Kapitujt

Marku: 4. Shėmbėlltyra e mbjellėsit

4

1 Jezusi filloi prapė tė mėsojė nė breg tė detit. Turmė e madhe u mblodh rreth tij. Prandaj hyri nė barkė nė det dhe u ul, kurse populli qėndronte nė breg tė detit. 2 I mėsonte shumė gjėra nė shėmbėlltyra. Nė mėsimin e vet u thoshte:

3 “Dėgjoni! Doli mbjellėsi pėr tė mbjellė. 4 Ndėrsa po hidhte farėn, disa kokrra ranė pėrbri udhės, erdhėn zogjtė dhe i hėngrėn. 5 Disa tė tjera ranė nė zallinė, ku nuk kishte mjaft dhe. Ato mbinė me tė shpejtė, sepse toka nuk ishte e thellė. 6 Por, kur doli dielli, u dogjėn, e, pse nuk kishin rrėnjė, u thanė. 7 Disa tė tjera ranė nė ferra. Ferrat u rritėn, ua morėn frymėn e nuk dhanė fryt. 8 Disa tė tjera ranė nė tokė tė mirė, mbinė, u rritėn e dhanė fryt: njėra tridhjetėfish, tjetra gjashtėdhjetėfish e tjetra njėqindfish.”

9 Dhe shtoi:

“Kush i ka veshėt pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”

Qėllimi i shėmbėlltyrave

(Mt 13, 10‑17; Lk 8, 9‑10)

10 Kur mbeti vetėm, ata qė e pėrcillnin bashkė me tė Dymbėdhjetėt, e pyetėn pėr kuptimin e shėmbėlltyrave. 11 Ai u tha:

“Ju e morėt dhuratė misterin e Mbretėrisė sė Hyjit, kurse atyre qė janė pėrjashta u mbėrrin pėrgjithėsisht nė shėmbėlltyra, 12 qė

‘edhe pse shikojnė me kujdes ‑ megjithatė

nuk shohin,

edhe pse dėgjojnė me kujdes ‑ megjithatė nuk

kuptojnė,

pėrndryshe do tė ktheheshin

e do tė gjenin falje.’“

Shtjellimi i shėmbėlltyrės sė mbjellėsit

(Mt 13, 18‑23; Lk 8, 11‑15)

13 Dhe vazhdoi:

“Po a nuk e morėt vesh kėtė shėmbėlltyrė? Po, atėherė, si do t’i merrni vesh tė gjitha shėmbėlltyrat e tjera?

14 Mbjellėsi mbjell Fjalėn. 15 Ata ‘pėrbri udhės’, ku mbillet fjala, janė ata qė, posa e dėgjojnė Fjalėn, vjen aty pėr aty djalli dhe ua rrėmben Fjalėn qė mbillet nė ta. 16 Po ashtu ata qė e marrin farėn nė ‘zallinė’, janė ata qė, kur e dėgjojnė Fjalėn, e pranojnė aty pėr aty me gėzim, 17 porse nuk kanė nė vetvete rrėnjė ‑ janė tė luhatshėm. Por, po erdhi njė e vėshtirė ose njė salvim pėr shkak tė Fjalės, e bjerrin besimin nė Fjalėn. 18 Tė tjerėt qė e morėn Fjalėn nė ‘ferra’, 19 janė ata qė e dėgjuan Fjalėn, por kujdeset e kėsaj jete, lakmia e pasurisė dhe epshet ia zėnė frymėn Fjalės, dhe ajo mbetet pa fryt. 20 E ka nga ata qė e marrin farėn nė ‘tokė tė mirė’. Kėta e dėgjojnė Fjalėn, e pranojnė dhe japin fryt: njėri tridhjetėfish, tjetri gjashtėdhjetėfish e tjetri njėqindfish.”

Shėmbėlltyra e dritėzės dhe e masės

(Lk 8, 16‑18)

21 Pastaj u tha:

“A thua bihet llamba pėr t’u vėnė nėn enė ose nėn tryezė? E jo pėr ta vėnė nė dritėmbajtės? 22 Sepse asgjė s’ėshtė e fshehtė, veēse pėr t’u zbuluar, asgjė nė fshehtėsi, veēse pėr tė dalė nė dritė. 23 Kush i ka veshėt pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!”

24 Edhe u tha:

“Mbani mend ēka dėgjoni! Me atė masė qė tė matni, me atė do t’ju matet! Madje edhe do t’ju shtohet! 25 Sepse, atij qė ka, do t’i jepet mė, e atij qė s’ka, do t’i merret edhe ēka ka.”

Shėmbėlltyra e farės qė rritet vetvetiu

26 Dhe vazhdoi:

“Mbretėria e Hyjit ėshtė porsi kur njeriu e hedh farėn nė dhe. 27 Si tė flejė si tė rrijė zgjuar natė e ditė, fara mbin, rritet ‑ pa ditur ai se si. 28 Toka vetvetiu qet bimėn; mė parė kėrcyllin, pastaj kallirin e nė fund kallirin plot kokrra. 29 E posa fryti piqet, i vė draprin, sepse ėshtė koha e korrjes.”

Shėmbėlltyra e farės sė sinapit

(Mt 13, 31‑32; Lk 13, 18‑19)

30 Dhe thoshte:

“Me ēka ta krahasojmė Mbretėrinė e Hyjit? Ose me ēfarė krahasimi ta paraqesim? 31 Ajo i pėrngjet kokrrės sė sinapit qė ėshtė mė e vogla ndėr farėra kur hidhet nė dhe; 32 por, kur mbillet, rritet e bėhet mė e madhe se tė gjitha perimet; lėshon degė tė mėdha, aq sa zogjtė e malit banojnė nėn hijen e saj.”

Pėrdorimi i shėmbėlltyrave

(Mt 13, 34‑35)

33 Me shumė shėmbėlltyra si kėto ua shpallte Fjalėn, ashtu si ishin tė zotėt ta kuptojnė; 34 por pa shėmbėlltyra atyre nuk u fliste asgjė, kurse nxėnėsve ua shtjellonte veēmas tė gjitha.

Fashitja e detit

(Mt 8, 23‑27; Lk 8, 22‑25)

35 Po atė ditė, kur u err, u tha nxėnėsve:

“Tė kalojmė matanė!”

36 Ata e nisėn popullin, kurse Jezusin e morėn ashtu siē ishte nė lundėr. E pėrcillnin edhe lundra tė tjera. 37 Ndėrkaq, u ēua njė stuhi e madhe. Valėt e detit u tėrbuan aq sa hidheshin brenda e gati e mbushėn me ujė. 38 Jezusi nė pope flinte nė nėnkresė. E zgjuan dhe i thanė:

“Mėsues! A nuk shqetėsohesh qė po mbytemi?”

39 Ai u zgjua i urdhėroi erės dhe i tha detit:

“Qetėsohu! Shuaj!”

Era pushoi e u bė fashė e madhe.

40 Atėherė u tha:

“Pse jeni frikacakė? Po a ende nuk besoni?”

41 Ata i kapi frikė e madhe dhe i thoshin njėri‑tjetrit:

“Vallė, kush ėshtė ky tė cilit po i nėnshtrohen era dhe deti?”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Shėmbėlltyra e mbjellėsit