: 9. Hyji i pėrul keqbėrėsit e shpėton tė pėrvuajturit
91 Mjeshtrit tė korit. Sipas kėndimit: Vdis pėr djalė... Psalm. I Davidit.
Alef
2 Tė lavdėroj, o Zot, me gjithė zemrėn time,
i shpall tė gjitha mrekullitė e tua.
3 Gėzohem dhe galdoj nė ty,
i kėndoj Emrit tėnd, o i Larti Zot!
Bet
4 Armiqtė e mi u kthyen prapazi,
ranė pėrdhe e sharruan ndėr syte e tu,
5 sepse ti u kujdesove pėr tė drejtėn e ēėshtjen time,
ti ndenje mbi fron, Gjykatės i drejtė!
Gimel
6 Ti i qortove paganėt, e shove tė pabesin,
emrin e tyre e zhduke pėr jetė tė jetės!
7 Armiqtė sharruan ‑ rrėnojė e pėrhershme,
gėrmadha ua bėre qytetet, mbaroi kujtimi i tyre me ta.
He
8 Zoti sundon nė jetė tė jetės,
e vendosi fronin e vet tė gjykojė;
9 Ai vetė me drejtėsi gjykon mbarė botėn,
ua jep popujve dėnimin e drejtė.
Vau
10 Zoti ėshtė strehimi i tė salvuarit,
vend i sigurt pėr ditė tė vėshtira.
11 Le tė shpresojnė nė ty ata qė e njohin Emrin tėnd,
sepse ti si lėshon dore ata qė tė kėrkojnė ty, o Zot.
Zain
12 Kėndoni Zotit qė banon nė Sion,
kumtoni ndėr popuj mrekullitė e tija!
13 Sepse si ndėshkues gjakėsorėsh nė mend i bie pėr ta,
e britmėn e skamnorit nuk e qet nė harresė.
Het
14 Ki mėshirė pėr mua, o Zot,
shihe mjerimin tim ku mė hodhėn armiqtė e mi,
mė shpėto prej derės sė vdekjes
15 pėr ti shpallur tė gjitha lavditė e tua
para dyerve tė qytetit Sion
i gėzuar pėr shėlbimin tėnd.
Tet
16 U plandosėn paganėt nė atė gropė qė vetė hapėn,
kėmba e tyre u zu nė atė lak qė vetė vunė,
17 Zoti e dėftoi veten e ēoi nė vend tė drejtėn,
mėkatari u ngatėrrua nė veprat e duarve tė veta!
Jod
18 Le tė kthehen mėkatarėt nė Nėntokė,
tė gjithė paganėt qė e harrojnė Emrin e Hyjit!
Kaf
19 Sepse skamnori nuk do tė harrohet pėr amshim,
shpresa e varfanjakut nuk do tė mbarojė askurrė.
20 Zgjohu, o Zot, tė mos mbizotėrojė njeriu,
para teje le tė gjykohen paganėt!
21 Mbushi me frikė e tmerr, o Zot,
le ta dinė paganėt se janė vetėm njerėz.