Kapitujt

Dalja: 1. Pėrparimi i hebrenjve nė Egjipt

1

 1 Kėta janė emrat e bijve tė Izraelit, qė, bashkė me Jakobin, hynė nė Egjipt, secili me familjen e vet:

2 Rubeni, Simoni, Levi e Juda,

3 Isahari, Zabuloni e Beniamini,

4 Dani, Neftaliu, Gadi e Aseri.

5 Tė gjithė pasardhėsit e Jakobit ishin sė

bashku shtatėdhjetė frymė.

Jozefi ishte qė mė parė nė Egjipt.

6 Jozefi vdiq. Vdiqėn edhe tė gjithė vėllezėrit e tij dhe mbarė ajo brezni. 7 Bijtė e Izraelit u rritėn, u shtuan, u shumuan, u forcuan pėr sė tepėrmi dhe e mbushėn dheun.

Shtypja e hebrenjve

8 Atėherė u ngrit mbi Egjipt njė mbret i ri, i cili nuk e kishte njohur Jozefin. 9 Ky i tha popullit tė vet: “Ja, populli i Izraelit u shumua fort dhe u bė mė i fuqishėm se ne! 10 Tė marrim, pra, ndaj tij masa tė mjaftueshme pėr tė bėrė qė tė mos shumohet; ndryshe, nė rast lufte kundėr nesh, do tė bashkohet me armiqtė tanė, dhe, pasi tė na mundin, do tė dalin nga vendi”. 11 Prandaj vuri mbi ta kryepunėtorė, qė t’i shtypnin me punė tė rėnda. Ata ndėrtuan pėr faraonin qytetet‑depo: Pitomin dhe Ramsesin. 12 Por, sa mė fort qė i shtypnin, aq mė tepėr rriteshin dhe shtoheshin pėrtej ēdo mase. 13 Egjiptianėt filluan t’i kenė frikė bijtė e Izraelit, kėndej nisėn t’i mundojnė pa mėshirė 14 dhe ua bėnė jetėn e hidhur duke i shtėrnguar tė punojnė punėt e rėnda, siē janė llaēi e punimi i tullave edhe me ēdo vepėr tjetėr skllavėrie me tė cilėn ua bėnin jetėn ngjak.

15 Pastaj mbreti i Egjiptit i thirri mamitė e hebrenjve, prej tė cilave njėra quhej Sefra e tjetra Pua, 16 dhe iu urdhėroi: “Kur t’u shėrbeni grave tė hebrenjve nė kohėn e lindjes, nė qoftė se do tė jetė fėmija mashkull, vriteni, nėse ėshtė femėr, lėreni”! 17 Porse mamitė e druanin Hyjin dhe nuk bėnė si u urdhėroi mbreti i egjiptianėve, por i ruanin nė jetė edhe fėmijėt meshkuj. 18 Mbreti i thirri dhe u tha: “Ēka po bėni kėshtu? Ju po i ruani djemtė!” 19 Ato pėrgjigjėn: “Gratė hebrenje nuk janė porsi gratė egjiptiane. Ato janė tė forta dhe, para se ne tė arrijmė, ato lindin”. 20 Hyji i bekoi mamitė dhe populli u rrit dhe u forcua pėr sė tepėrmi. 21 Dhe, pasi mamitė e patėn frikėn e Hyjit, Hyji ua mbushi shtėpinė me trashėgimtarė.

22 Pėr kėtė arsye faraoni dha urdhėr dhe i tha mbarė popullit tė vet: “Ēka tė lindin mashkuj, hidhni nė lumė, kurse femrat lini gjallė”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Pėrparimi i hebrenjve nė Egjipt