Kapitujt

Malakia: 1. Dashuria e Zotit ndaj Izraelit

1

1 Profeci.

Fjala e Zotit drejtuar Izraelit nėpėrmjet Malakisė.

Dashuria e Zotit ndaj Izraelit

2 “Ju kam dashur ‑ thotė Zoti, e ju thuajeni: ‘Nė ēka na ke dashur?’ ‑ Pse a nuk ishte Ezau vėllai i Jakobit? ‑ thotė Zoti ‑ e unė e desha Jakobin 3 kurse Ezaun e kam urryer. Bjeshkėt e tij i ktheva nė shkretėtirė e trashėgimin e tij ua dhashė ēakejve tė shkretėtirės. 4 Nėse Edomi thotė: ‘Kemi qenė shpartalluar, por do tė sillemi e do tė rindėrtojmė ēka na ka qenė rrėnuar’, atėherė Zoti i Ushtrive thotė kėshtu: Ata le tė ndėrtojnė e unė do tė shkatėrroj. Ata do tė quhen: ‘Vendi i prapėsisė’ dhe ‘Popull me tė cilin ėshtė hidhėruar Zoti pėr amshim’. 5 Me sytė tuaj do ta shihni dhe do tė thoni: ‘U madhėrua Zoti edhe jashtė kufijve tė Izraelit!’“

Paditje kundėr priftėrinjve

6 “Djali e nderon t’atin e shėrbėtori zotėrinė. Nė qoftė se unė jam babė, ku ėshtė nderi im? Nėse unė jam Zotėria, ku ėshtė frika ime?, ju pyet Zoti i Ushtrive ju, o priftėrinj, qė e pėrbuzni Emrin tim? ‑ Por ju thoni: ‘Me ēka e kemi pėrbuzur Emrin tėnd?’ ‑ 7 Kushtoni mbi lterin tim bukė tė pėrdhosur, e pyetni: ‘Me ēka tė kemi pėrdhosur?’ ‑ Me atė qė thoni: ‘Tryeza e Zotit ėshtė pėr t’u pėrbuzur!’ 8 Kur ju sillni pėr fli bagėti tė verbėra, a s’ėshtė kjo punė e keqe? E kur i sillni tė shqepta e tė sėmura, a nuk ėshtė kjo punė e keqe? Ēoja njė bagėti tė tillė prijėsit tėnd e tė shohim pale a do t’i pėlqejė dhe a do tė tė pranojė mirė ty?’ ‑ thotė Zoti i Ushtrive. 9 E tani lutjuni Hyjit qė tė ketė mėshirė pėr ju! Sepse kėshtu bėni me duart tuaja! A thua do t’ju pranojė mirė?, pyet Zoti i Ushtrive!

10 Oh, sikur tė gjendej dikush qė i mbyll dyert qė tė mos digjet mė kot lteri im! Jo, nuk jam i kėnaqur me ju ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑ njė dhuratė tė tillė s’do ta pranoj prej dorės suaj! 11 Prej ku lind dielli e deri ku perėndon i madhėrueshėm ėshtė Emri im ndėr popuj, e nė ēdo vend i digjet kem dhe i kushtohet fli e pastėr Emrit tim, sepse ėshtė i madhėrishėm Emri im ndėr popuj ‑ thotė Zoti i Ushtrive. 12 Ndėrsa ju e pėrdhosni kur thoni: ‘Tryeza e Zotit ėshtė e pėrdhosur e i pėrbuzshėm ushqimi i saj.’ 13 E shtoni: ‘Mundim i kotė!’, dhe e pėrbuzni ‑ thotė Zoti i Ushtrive. E sillni prej bagėtive tė cubnuara, tė shqepta, tė liga dhe i bini si dhuratė flijimi! Vallė a do ta pranoj prej duarve tuaja?, thotė Zoti. 14 Qoftė mallkuar mashtruesi qė ka nė grigjė mashkull tė cilin e ka kushtuar ta flijojė, e ia flijon Zotit njė tjetėr me tė meta! Sepse unė jam Mbret i madh ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑ dhe Emri im ėshtė i tmerrshėm ndėr kombe!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Malakia > Dashuria e Zotit ndaj Izraelit