Kapitujt

Marku: 14. Komploti kundėr Jezusit

14

1 Pas dy ditėsh do tė ishin Pashkėt dhe Pabrumet. Krypriftėrinjtė dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn si ta zėnė me dredhi Jezusin e ta vrasin. 2 Sepse thoshin: “Jo nė Festė, assesi, qė tė mos bėhet kryengritje nė popull.”

Lyerja nė Betani

(Mt 26, 6‑13; Gjn 12, 1‑8)

3 Jezusi ishte nė Betani, nė shtėpinė e Simonit tė Gėrbulur. Ndėrsa ishte ulur tė hajė bukė, hyri njė grua me enė alabastri me erėra tė mira nardi tė pastėr e tė shtrenjtė. E theu enėn prej alabastri dhe ia zbrazi Jezusit mbi kokė. 4 Pėr kėtė punė disa u hidhėruan dhe i thoshin njėri‑tjetrit: “Pse tė derdhet ky parfum? 5 Parfumi mundi tė shitej mė shumė se treqind denarė e t’u jepeshin skamnorėve.” Dhe e prozhmonin atė grua.

6 “Lėreni! Pse po e trazoni ‑ u tha Jezusi. ‑ Ajo kreu njė vepėr tė mirė kundrejt meje. 7 Sepse, skamnorėt do t’i keni gjithmonė me vete dhe do tė mund t’u bėni mirė kur tė doni, pėrkundrazi mua nuk do tė mė keni gjithherė. 8 Ajo bėri ēka mundi: qė mė parė ma leu trupin tim pėr varrim. 9 Pėrnjėmend po ju them: kudo qė ‑ nė botėn mbarė ‑ do tė predikohet Ungjilli, do tė tregohet edhe ēka bėri kjo ‑ nė pėrkujtimin e saj.”

Juda bėn ujdi ta tradhtojė Jezusin

(Mt 26, 14‑16; Lk 22, 3‑6)

10 Judė Iskarioti, njėri prej tė Dymbėdhjetėve, shkoi te kryepriftėrinjtė qė t’ua dorėzojė Jezusin.

11 Kur ata dėgjuan, u gėzuan dhe i premtuan se do t’i japin tė holla. Juda kėrkonte rastin e volitshėm pėr ta tradhtuar.

Darka e Pashkėve me nxėnėsit

(Mt 26, 17‑25; Lk 22, 7‑14; 21‑23; Gjn 13, 21‑30)

12 Ditėn e parė tė Pabrumeve, kur flijohej qengji i Pashkėve, nxėnėsit e tij i thanė:

“Ku dėshiron tė shkojmė e ta pėrgatisim darkėn e Pashkėve?”

13 Jezusi i dėrgoi dy prej nxėnėsve tė vet dhe u tha:

“Shkoni nė qytet e atje do t’ju takojė njė njeri qė mbart njė katrovė uji: shkoni pas tij. 14 Ku tė hyjė ai, thuajini tė zotit tė shtėpisė: ‘Mėsuesi thotė: ku ėshtė salloni im, ku do tė mund tė ha Pashkė me nxėnėsit e mi?’ 15 Ai do t’ju tregojė nė katin e sipėrm njė sallon tė madh, tė shtruar e tė pėrgatitur. Aty na pėrgatitni darkėn.”

16 Nxėnėsit u nisėn, arritėn nė qytet dhe gjetėn gjithēka ashtu si u kishte thėnė dhe e pėrgatitėn darkėn e Pashkėve.

17 Kur u bė natė, Jezusi erdhi me tė Dymbėdhjetėt.

18 Ndėrsa ishin nė tryezė dhe po hanin, Jezusi u tha:

“Pėr tė vėrtetė po ju them: njėri prej jush do tė mė tradhtojė: ‘njėri qė po ha me mua. ’“

19 Nxėnėsit u trishtuan e filluan ta pyesin njėri pas tjetrit:

“A mos jam unė?”

20 Jezusi iu pėrgjigj:

“Njėri prej tė Dymbėdhjetėve! Njė qė po ngjyen me mua nė pjatė. 21 Njėmend, Biri i njeriut po shkon, siē u shkrua pėr tė, por i mjeri ai qė po e tradhton Birin e Njeriut! Mė mirė do tė kishte qenė pėr tė qė as tė mos kishte lindur fare!”

Themelimi i Eukaristisė

(Mt 26, 26‑30; Lk 22, 15‑20; 1 Kor 11, 23‑25)

22 Ndėrsa po hanin darkė, Jezusi mori bukėn e bekoi Hyjin, e theu, ua dha e tha:

“Merrni, ky ėshtė trupi im!”

23 Pastaj mori gotėn, u falėnderua e ua dha. Tė gjithė pinė prej saj. 24 U tha:

“Ky ėshtė gjaku im, gjaku i Besėlidhjes, qė derdhet pėr tė gjithė. 25 Pėr tė vėrtetė, po ju them: nuk do tė pi mė prej frytit tė hardhisė deri atė ditė, kur do ta pi tė ri nė Mbretėrinė e Hyjit.”

26 Pasi kėnduan himnin, u nisėn drejt Malit tė Ullinjve.

Parakallėzimi i mohimit tė Pjetrit

(Mt 26, 31‑35; Lk 22, 31‑34; Gjn 13, 36‑38)

27 Jezusi u tha:

“Tė gjithė ju do tė shkandulloheni nė mua, sepse Shkrimi i shenjtė thotė:

‘Do t’i bie bariut

e delet do tė shpėrndahen.’

28 Por, pasi tė ngjallem do t’ju dal para nė Galile.”

29 Atėherė Pjetri i tha:

“Nė qoftė se tė gjithė do tė shkandullohen, unė jo, assesi!”

30 Jezusi iu pėrgjigj Pjetrit:

“Pėr tė vėrtetė, po tė them: sot, pikėrisht sonte, para se tė kėndojė gjeli dy herė, tri herė do tė mė bish mohit.”

31 Pjetri ngulte kėmbė edhe mė tepėr nė fjalėn e vet:

“Edhe nėse do tė mė duhet tė vdes bashkė me ty, unė nuk do tė tė mohoj!”

Po ashtu thoshin edhe tė gjithė tė tjerėt.

Lutja nė Gjetseman

(Mt 26, 36‑46; Lk 22, 39‑46)

32 Dhe arritėn nė vendin qė quhej Gjetseman. Atėherė Jezusi u tha nxėnėsve tė vet:

“Rrini kėtu derisa tė lutem.”

33 Mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe filloi ta kapė frika dhe ta ndiejė veten ngushtė, 34 e u tha:

“Shpirti im ėshtė i trishtuar pėr vdekje. Mos u largoni e rrini zgjuar!”

35 U largua pak, ra pėrmbys pėr dhe e lutej qė, nėse ishte e mundur, t’i rrijė larg ai ēast.

36 E thoshte:

“Abba! Atė, ti mundesh gjithēka! Largoje prej meje kėtė gotė, por jo ēka dua unė, por ēka do ti!”

37 U kthye, i gjeti fjetur dhe i tha Pjetrit: “Simon, a po fle? Po a nuk qe i zoti tė rrish zgjuar pėr njė orė tė vetme? 38 Rrini zgjuar dhe lutuni tė mos bini nė tundim. Shpirti ėshtė i gatshėm, por trupi ėshtė i ligshtė.”

39 Pėrsėri u largua dhe u lut duke thėnė tė njėjtat fjalė. 40 Kur u kthye prapė i gjeti fjetur, sepse sytė u ishin rėnduar. Nuk dinin as ē’t’i pėrgjigjeshin. 41 Erdhi tė tretėn herė dhe u tha:

“Ende po flini e po pushoni? Mjaft mė! Erdhi ora! Ja, Biri i njeriut po lėshohet nė duar tė mėkatarėve. 42 Ēohuni tė shkojmė! Ja, po afrohet ai qė po mė tradhton!”

Tradhtimi dhe arrestimi i Jezusit

(Mt 26, 47‑56; Lk 22, 47‑53; Gjn 18, 3‑12)

43 Ndėrkohė qė ai ende po fliste, ia behu Juda, njėri prej tė Dymbėdhjetėve e bashkė me tė njė shumicė e madhe njerėzish me shpata e me shkopinj, tė dėrguar prej kryepriftėrinjve, prej skribėve e prej pleqve. 44 Tradhtari i tij u kishte dhėnė kėtė shenjė: “Ai qė do tė puth unė, ai ėshtė. Atė kapni e merreni me vete me kujdes tė madh!” 45 Si arriti, menjėherė iu afrua Jezusit, i tha: “Rabbi!” dhe e puthi. 46 Ata vunė dorė nė tė dhe e kapėn. 47 Njėri prej tė pranishmėve nxori shpatėn, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia shkurtoi veshin.

48 Jezusi mori fjalėn dhe u tha:

“Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj tė mė kapni sikurse unė tė isha cub! 49 E, pra, pėrditė isha me ju nė Tempull duke mėsuar e nuk mė kapėt... Ani, le tė shkojė nė vend Shkrimi i shenjtė!”

50 Atėherė tė gjithė nxėnėsit e lanė dhe ikėn.

Djaloshi i ri qė ikėn

51 E njė djalosh, i mbėshtjellė trupit vetėm me ēarēaf, po shkonte pas Jezusit. Ata e kapėn. 52 Ky lėshoi ēarēafin e iku lakuriq.

Jezusi para kėshillit tė lartė ‑ Sinedrit

(Mt 26, 57‑68; Lk 22, 54‑55; 63‑71; Gjn 18, 13‑14, 19‑24)

53 Ata e ēuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhėn tė gjithė kryepriftėrinjtė, pleqtė dhe skribėt.

54 Pjetri e pėrcjell prej sė largu deri nė oborr tė kryepriftit. Po rrinte aty bashkė me shėrbėtorė dhe po nxehej pranė zjarrit.

55 Krerėt e priftėrinjve dhe mbarė Kėshilli i lartė kėrkonin ndonjė dėshmi kundėr Jezusit pėr ta vrarė, po nuk e gjenin. 56 Njėmend shumė vetė dėshmuan rrejshėm kundėr tij, porse dėshmitė nuk ishin nė pėrkim. 57 Disa u ēuan e dėshmuan rrejshėm kundėr tij e thanė:

58 “Ne e kemi dėgjuar duke thėnė: ‘Unė do ta rrėnoj kėtė Tempull tė punuar me dorė njeriu dhe pėr tri ditė do ta ndėrtoj njė tjetėr qė s’do tė jetė i punuar me dorė. ’“

59 Por dėshmia e tyre as nė kėtė pikė nuk ishte nė pėrkim.

60 Atėherė u ngrit kryeprifti nė mes tė Kėshillit dhe e pyeti Jezusin me kėto fjalė:

“Pse nuk po pėrgjigjesh asgjė? Ēka po dėshmojnė kėta njerėz kundėr teje?”

61 Jezusi heshte. Nuk u pėrgjigj asgjė. Kryeprifti prapė e pyeti e i tha:

“A je ti Mesia, Biri i Hyjit tė Bekuar?”

62 Jezusi iu pėrgjigj:

“Unė jam! Po edhe ju ‘do ta shihni Birin e njeriut duke ndenjur nė anėn e djathtė tė Hyjit tė gjithėpushtetshėm, dhe duke ardhur me re tė qiellit. ’“

63 Atėherė kryeprifti i shqeu petkat e veta dhe tha:

“Ē’na duhen mė dėshmitarėt? 64 Ju vetė e dėgjuat blasfeminė. Ē’ju thotė mendja?”

Tė gjithė gjykuan se meritonte tė vritej.

65 Atėherė disa filluan ta pėshtyjnė, t’ia mbulojnė fytyrėn e ta rrahin me grushta e t’i thonė: “Profetizo!” E shėrbėtorėt i binin shuplaka.

Pjetri i bie mohit Jezusit

(Mt 26, 69‑75; Lk 22, 56‑62; Gjn 18, 15‑18, 25‑27)

66 Ndėrsa Pjetri ishte poshtė nė oborr, erdhi njė shėrbėtore e kryepriftit 67, dhe kur e pa Pjetrin duke u ngrohur, ia lėshoi mirė sytė dhe i tha:

“Edhe ti ishe me kėtė Nazarenas, me Jezusin.”

68 Ai e mohoi me kėto fjalė:

“As s’di as s’po marr vesh se ēka po flet.”

Pastaj u ēua e doli nė treme (edhe gjeli kėndoi. ) 69 Shėrbėtorja, kur pa filloi t’u flasė tė pranishmėve: “Ky ėshtė njė prej tyre!” 70 Pjetri prapė mohoi. Pak mė vonė edhe ata qė ishin aty i thanė Pjetrit:

“Me tė vėrtetė, ti je njė prej tyre! Se edhe ti galileas je!”

71 Atėherė ai ia filloi tė lėshojė be e rrufe:

“Unė nuk e njoh atė njeri pėr tė cilin po flisni.”

72 Menjėherė gjeli kėndoi pėr sė dyti e Pjetrit iu kujtua fjala qė Jezusi ia tha: “Para se gjeli tė kėndojė dy herė, tri herė do tė mė mohosh.” Dhe shpėrtheu nė vaj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Komploti kundėr Jezusit