Kapitujt

Ruti: 4. Boozi martohet me Rutėn

4

1 Boozi doli te dera e qytetit dhe qėndroi. Kur e pa se po kalon i afėrmi, pėr tė cilin kishte folur, i tha: “Kthehu njė herė e rri kėtu”, duke e thirrur pėr emėr. Ai u kthye dhe u ul. 2 Boozi atėherė i mori dhjetė njerėz prej pleqve tė qytetit e u tha: “Uluni kėtu”! 3

Kur u ulėn ata, i tha tė afėrmit: “Noemia e shet tokėn e vėllait tonė Elimelekut tani qė ėshtė kthyer prej dheut tė Moabit. 4 Desha qė ta dish e tė ta them ndėr sy tė tė gjithė pleqve tė vendit tim qė janė kėtu ndenjur, nėse do ta trashėgosh nė emėr tė sė drejtės sė trashėgimit, blije dhe e gėzofsh; por nė qoftė se nuk tė pėlqen, ma thuaj edhe kėtė qė tė di se ē’mė duhet tė bėj. Askush nuk ėshtė i afėrm pėrveē teje, qė je i pari, dhe unė qė jam i dyti”. Atėherė ai u pėrgjigj: “Tokėn do ta blej unė”. 5 Boozi i tha: “Nėse e blen tokėn prej dorės sė Noemisė, atėherė duhet ta marrėsh pėr grua edhe Rutėn, moabite, gruan e tė ndjerit, pėr t’ia mbajtur gjallė emrin e tė vdekurit tė afėrm nė trashėgimin e tij”. 6 Por ai u pėrgjigj: “Tėrhiqem nga e drejta e afrisė; s’kam qėllim tė shkatėrroj pronėn e familjes sime. Pėrdore ti tė drejtėn time, qė po e shpall me vullnet se heq dorė.”

7 Nė Izrael ishte qė moti zakon qė, si pėr blerje tė trashėgimit, si pėr shndėrrim, pėr tė dėshmuar se hiqte dorė nga e drejta, njeriu zbathte tė sandalen e vet e ja jepte tė afėrmit. Kjo ishte dėshmi se hiqte dorė.

8 Atėherė i afėrmi i tha Boozit: “Blije ti”! Dhe e hoqi tė sandalen nga kėmba. 9 Atėherė Boozi u tha pleqve dhe mbarė popullit: “Ju jeni dėshmitarė se unė sot mora prej dorės sė Noemisė gjithēka qė kishin Elimeleku, Kelioni e Mahaloni, 10 e marr edhe Rutėn moabite, gruan e Mahalonit, pėr grua qė ta ngjall emrin e tė ndjerit nė trashėgimin e tij, qė emri i tij tė mos fshihet prej vėllezėrve tė tij e prej derės sė qytetit tė tij. Ju, pra, po e pėrsėris, jeni dėshmitarė sot pėr kėtė gjė”. 11 U pėrgjigj mbarė populli qė ishte te dera e qytetit dhe pleqtė: “Jemi dėshmitarė! E bėftė Zoti kėtė grua, qė po hyn nė shtėpinė tėnde, porsi Rakelėn e Lien, tė cilat qė tė dyja ndėrtuan shtėpinė e Izraelit.

U pasurofsh nė Efratė,

u bėfsh i pėrmendur nė Betlehem!

12 Shtėpia jote si shtėpia e Faresit

qė Tamara ia lindi Judės,

nė saje tė trashėgimtarėve

qė Zoti do t’i japė prej kėsaj nuseje”!

13 Kėshtu Boozi e mori Rutėn dhe ajo u bė gruaja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti deshi e ajo ngjizi dhe i lindi njė djalė.

14 Atėherė gratė i thoshin Noemisė: “Qoftė bekuar Zoti qė s’lejoi tė mbetesh pa tė afėrm, i cili pranoi ta pėrjetėsojė familjen tėnde dhe kėshtu t’i pėrmendet emri i tij nė Izrael. 15 Ai do tė ngushėllojė zemrėn tėnde e do tė mbajė pleqėrinė tėnde. Lindi prej resė sate qė tė do shumė dhe ėshtė pėr ty shumė mė e mirė se t’i kishe shtatė djem”.

16 Noemia e mori djalin dhe e vuri nė prehėr dhe ajo u kujdes pėr tė.

17 Tė afėrmet e saj, duke u gėzuar me tė, i thoshin: “Noemisė i leu djalė”! dhe ia ngjitėn emrin Obed. Ėshtė babai i Isait, i babait tė Davidit.

18 Kėta janė brezat e Faresit: Faresit i lindi Esromi, 19 Esromit i lindi Arami, Aramit i lindi Aminadabi, 20 Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salma, 21 Salmės i lindi Boozi, Boozit i lindi Obedi, 22 Obedit i lindi Jeseu, Jeseut i lindi Davidi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ruti > Boozi martohet me Rutėn