Kapitujt

Mikea: 5. E ti, o Betlehem Efratė,

5

E ti, o Betlehem ‑ Efratė,

i vogėl ndėr qytetet princėrore tė Judės,

prej teje do tė mė dalė

ai qė do ta sundojė Izraelin.

Zanafilla e tij prej kohėve tė hershme,

prej ditėve tė amshimit.

2 Prandaj Hyji do t’i dorėzojė

derisa tė lindė

ajo qė ka pėr tė lindur.

Atėherė Teprica e vėllezėrve tė tij

do tė kthehet ndėr bijtė e Izraelit.

3 Ai do tė ngrihet,

do tė udhėheqė me fuqinė e Zotit,

me madhėrinė e emrit tė Zotit

Hyjit tė vet.

Do tė banojnė nė qetėsi,

sepse Ai do tė jetė i madh

skaj mė skaj tė vendit:

e Ai ‑ ai vetė do tė jetė paqja!

Ngadhėnjyesi i ardhshėm i Asyrit

Asyri, nėse do tė hyjė nė tokėn tonė,

nėse do tė shkelė nė shtėpitė tona,

kundėr tij do tė ngrisim ngrejmė shtatė barinj

e tetė krerė tė popullit.

5 Do ta sundojnė me shpatė dheun e Asyrit

e me heshta tokėn e Nemrodit.

Ai do tė na shpėtojė nga Asyri,

kur tė vijė nė vendin tonė,

nėse i shkel kufijtė tanė.

Roli i ardhshėm i Tepricės ndėr kombe

Atėherė do tė jetė Teprica e Jakobit

nė mes tė popujve tė panumėrt

porsi vesa qė vjen prej Zotit,

porsi shiu qė bie mbi bar,

qė asgjė s’pret prej njeriut,

s’shpreson gjė prej bijve tė njerėzve.

7 Atėherė do tė jetė Teprica e Jakobit,

nė mes tė popujve tė panumėrt,

si luani mes kafshėve tė pyllit,

si luanthi mes grigjave tė deleve,

qė, kur bie, shkel e kap,

s’gjendet ai qė mund tė shpėtojė.

Zoti do t’i zhdukė tė gjitha tundimet

Do tė lartėsohet dora jote

pėrmbi armiqtė e tu

e do tė zhduken

tė gjithė kundėrshtarėt e tu.

Ja, se ēfarė do tė ndodhė atė ditė

‑ ėshtė fjala e Zotit ‑

Do t’i heq prej mesit tėnd kuajt e tu,

do t’i shpėrndaj karrocat e tua,

10 do t’i shkatėrroj qytetet e vendit tėnd,

do t’i rrafshoj kalatė e tua!

11 Do t’i heq prej dorės shortitė,

nuk do tė ketė mė nė ty shortarė.

12 Do tė bėj tė zhduken gdhendjet e tua

gurngulurit nga mesi yt:

nuk ke mė pėr tė adhuruar

veprat e duarve tė tua!

Do t’i shkul banirėt e tu

do t’i thėrmoj idhujt e tu.

14 Me zemėrim e me furi

do t’u hakmerrem tė gjitha kombeve

qė nuk dėgjuan!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Mikea > E ti, o Betlehem Efratė,