Kapitujt

Ruti: 3. Boozi fle

3

1 Atėherė Noemia, vjehrra e saj i tha:

“Do tė mundohem tė tė gjej njė vend tė qetė qė tė jesh e lumtur. 2 Boozin e kemi gjė nga gjaku, ai, me shėrbėtoret e tė cilit ke punuar nė ara, sonte do ta hedhė elbin nė lėmė. 3 Ti, pra, lahu, lyhu, vishu mirė dhe shko nė lėmė. Kujdes tė tė mos shohė njeri derisa ta ketė kryer hajen e pijen. 4 Kur tė ketė shkuar pėr tė fjetur, shiko se ku fle. Atėherė afrohu, ēoje leshnikun kah kėmbėt e bjer edhe ti aty. Ai do tė tė tregojė ty se ē’duhet tė bėsh”. 5 Ajo iu pėrgjigj: “Do tė bėj gjithė si po mė urdhėron”.

6 Ruta shkoi nė lėmė dhe bėri gjithēka i kishte urdhėruar e vjehrra.

7 Boozi, pasi hėngri dhe piu e u kėnaq, shkoi tė flinte nė krahun e skajmė tė kapės sė grurit, Ruta u afrua fshehtazi dhe, pasi i hoqi leshnikun e ia zbuloi kėmbėt, ra edhe ajo. 8 Kur ja, diku rreth mesnatės, u zgjua nga tė ftohtėt dhe sheh njė grua ratė te kėmbėt e veta. 9 E pyeti: “Kush je”? Ajo u pėrgjigj: “Jam unė, Ruta, shėrbėtorja jote. Shtrije leshnikun tėnd mbi shėrbėtoren tėnde, sepse ty tė takon e drejta e trashėgimit”.

10 “Qofsh bekuar prej Zotit, bija ime, ‑ iu pėrgjigj ai ‑ sepse vepra jote e fundit ėshtė mė e ndershme se e para, sepse nuk kėrkove tė rinj tė varfėr as tė pasur. 11 Pra, mos ki frikė, sepse gjithēka tė thuash, unė do tė bėj pėr ty. Mbarė populli qė banon brenda mureve tė qytetit tim e di se je grua e ndershme. 12 Jo, s’e mohoj se jam trashėgimtar, por ėshtė njė tjetėr qė tė ka mė afėr. 13 Pusho sonte e, kur tė zbardhė drita, nėse do tė dojė tė tė marrė ai pėr shkak tė sė drejtės sė afrisė, mirė, le tė tė marrė, por nė qoftė se ai nuk do tė dojė, pasha Zotin e gjallė, do tė tė marr unė pa farė ngurrimi. Fli deri nė mėngjes”!

14 Fjeti, pra, te kėmbėt e tija derisa kaloi nata. U ngrit, pra, para se njerėzit mund tė dallonin njėri‑tjetrin, e Boozi i tha: “Kujdes, tė mos e dijė askush se ke ardhur kėtu”. 15 E vazhdoi: “Bjere mantelin qė ke mbi vete, e mbaje mirė me tė dyja duart”. Ajo e shtriu dhe e mbajti e ai i qiti gjashtė masė elb dhe ia vuri nė krah. Ajo me tė nė shpinė hyri nė qytet 16 dhe shkoi tek e vjehrra. Ajo e pyeti: “Ē’bėre, bija ime”? Ajo i tregoi gjithēka i kishte bėrė Boozi 17 e shtoi: “Ja, mė dha edhe gjashtė masė elb e mė tha: ‘S’dua qė tė kthehesh duarzbrazėt te vjehrra jote’”.

18 Noemia i tha: “Mos u shqetėso, bija ime, derisa tė shohim se ē’ pėrfundim do tė ketė puna. Ai s’do tė gjejė pushim derisa sot t’i japė fund ēėshtjes” .

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ruti > Boozi fle