Kapitujt

Marku: 5. Shėrimi i tė djallosurit nga Geraza

5

1 Arritėn matanė detit nė krahinėn e gerazenėve.

2 Posa Jezusi doli prej lundrės (menjėherė) nga varrezat i doli pėrpara njė njeri qė kishte djallin nė trup. 3 Ky banonte nė varreza. Askush nuk mundte mė as ta lidhė nė hekura. 4 Shpesh e kishin lidhur nė pranga e zinxhirė, por ai i copėtonte prangat e i kėpuste zinxhirėt. Askush s’ishte mė i zoti ta zotėrojė. 5 Gjithė natėn e ditėn nėpėr varre e nėpėr male bėrtiste e rrahte veten me gurė.

6 Kur prej sė largu e pa Jezusin, u lėshua me vrap, ra para tij pėrmbys pėr dhe, 7 e atėherė, me sa zė pati, bėrtiti:

“Ēka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet tė Lartė? Po tė pėrbej nė Hyjin mos mė mundo!”

8 Sepse Jezusi i kishte thėnė: “Shpirti i ndytė, dil prej kėtij njeriu!”

9 Atėherė Jezusi e pyeti:

“Si quhesh?”

“Quhem Legjion ‑ u pėrgjigj ai ‑ sepse jemi shumė.”

10 Ai i lutej shumė Jezusit qė tė mos i dėbonte prej asaj krahine.

11 Tashti, aty nė rrėzė tė malit po kulloste njė tufė e madhe thish. 12 Shpirtrat e ndytė e pėrbenin:

“Na dėrgo ndėr thi tė hyjmė nė ta.”

13 Ai i lejoi. Shpirtrat e ndytė, pasi dolėn, hynė nė thi dhe tufa, afėrsisht dy mijė copė ‑ u lėshuan me turr nga gremina, kėrceu nė det dhe u mbyt.

14 Barinjtė ndėrkaq ikėn dhe e pėrhapėn lajmin nėpėr qytet e fshatra. Njerėzit shkuan tė shohin ē’kishte ndodhur.      15 Erdhėn te Jezusi dhe, kur e panė tė djallosurin, qė kishte pasur nė trup njė legjion tė tėrė, ndenjur, tė veshur dhe shėndosh nė mend, i kapi frika. 16 Ata qė kishin parė me sytė e vet u treguan si ndodhi puna me tė djallosurin dhe me thitė. 17 Atėherė ata filluan t’i luten Jezusit tė largohet prej krahinės sė tyre.

18 Kur Jezusi hyri nė barkė, ai qė kishte qenė i djallosur zuri t’i lutej ta merrte me vete. 19 Jezusi nuk e lejoi, por i tha:

“Shko nė shtėpinė tėnde te familja jote e tregoju ē’nder tė bėri Zoti dhe si pati mėshirė pėr ty.”

20 Ai shkoi dhe filloi tė tregojė nėpėr Dekapolis gjithēka Jezusi bėri pėr tė. Gjithkush mrekullohej.

Vajza e Jairit dhe gruaja qė i preku Jezusit petkun

(Mt 9, 18‑26; Lk 8, 40‑56)

21 Kur Jezusi pėrsėri kaloi me barkė nė anėn tjetėr, ngarendi tek ai turmė e madhe populli. Ai zuri vend nė breg tė detit. 22 Erdhi njė nga kryetarėt e sinagogės, qė quhej Jair, e, kur e pa, ra nė gjunjė para tij 23 dhe i lutej shumė: “E kam vajzėn nė fill tė vdekjes! Eja, vėri duart mbi tė qė tė shėrohet e tė jetojė!” 24 Jezusi shkoi me tė.

I shkonte pas njė turmė e madhe dhe furej rreth tij nga ēdo anė.

25 Njė grua ishte e sėmurė qė prej dymbėdhjetė vjetėsh nga derdhja e gjakut. 26 Hoqi shumė keq ndėr mjekė tė ndryshėm e shpenzoi gjithēka pati pa farė dobie ‑ por, ishte edhe mė keq. 27 Ajo kishte dėgjuar pėr Jezusin, hyri nė turmė e, pas shpinės, ia preku petkun Jezusit. 28 I thoshte mendja: “Nėse ia prek vetėm petkat, do tė shėrohem.”       29 Aty pėr aty iu ndal gjaku e nė trupin e vet ndjeu se u shėrua nga sėmundja.

30 Jezusi pėrnjėherė e ndjeu nė vete fuqinė qė shpėrtheu prej tij, u soll nė mes tė turmės e tha:

“Kush m’i preku petkat?”

31 Nxėnėsit e tij iu pėrgjigjėn:

“Po a s’e sheh popullin si tė furet nė katėr anėt e thua: ‘Kush mė preku’“

32 Ai shikoi pėrreth pėr tė parė atė qė e kishte prekur.

33 Gruaja, plot frikė e tmerr, sepse e dinte se ē’i ndodhi, u afrua, ra me fytyrė pėr dhe para tij dhe tregoi tėrė tė vėrtetėn. 34 Ai i tha: “Bijė, feja jote tė shpėtoi! Shko nė paqe! Dhe ji e shėruar nga sėmundja jote!”

35 Ndėrsa Jezusi ende po fliste, erdhėn prej shtėpisė sė kryetarit tė sinagogės dhe i thanė: “Vajza jote vdiq. Pse ta trazosh mė Mėsuesin?” 36 Kur Jezusi dėgjoi ē’thanė, i tha kryetarit tė sinagogės: “Mos ki frikė! Ti vetėm beso!” 37 Jezusi nuk lejoi ta pėrcjellė askush tjetėr, pėrveē Pjetrit, Jakobit e Gjonit, vėllait tė Jakobit. 38 Arritėn te shtėpia e kryetarit tė sinagogės. Jezusi vuri re njė pėshtjellim tė madh e njerėz qė qanin e vajtonin me zė tė lartė. 39 Hyri dhe u tha: “Pse bėrtitni e vajtoni? Fėmija nuk ka vdekur, por fle.” Ata e pėrqeshėn.

40 Jezusi atėherė i nxori pėrjashta tė gjithė. Me vete mori tė atin e t’ėmėn e fėmijės e pėrcjellėsit e vet dhe hyri atje, ku ishte fėmija. 41 E kapi fėmijėn pėr dore e i tha: “Talitha kum!” qė do tė thotė: “Vajzė, unė po tė them: ēohu!” 42 Vajza aty pėr aty u ngrit e nisi tė ecė. Ishte dymbėdhjetė vjeēe. Tė gjithė mbetėn pa masė tė habitur. 43 Jezusi u urdhėroi rreptėsisht tė mos ia tregojnė askujt ngjarjen dhe u tha t’i japin vajzės tė hajė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Marku > Shėrimi i tė djallosurit nga Geraza