Kapitujt

Malakia: 3. Dita e Zotit

3

1 “Ja, unė dua ta dėrgoj tė dėrguarin tim. Ai do ta bėjė gati udhėn para meje. Dhe papritmas do tė vijė nė Shenjtėroren e vet Zotėruesi, qė ju e kėrkoni, dhe Engjėlli i Besėlidhjes, qė ju e dėshironi. Ja, ai po vjen!, ‑ thotė Zoti i Ushtrive.2 Kush do t’i qėndrojė Ditės sė ardhjes sė tij? Kush do tė mund t’i bėjė ballė kur Ai tė dėftohet?! Ai ėshtė zjarr qė shkrin, fi qė lan!
3 Do tė ulet pėr tė shkrirė e pėr tė pastruar argjendin. Do t’i pastrojė bijtė e Levit dhe do t’i kullojė porsi arin e argjendin qė tė mund t’ia kushtojnė Zotit nė drejtėsi flitė.

4 Atėherė do t’i pėlqejė Zotit flia e Judės dhe e Jerusalemit si nė ditėt e dikurshme, si nė vitet e para.

5 Do t’ju afrohem nė gjyq e do tė jem dėshmitar i gatshėm kundėr magjistarėve, kurorėshkelėsve, beshtrembėrve dhe kundėr atyre qė ndrydhin mėditėsin, vejushat e jetimėt, kundėr atyre qė ua hanė tė drejtat shtegtarėve e qė nuk mė druajnė mua ‑ thotė Zoti i Ushtrive.”

Tė dhjetat e Tempullit

6 “Unė jam Zoti, unė nuk ndėrrohem,

kurse ju, bijtė e Jakobit, s’dini t’i jepni fund!

7 Qė prej kohėve tė etėrve tuaj

iu larguat urdhėrimeve tė mia,

dhe nuk i mbajtėt!

Kthehuni tek unė

e unė do tė kthehem kah ju

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

Ju thoni: “E si tė kthehemi?”

8 Pse, njeriu mund ta gėnjejė Hyjin?

E ju, pra, mė bėtė dredhi!

Ju thoni: “Si tė bėmė dredhi?”

‑ Nė tė dhjeta e nė fryte tė para!

9 Tė mallkuar jeni me mallkim

sepse mė bėni braci

mbarė kombi pa dallim.

10 Silleni mbarė tė dhjetėn nė drithnik

qė tė ketė ushqime nė Shtėpinė time;

atėherė, nė daēi, mė vini nė provė nė kėtė

‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑

pale a do t’jua ēel ujėvarat e qiellit

e a do t’jua zbraz bekimin me mbushulli!

11 Do ta kėrcėnoj nė tė mirėn tuaj karkalecin

e s’do ta dėmtojė frytin e tokės,

e hardhia s’do t’ju jetė e pafrytshme nė vresht

‑ thotė Zoti i Ushtrive.

12 Mbarė popujt do t’ju shpallin tė lumtur,

sepse do tė jeni vend i kėnaqjeve

‑ thotė Zoti i Ushtrive.”

Ngadhėnjimi i tė drejtėve Ditėn e Zotit

13 “Tė rėnda janė fjalėt tuaja kundėr meje, thotė Zoti.

14 Ju thoni: ‘Po ēfarė kemi thėnė ne kundėr teje’ ‑ Ju thoni: ‘Ėshtė punė e kotė t’i shėrbehet Hyjit dhe ēfarė fitojmė ne pse i mbajtėm urdhėrimet e tij e kemi ecur tė trishtuar para Zotit tė Ushtrive? 15 Qe tani tė lumtur do t’i quajmė krenarėt; pėr sė mbari po u shkon gjithēka atyre qė bėjnė keq; ata e vėnė Zotin nė provė e gjė s’i gjen.’ 16 Atėherė folėn me njėri-tjetrin tė devotshmit e Zotit. Zotynė ua vuri veshin e i dėgjoi: u shkrua njė libėr pėrkujtimor para tij nė tė mirėn e atyre qė e druajnė Zotin e qė e nderojnė Emrin e tij.

17 Ata do tė bėhen ditėn qė unė po e bėj gati ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑ prona ime. Unė do t’i pėrdėllej siē e fal njeriu djalin e vet qė i shėrben. 18 Atėherė do ta shihni ndryshimin ndėrmjet tė drejtit e tė patenzonit, ndėrmjet atij qė i shėrben Zotit e atij qė nuk i shėrben.

19 Dhe, ja, po vjen dita e ndezur flakė porsi furra! Tė gjithė krenarėt dhe ata qė bėjnė prapėsi do tė jenė kashtė. Do t’i djegė Dita qė po vjen ‑ thotė Zoti i Ushtrive ‑ e s’do t’u lėrė as rrėnjė as gem! 20 Kurse pėr ju qė e keni frikėn e Emrit tim do t’ju lindė dielli i drejtėsisė me rreze shėndetsjellėse e do tė dilni e do tė kėrceni porsi viēat nė kullosė! 21 Do tė shkelni pėrmbi mėkatarė, sepse do tė jenė pluhur pėr kėmbėt tuaja atė ditė qė po e bėj gati ‑ thotė Zoti i Ushtrive.”

Shtojcat

22 “Kujtojeni Ligjin e Moisiut,

shėrbėtorit” tim,

tė cilit i dhashė pėr mbarė Izraelin

nė Horeb urdhėrimet edhe ligjet.

23 Dhe ja, unė do t’ju dėrgoj

profetin Eli

para se tė vijė Dita e Zotit

e madhe edhe e tmerrshme.

24 Ai do ta kthejė zemrėn e etėrve kah tė bijtė

e zemrat e bijve kah etėrit e tyre,

qė kur tė vij, tė mos e godas

vendin me mallkim!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Malakia > Dita e Zotit