Kapitujt

1 e Pjetrit: 5. Pėrgjegjėsit e Grigjės sė Hyjit

5

1 Eprorėve, pra, qė janė tek ju u jap vėrejtje unė, epror edhe vetė bashkė me ta, dėshmitar i mundimeve tė Krishtit dhe pjesėtar i Lavdisė qė do tė zbulohet: 2 ruajeni grigjėn e Hyjit qė ju ėshtė lėnė nė kujdes, mbikėqyreni jo pėrdhuni, por vullnetarisht, si do Hyji; jo pėr hir tė fitesės sė ndytė, por me shpirt gatishmėrie, 3 jo si zotėrues mbi ata qė ju janė besuar, por si shembull i grigjės. 4 E kur tė shfaqet Kryebariu, do tė merrni kurorėn e lavdisė, qė kurrė nuk vyshket.

5 Gjithashtu edhe ju tė rinj, dėgjojini eprorėt. Dhe tė gjithė sė bashku, nė marrėdhėnie me njėri-tjetrin, vishuni me pėrvujtėri, sepse: »Hyji u kundėrshton madhėshtorėve, kurse tė pėrvuajturve u jep hirin«.

6 Pėrkundrazi, pra, nėn tė pushtetshmen dorėn e Hyjit, qė nė kohėn e duhur t’iu lartėsojė. 7 Lėrini nė dorėn e tij tė gjitha kujdeset tuaja, sepse Ai kujdeset pėr ju!

8 Jini tė pėrkormė dhe rrini zgjuar! Armiku juaj, djalli, porsi luan ulėritės, endet kėndej dhe andej duke kėrkuar (kė) tė pėrpijė. 9 Tė fortė nė fe kundėrshtoni duke e ditur se po tė njėjtat vuajtje i pėsojnė vėllezėrit tuaj nė fe tė shpėrndarė nėpėr botė.

10 Hyji, burimi i ēdo hiri, i cili ju grishi nė lumturinė e vet tė amshur nė Jezu Krishtin. Ai, pasi tė vuani pėr pak kohė, do t’iu pėrsosė, do t’iu pėrforcojė, do t’iu japė fuqi dhe do t’iu bėjė tė patrandshėm.

11 Ai sundoftė nė shekuj tė shekujve. Amen!

12 Po ju shkruaj shkurtimisht me ndihmėn e Silvanit, tė cilin e ēmoj vėlla besnik, qė t’iu pėrkujtoj dhe t’iu dėshmoj se ky ėshtė hiri i vėrtetė i Hyjit. Qėndroni nė tė!

13 Ju bėn tė fala Kisha e tė zgjedhurve qė ėshtė nė Babiloni, si edhe im bir, Marku.

14 Pėrshėndetni njėri-tjetrin me puthje vėllazėrore!

Paqja me tė gjithė ju qė jeni nė Krishtin!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Pjetrit > Pėrgjegjėsit e Grigjės sė Hyjit