Kapitujt

Luka: 21. Dhurata e vejushės

21

1 Jezusi shikoi dhe pa se si tė pasurit po hidhnin dhuratat e veta nė arkėzėn e lėmoshės. 2 Pa edhe njė grua tė vejė, skamnore qė hodhi dy lepta 3 dhe tha:

“Pėr tė vėrtetė, po ju them: kjo vejushė skamnore qiti mė shumė se tė gjithė. 4 Sepse tė gjithė tė tjerėt qitėn ndėr dhurata aq sa u tepron prej pasurisė, kurse ajo qiti prej skamjes sė vet gjithēka pati pėr jetesė.”

Jezusi paralajmėron rrėnimin e Tempullit

(Mt 24, 1‑2; Mk 13, 1‑2)

5 Kur disa po flisnin pėr Tempullin se si ėshtė i stolisur me gurė tė bukur e me dhurata kushtimore, Jezusi tha:

6 “Do tė vijė dita, kur, ndėr tė gjitha kėto qė po shikoni nuk do tė mbetet as gur mbi gur pa u rrėnuar.”

Shenjat dhe salvimet

(Mt 24, 3‑14; Mk 13, 3‑13)

7 E pyetėn:

“Mėsues, kur do tė ndodhė kjo dhe cila do tė jetė shenja se kėto po fillojnė tė ngjajnė?”

8 “Ruajuni ‑ iu pėrgjigj ‑ tė mos ju gėnjejnė! Sepse shumė do tė vijnė nė emrin tim e do t’ju thonė: ‘Unė jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! 9 E kur tė dėgjoni tė flitet pėr luftėra e pėr kryengritje, mos u frikėsoni! Sepse tė gjitha kėto do tė ndodhin mė parė, por as atėherė nuk ėshtė menjėherė mbarimi.”

10 Atėherė u tha:

“Do tė ngrihet njė komb kundėr njė kombi tjetėr, njė mbretėri kundėr njė mbretėrie tjetėr, 11 do tė ndodhin tėrmete tė mėdha, nė vende tė ndryshme uri e murtaja, do tė ngjajnė dukuri tė frikshme dhe shenja tė mėdha nga qielli.

12 Mirėpo, para se tė ndodhin tė gjitha kėto, do tė vėnė dorė nė ju e do t’ju salvojnė; do t’ju dorėzojnė nė sinagoga e nė burgje, do t’ju qesin para mbretėrve e para qeveritarėve pėr shkak tė emrit tim. 13 Kjo do t’ju japė rast tė jepni dėshmi.

14 Mbani mend: s’keni nevojė qė mė parė ta pėrgatitni mbrojtjen tuaj, 15 sepse unė do t’ju jap zotėsinė e fjalės dhe urtinė, tė cilėn s’do tė mund ta kundėrshtojė as t’i bėjė ballė asnjė nga kundėrshtarėt tuaj. 16 Do t’ju padisin madje edhe prindėrit, vėllezėrit, farefisi e miqtė dhe disa prej jush do t’i vrasin.

17 Tė gjithė do t’ju urrejnė pėr shkak tė emrit tim. 18 Porse, as njė fije floku s’do t’ju bjerė prej kresė! 19 Me qendresėn tuaj do ta shpėtoni jetėn tuaj.”

Jezusi paralajmėron rrėnimin e Tempullit

(Mt 24, 15‑21; Mk 13, 14‑19)

20 “Kur tė shihni se ushtria e rrethoi Jerusalemin, dijeni se shkatėrrimi i tij ėshtė afėr! 21 Kush tė gjendet atėherė nė Jude, le tė ikė nė male! Kush tė gjendet nė Jerusalem, le tė dalė prej tij! Kush tė ndodhė nė fushė, tė mos kthehet nė qytet! 22 Sepse ato do tė jenė ditė hakmarrjeje qė tė plotėsohet gjithēka tha Shkrimi i shenjtė. 23 Vaj nė ato ditė pėr gratė shtatzėna e me fėmijė nė gji, sepse do tė jetė mjerim i madh mbi tokė dhe hidhėrim kundėr kėtij populli! 24 Do tė bien tė vrarė nga tehu i shpatės, do t’i ēojnė skllevėr ndėr tė gjithė popujt. Kurse Jerusalemin do ta shkelin paganėt derisa tė zgjasė koha e paganėve.”

Ardhja e Birit tė njeriut

(Mt 24, 29‑31; Mk 13, 24‑27)

25 “Do tė ketė shenja nė diell, nė hėnė e nė yje. Mbi tokė popujt do tė gjenden ngushtė, tė tmerruar prej gjėmės sė detit e prej valėve tė tij. 26 Njerėzve do t’u dalė shpirti prej frikės dhe pritjes ē’do tė ndodhė me botėn, sepse ‘trupat qiellorė do tė lėkunden’ 27 e atėherė ‘do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi tė madhe e me madhėri.

28 Kur tė fillojnė tė ndodhin kėto, drejtohuni dhe ēojeni kokėn lart dhe dijeni se ėshtė afėr ēlirimi juaj!”

Mėsimi i fikut

(Mt 24, 32‑35; Mk 13, 28‑31)

29 Pastaj u tregoi shėmbėlltyrėn:

“Vėreni fikun e tė gjitha pemėt. 30 Kur tė bulėzojnė edhe vetė e dini se vera ėshtė afėr. 31 Kėshtu edhe ju, kur tė shihni se po ndodhin kėto, dijeni se Mbretėria e Hyjit ėshtė afėr. 32 Pėr tė vėrtetė po ju them: nuk do tė kalojė kjo brezni derisa tė ndodhin tė gjitha. 33 Qielli e toka do tė zhduken, e fjalėt e mia nuk do tė bien poshtė.”

Rrini gati

34 “Kini kujdes veten qė zemrat tuaja tė mos kalamenden prej grykėsisė, prej shfrenisė e prej kujdeseve tė jetės qė ajo Ditė tė mos ju vijė papritmas, 35 sepse ajo ditė do tė vijė porsi kurth mbi tė gjithė banorėt e tokės mbarė. 36 Prandaj, rrini zgjuar e lutuni nė ēdo moment qė tė mund t’u shpėtoni tė gjitha kėtyre qė do tė ndodhin e tė mund tė qėndroni para Birit tė njeriut.”

37 Jezusi ditėn mėsonte nė Tempull, atėherė dilte pėr tė kaluar natėn nė malin qė quhet i Ullinjve. 38 Mbarė populli ngrihej herėt nė mėngjes e shkonte tek ai nė Tempull pėr ta dėgjuar.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Dhurata e vejushės