: 10. Lamed

10

1 Pėrse, o Zot, qėndron larg,

pėrse fshihesh nė ditė tė vėshtirė?

2 Me madhėshti i patenzoni po e pėrndjek skamnorin:

le tė zihet krenari nė dhelpėrinė qė sheston!

3 I pabesi mburret me dėshirat e shpirtit tė vet,

lakmuesi shan Hyjin me pėrbuzje.

Nun

4 Me krenarinė e vet mėkatari e pėrbuz Zotin:

“S’kėrkon pėrgjegjėsi! Perėndi nuk ka”!

5 Ja, gjithēka ai mendon!

Dhe prapė, udhėt e tija janė plot suksese,

gjyqet e tua janė tepėr lart pėr tė,

tė gjithė kundėrshtarėt e vet i bėn asgjė.

6 Nė mendjen e vet thotė: “Nuk do tė bie poshtė,

brez pas brezi e keqe s’do tė mė gjejė”!

Fe

7 Goja e tij ėshtė plot shpifje, dredhi e gėnjeshtra,

nėn gjuhėn e tij vuajtje e poshtėrsi!

8 Rri nė pritė ndėr fshatra,

nė fshehtėsi e vret tė pafajshmin.

Sade

9 Me sy e vrojton tė vobektin,

nė pritė porsi luani, i fshehur mirė nė strofull,

pėrgjon pėr ta rrėmbyer tė varfrin:

e rrėmben tė varfrin duke e qitur nė lak.

10 Sulet, struket nė pritė

e dhunės sė tij tė mjerėt i bėhen pre.

11 Tha nė zemėr tė vet: “Hyji harron,

ai nuk shikon, askėnd nuk sheh”!

Kof

12 Ngrihu, o Zot, lartėsoje dorėn tėnde, o Hyj,

mos i qit nė harresė tė mjerėt!

13 Pėrse i patenzoni ta pėrbuzė Hyjin?

Sepse ai tha nė zemrėn e vet: “Nuk do tė ndėshkosh”.

Res

14 E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vėshtirėsinė,

me dorėn tėnde i peshon:

nė ty mbėshtetet i mjeri,

ti ia jep bonjakut sigurinė.

Sin

15 Copėtoje krahun e dhunuesit e tė keqbėrėsit:

kėrkoje fajin e tij derisa ta zhdukėsh prej faqes sė dheut.

16 Zoti ėshtė mbret nė shekuj tė shekujve:

do tė zhduken paganėt prej dheut tė tij.

Tau

17 Vėshtroji, o Zot, dėshirat e tė mjerit,

forcoja zemrėn, ti prirja veshin,

18 pėr t’i dhėnė tė drejtėn bonjakut e tė salvuarit,

qė njeriu ‑ pluhur e dhe ‑ tmerr kujt mė tė mos i shtjerė!

 

Temat

Bibla Online >  > Lamed