakeu u ngrit nė kėmbė dhe i tha Zotėrisė:

“Ja, Zotėri, gjysmėn e pasurisė po ua jap skamnorėve, e, nėse ia kam bėrė ndokujt ndonjė tė padrejtė, ia kthej katėrfish!”

9 Atėherė Jezusi i tha:

“Sot i erdhi kėsaj shtėpie shėlbimi, sepse edhe ky ėshtė bir i Abrahamit! 10 Pai, Biri i njeriut erdhi ta kėrkojė e ta shėlbojė atė qė pati humbur.”

Shėmbėlltyra e dhjetė mnave

(Mt 25, 14‑30)

11 Ndėrsa ata po e dėgjonin, ai shtoi shėmbėlltyrėn pėr arsye se mendonin se do tė vinte Mbretėria e Hyjit aty pėr aty, pse Jezusi ishte afėr Jerusalemit. 12 Tha, pra:

“Njė njeriu prej familjes bujare iu desh tė shkojė nė njė vend tė largėt pėr tė marrė nė dorėzim mbretėrinė e vet e pastaj tė kthehej. 13 I thirri dhjetė shėrbėtorėt e vet, u dha dhjetė mna dhe u tha: ‘Tregtoni derisa tė kthehem!’

14 Por bashkėqytetarėt e tij e urrenin dhe dėrguan pas tij pėrfaqėsues pėr tė thėnė: ‘Nuk duam qė ky tė mbretėrojė mbi ne.’

15 Kur ai u kthye, pasi e mori nė dorėzim mbretėrinė, urdhėroi t’ia sjellin shėrbėtorėt, tė cilėve u kishte dhėnė tė hollat, pėr tė parė sa kishin fituar.

16 Doli i pari dhe tha: ‘Zotėri, mnaja jote dha dhjetė mna.’ 17 Ai iu pėrgjigj: ‘Tė lumtė, shėrbėtor i mirė! Pasi qe besnik nė njė gjė kaq tė vogėl, sundo mbi dhjetė qytete!’

18 Erdhi edhe i dyti e tha: ‘Zotėri, mnaja jote dha edhe pesė mna.’ 19 ‘Sundo ‑ i tha edhe kėtij ‑ edhe ti mbi pesė qytete!’

20 Atėherė erdhi njė tjetėr e tha: ‘Zotėri, qe mnaja jote! E ruajta tė mbėshtjellė nė rizė. 21 U frikėsova prej teje sepse je njeri i rreptė: merr ēka nuk depozitove, korr ēka nuk mbolle.’

22 Ai iu pėrgjigj: ‘Tė dėnoj pikėrisht prej fjalėve tė tua, shėrbėtor i keq! E dite se jam njeri i rreptė, qė marr ēka nuk depozitova, korr ēka nuk mbolla! 23 Pse nuk e depozitove paranė time nė bankė qė, kur tė kthehesha, ta merrja bashkė me kamatė?’ 24 Atėherė u tha tė pranishmėve: ‘Merrjani mnanė e jepjani atij qė ka dhjetė!’ [25 Ata i thanė: ‘Zotėri, ai i ka dhjetė mna!’] 26 Unė po ju them se atij qė ka, do t’i jepet edhe mė shumė e atij qė s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicė qė ka. 27 Ndėrkaq armiqtė e mi ‑ ata qė nuk mė deshėn pėr mbret ‑ sillni kėtu dhe vritni para syve tė mi!”

Jezusi hyn kremtorisht nė Jerusalem

(Mt 21, 1‑11; Mk 11, 1‑11; Gjn 12, 12‑19)

28 Si i tha kėto, vazhdoi rrugėn pėrpara duke u ngjitur nė Jerusalem.

29 Kur iu afrua Betfages dhe Betanisė, afėr malit qė quhet i Ullinjve, dėrgoi dy nxėnės 30 dhe u tha:

“Shkoni nė fshatin qė ėshtė pėrballė. Sa tė hyni nė tė, do tė gjeni njė gomar tė lidhur, nė shpinė tė tė cilit ende askush nuk ka hipur. Zgjidheni dhe silleni! 31 Nėse ndokush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni?’ thoni kėshtu: ‘Po i duhet Zotėrisė!’“

32 Tė dėrguarit shkuan dhe gjetėn ashtu si u kishte thėnė. 33 Ndėrsa ata po e zgjidhnin gomarin, tė zotėt e gomarit u thanė: ‘Pse po e zgjidhni gomarin?’

34 Ata u gjegjėn:

“Po i duhet Zotėrisė.”

35 Dhe e sollėn te Jezusi dhe, pasi i vunė petkat e veta mbi gomar, i ndihmuan tė hipė edhe Jezusi. 36 Dhe, ndėrsa ai ecte kėshtu pėrpara, njerėzit shtronin udhės petkat e veta.

37 Ishte tashmė afėr teposhtės sė Malit tė Ullinjve, dhe ja, tėrė ajo mori nxėnėsish, filloi plot gėzim e me zė tė lartė tė lėvdojė Hyjin pėr tė gjitha veprat e madhėrueshme qė kishte parė 38 dhe thoshte:

“‘Qoftė bekuar ai qė vjen

‑ mbret ‑ nė emėr tė Zotit!

Nė qiell paqe,

lavdi nė mė tė lartin qiell!’“

39 Atėherė i thanė disa farisenj qė ishin nė popull:

“Mėsues, qortoji nxėnėsit e tu!”

40 Ai iu pėrgjigj:

“Unė po ju them: nėse kėta do tė heshtin, gurėt do tė klithin!”

41 Kur u afrua dhe e pa qytetin, qau mbi tė 42 e tha:

“O po ta kuptoje edhe ti nė kėtė ditė ēka ta sjell ty paqen! Por tashti ėshtė e fshehur pėr sytė e tu! 43 E do tė vijė dita, kur armiqtė e tu do tė tė rrethojnė me llogore, do tė bėjnė rrethim e do tė tė shtrėngojnė nga ēdo anė. 44 Do tė tė pėrplasin pėr tokė ty e fėmijėt e tu nė ty dhe s’do tė lėnė nė ty as gur mbi gur, sepse nuk e bėre pėr gjė kohėn kur Hyji erdhi tė tė ndihmojė.”

Dėbimi i tregtarėve nga Tempulli

(Mt 21, 12‑17; Mk 11, 15‑19; Gjn 2, 13‑22)

45 Kur hyri nė Tempull, zuri t’i dėbojė jashtė shitėsit. 46 U tha:

“Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Shtėpia ime duhet tė jetė shtėpi lutjeje

e ju e bėtė shpellė cubash!’“

47 Ēdo ditė mėsonte nė Tempull.

Kryepriftėrinjtė dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn si ta vritnin, gjithashtu edhe krerėt e popullit 48 por s’i gjetėn assesi mėnyrėn, sepse mbarė populli e dėgjonte i rrėmbyer prej fjalėve tė tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Jezusi dhe Zakeu