Kapitujt

Malakia: 2. Martesa tė pėrziera e shkurorėzim

2

1 “E tani ky urdhėr ėshtė pėr ju, o priftėrinj! 2 Nėse nuk do tė dėgjoni, nėse nuk do tė kujdeseni t’i jepni lavdi Emrit tim ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑ do ta ēoj mallkimin mbi ju e do t’i mallkoj bekimet tuaja! Po, do t’i mallkoj, sepse nuk patėt farė kujdesi!

3 Ja, krahun do t’jua kėpus,

undin do t’jua hedh fytyrės,

undin e kremtimeve tuaja

qė t’ju marrė rrjedha bashkė me tė!

4 Me kėtė do ta kuptoni

se unė jam ai qė jua dhashė kėtė urdhėr

qė tė mos prishet marrėveshja ime me Levin

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

5 Marrėveshja ime me tė

marrėveshje ishte jete e mirėqenie.

Unė ia kisha dhuruar bashkė me frikė

edhe ai mė druajti,

frikė e kishte Emrin tim!

6 Ligji i vėrtetė ishte nė gojėn e tij,

djallėzi s’kishte nė buzėt e tij.

Me mua jetonte nė paqe e nė drejtėsi

shumėkėnd shmangu nga udha e mėkatit.

7 Sepse buzėt e priftit duhet ta ruajnė dijen,

prej gojės sė tij e mėsojnė Ligjin,

sepse ėshtė i dėrguari i Zotit tė Ushtrive.

8 Porse ju rrugėn e latė,

me mėsimin tuaj shkandulluat shumė,

e zhbėtė besėlidhjen e Levit

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

9 Kėndej dhe unė ju bėra

tė pėrbuzshėm e tė pėrulur, nga tė gjithė popujt,

pse s’i mbajtėt rregulloret e mia

e u bėtė tė njėanshėm nė mėsimin e Ligjit.”

Martesa tė pėrziera e shkurorėzim

10 “Pse a s’e kemi tė gjithė vetėm njė Atė? Pse a nuk na krijoi tė gjithėve njė Hyj i vetėm? Pse atėherė secili prej nesh sillemi me dredhi ndaj vėllait tonė duke e prishur besėlidhjen e etėrve tanė? 11 Juda bėri dredhi dhe u bė poshtėrsi nė Izrael e nė Jerusalem, sepse Juda e pėrdhosi gjėnė e shenjtė tė Zotit qė aq e ka pėr zemėr: mori pėr grua bijėn e zotit tė huaj!

12 Ia trettė Zoti farėn njeriut qė e bėn njė gjė tė tillė, bir e nip, nga ēadrat e Jakobit e prej atyre qė i kushtojnė fli Zotit tė Ushtrive.

13 Pastaj edhe kėtė gjė e bėni: e mbuloni me lot lterin e Zotit ‑ me gjėmė e me dėnesje ‑ kėshtu qė unė nuk e shikoj mė flinė tuaj dhe nuk pranoj asgjė prej duarve tuaja qė tė mund tė mė pajtojė! 14 E ju thoni: “Pėrse?” ‑ Sepse Zoti ėshtė dėshmitar ndėrmjet teje e gruas sė rinisė sate, tė cilės ti iu bėre i pabesė: e, pra, kjo ėshtė bashkėshortja jote dhe gruaja e besėlidhjes sate! 15 Pse a nuk e bėri njė qenie tė vetme qė ka mish e frymė tė jetės? E ēfarė kėrkon tjetėr kjo njėsi nėse jo pasardhės tė dhuruar prej Hyjit? Ruajeni, pra shpirtin tuaj e gruas sė rinisė sate ruaj se i bėhesh i pabesė! 16 Nėse ndokush e ndan pse e urren ‑ thotė Zoti, Hyji i Izraelit ‑ fajėsia ia mbulon petkun ‑ thotė Zoti i Ushtrive. Ruajeni jetėn tuaj e mos jini tė pabesė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Malakia > Martesa tė pėrziera e shkurorėzim