: 8. Bujaria e Krijuesit e fuqia e Emrit tė tij
81 Mjeshtrit tė korit. Nė mėnyrė kėndimi me Shtrydhės... Psalm. I Davidit.
2 O Zot, Zoti ynė,
sa i mrekullueshėm ėshtė Emri yt mbi mbarė dheun!
Me madhėri e tejkalon edhe qiellin!
3 Prej gojės sė ferishteve e tė foshnjave
lavdinė e bėre gati kundėr armiqve
qė ti bėsh tė heshtin armiq e kryengritės.
4 Kur e sodis qiellin ‑ veprėn e gishtave tė tu,
hėnėn e yjet qė ti i vendose,
5 ēka ėshtė atėherė njeriu qė ta kujtosh,
biri i Adamit qė tė pėrkujdesesh pėr tė?
6 E pra, e bėre pak mė tė vogėl se engjėjt,
e kurorėzove me lavdi e shkėlqim,
7 i dhe pushtet mbi veprat e duarve tė tua.
Gjithēka vure nėn kėmbėt e tija:
8 delet e kafshėt tė gjitha,
pėr mė tepėr edhe egėrsirat e fushės,
9 shpėndėt e ajrit dhe peshqit e detit,
tė gjitha qė pėrshkojnė udhėt e detit!
10 O Zot, Zoti ynė,
sa i mrekullueshėm ėshtė Emri yt mbi mbarė dheun!