Kapitujt

Luka: 23. Jezusi para Pilatit

23

1 Atėherė u ngritėn tė gjithė sė bashku, e ēuan te Pilati 2 dhe zunė ta padisin:

“Kėtė njeri e zumė duke nxitur tonė nė kryengritje, ndalon t’i jepet Cezarit tatimi e pėr vete thotė se ėshtė Mesia ‑ Mbret.”

3 Pilati e pyeti:

“A je ti mbreti i judenjve?”

Ai iu pėrgjigj:

“Ti po thua!”

4 Pilati u tha atėherė kryepriftėrinjve dhe vegjėlisė:

“Kurrfarė faji s’po gjej nė kėtė njeri.”

5 Por ata ngulnin kėmbė duke thėnė:

“Ky po ēon nė kryengritje duke mėsuar nė mbarė Judenė, qė prejGalilesė, ku ia filloi e deri kėtu.”

Jezusi para Herodit

6 Nė kėto fjalė Pilati pyeti a mos ėshtė ky njeri galileas. 7 Kur e mori vesh se ėshtė nėn pushtetin e Herodit, e dėrgoi te Herodi qė, ndėr ato ditė, gjendej edhe ai nė Jerusalem.

8 Herodi u gėzua fort kur e pa Jezusin. Kaherė kishte pasur dėshirė ta shihte, sepse kishte dėgjuar shumė pėr tė dhe shpresonte se do tė shihte ndonjė mrekulli tė tijėn. 9 I bėri shumė pyetje, porse Jezusi s’iu pėrgjigj fare. 10 Aty ishin edhe krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, tė cilėt e paditnin me kėmbėngulje. 11 Herodi, bashkė me ushtarėt e vet e pėrbuzi Jezusin dhe e vuri nė lojė: e veshi me petk tė bardhė dhe ia ktheu Pilatit. 12 Po atė ditė Herodi e Pilati u bėnė miq: mė parė ishin armiq.

Jezusi i gjykuar pėr vdekje

(Mt 27, 15‑26; Mk 15, 6‑15; Gjn 18, 39‑19, 16)

13 Pilati grishi nė mbledhje krerėt e priftė‑ rinjve, anėtarėt e Kėshillit tė lartė dhe 14 dhe u tha:

“Kėtė njeri e sollėt para meje duke e paditur se po nxit nė kryengritje, dhe, ja, unė e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarė faji, pėr tė cilin ju e paditni. 15 Por, as Herodi, pasi e ktheu prapė tek ne. Ja, pra, ai s’ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen. 16 Prandaj, do ta ndėshkoj e pastaj do ta lėshoj.” [17]

18 Por ata zunė tė bėrtasin njėzėri:

“Kėtė vritie e na liro Barabėn!”

19 Baraba ishte i burgosur pėr shkak tė njė kryengritjeje e pėr vrasje. 20 Pilati foli prapė, sepse dėshironte ta lirojė Jezusin. 21 Por ata bėrtitnin:

“Kryqėzoje! Kryqėzoje!”

22 Ai u tha tė tretėn herė:

“Po ē’tė keqe ka bėrė? Unė nuk gjeta nė tė faj qė meriton vdekjen. Do ta ndėshkoj, pra, dhe do ta lėshoj.”

23 Porse ata me britma tė mėdha e me kėmbėngulje kėrkonin ta kryqėzojė: britmat e tyre bėheshin pėrherė e mė tė mėdha.

24 Atėherė Pilati vendosi tė bėhej ashtu si kėrkonin ata. 25 Ua lėshoi atė qė u burgos pėr kryengritje e vrasje ‑ atė qė kėrkuan ‑ kurse Jezusin ua dorėzoi vullnetit tė tyre.

Kryqėzimi i Jezusit

(Mt 27, 32‑44; Mk 15, 21‑32; Gjn 19, 17‑27)

26 Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit.

27 Pas tij shkonte njė shumicė e madhe njerėzish e disa gra qė e qanin dhe e vajtonin. 28 Jezusi u kthye kah ato dhe tha:

“Bijat e Jerusalemit! Mos mė qani mua, por qani veten e fėmijėt tuaj! 29 Sepse, ja, po vjen koha, kur do tė thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato qė s’lindėn kurrė e qė nuk patėn kujt t’i japin gji!’ 30 Atėherė do tė fillojnė

‘t’u thonė maleve: bini mbi ne!

e kodrave: na mbuloni!’

31 Sepse, nėse veprohet kėshtu me drunė e njomė, ēka do tė ndodhė me tė thatėn?”

32 I sollėn edhe dy tė tjerė ‑ keqbėrės pėr t’i vrarė bashkė me tė.

33 Kur arritėn nė vendin qė quhet ‘Kafkė’, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė djathtė e tjetrin nė tė majtė.

[34 E Jezusi lutej:

“Fali, o Atė, se nuk dinė ē’bėjnė!”]

E ‘pėr t’i ndarė petkat e tij hodhėn short’.

35 Populli rrinte aty e ‘kundronte’. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė e ‘pėrqeshnin’ duke thėnė:

“Tė tjerėt i shpėtoi, le ta shpėtojė vetveten, nėse ėshtė Mesia i Hyjit ‑‘I zgjedhuri’!”

36 Edhe ushtarėt e vinin nė lojė. Iu afruan pėr t’i dhėnė uthull 37 dhe i thanė: “Nėse je ti mbreti i judenjve, shpėto vetveten!”

38 Mbi tė ishte edhe mbishkrimi: “Ky ėshtė mbreti i judenjve.”

39 Njėri nga kriminelėt e kryqėzuar e fyente:

“Po a nuk je ti Mesia?! Shpėto veten edhe ne!”

40 Por ai tjetri e qortoi shokun:

“As ti nuk e druan Hyjin qė po vuan tė njėjtin dėnim si ai? 41 Sa pėr ne kjo ėshtė drejtėsi: po marrim ndėshkimin e merituar pėr veprat tona! Por ky ‑ ky s’bėri asnjė tė keqe!”

42 Dhe tha:

“Tė tė bjerė ndėr mend pėr mua, o Jezus, kur tė arrish nė Mbretėrinė tėnde!”

43 E Jezusi i tha:

“Pėr tė vėrtetė po tė them: sot do tė jesh me mua nė parajsė.”

Vdekja e Jezusit

(Mt 27, 45‑56; Mk 15, 33‑41; Gjn 19, 28‑30)

44 Ishte rreth orės gjashtė e terri e mbėshtolli mbarė tokėn deri nė orėn nėntė. 45 Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda pėrmes.

46 Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha:

“O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!”

Si tha kėto, dha shpirt.

47 Centurioni, kur pa ē’ndodhi, zuri tė lėvdojė Hyjin dhe tha: “Ky njeri ishte me tė vėrtetė i drejtė!”

48 Po edhe tė gjithė njerėzit, qė u grumbulluan pėr tė parė ngjarjen, kur panė se ē’ndodhi, u kthyen duke rrahur kraharorin.

49 Tė gjithė miqtė e tij rrinin larg, po ashtu edhe gratė, qė e kishin pėrcjellė prej Galilesė, dhe po vėrenin.

Varrimi i Jezusit

(Mt 27, 57‑61; Mk 15, 42‑47; Gjn 19, 38‑42)

50 Atėherė erdhi njė njeri qė quhet Jozef. Ky ishte anėtar i Kėshillit [dhe] burrė i mirė dhe i drejtė. Ky nuk e miratoi vendimin as veprimin e tyre. 51 Ishte prej Arimateje, qytet i Judesė, dhe priste Mbretėrinė e Hyjit. 52 Shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit.

53 Pasi e uli prej kryqit, e mbėshtolli nė pėlhurė, e vuri nė varr tė gdhendur nė gur, ku ende askush s’ishte varrosur.

54 Ishte dita e Pėrgatitjes, e po afrohej e shtuna. 55 E pėrcollėn edhe gratė qė erdhėn me Jezusin prej Galilesė; e panė varrin dhe si u vu trupi i Jezusit. 56 Pastaj u kthyen dhe pėrgatitėn erėra tė mira dhe vajėra tė erėndshėm.

Tė ngjallurit e Jezusit

(Mt 28, 1‑10; Mk 16, 1‑8; Gjn 20, 1‑10)

Tė shtunėn mbajtėn pushimin e caktuar [prej Ligjit].

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Jezusi para Pilatit