Kapitujt

Romakėve: 9. Hyji dhe populli i zgjedhur

9

1 Them tė vėrtetėn nė Krishtin ‑ nuk rrej ‑ dėshmitare kam ndėrgjegjen time bashkė me Shpirtin Shenjt: 2 ndiej nė zemėr njė trishtim tė madh dhe dhimbje tė vazhdueshme. 3 Po, do tė dėshiroja unė vetė tė isha i mallkuar, i ndarė prej Krishtit, nė vend tė vėllezėrve tė mi, nė vend tė bashkėkombasve tė mi pėr kah gjaku. 4 Kėta janė izraelitėt! Atyre u pėrket adoptimi, Lavdia, Besėlidhjet, Ligji, kulti, premtimet; 5 tė tyre janė edhe patriarkėt, prej tyre, si njeri, ėshtė edhe Krishti, i cili ėshtė mbi ēdo gjė, Hyji i bekuar nė shekuj. Amen.

6 Por kjo s’do tė thotė se fjala e Hyjit shkoi hupės: sepse nuk janė izraelitė tė vėrtetė tė gjithė ata qė rrjedhin prej Izraelit. 7 Po as nuk janė tė gjithė fėmijė tė Abrahamit vetėm pse rrjedhin prej tij. Pse u tha: ‘Pasardhėsit e tu tė vėrtetė do tė jenė ata qė rrjedhin prej Izakut.’ 8 Qė do tė thotė: nuk janė bijtė e Hyjit ata qė lindin me lindje natyrore, por ‑ vetėm bijtė e premtimit numėrohen pėr trashėgimtarė. 9 Dhe njėmend, ja, fjala e premtimit: ‘Nė kėtė kohė do tė vij dhe Sara do tė ketė djalin.’ 10 Madje jo vetėm kaq! Edhe Rebeka mbeti shtatzėnė me njė njeri tė vetėm ‑ me Izakun, atin tonė, 11 e binjakėt ende nuk kishin lindur ‑ pra, nuk kishin pasur kur tė bėjnė as mirė as keq ‑ por, qė i pashlyeshėm tė mbetej vendimi i zgjedhjes sė lirė i Hyjit, jo nė bazė tė veprave, por tė vullnetit tė Atij qė thėrret ‑ 12 i qe thėnė: ‘Djali i madh do t’i shėrbejė tė voglit’, 13 sikurse shkruan:

‘Jakobin e desha,

Ezaun e urreva.’

14 Ēka tė themi atėherė? A mos ka padrejtėsi te Hyji?

Mos o Zot! 15 Sepse ai i thotė Moisiut: ‘Do tė kem mėshirė pėr atė qė dua tė kem mėshirė, do tė kem dhimbje pėr atė qė dua tė kem dhimbje.’

16 Kėshtu, pra, nuk ėshtė puna e atij qė do ose e atij qė sulet, por e Hyjit qė bėn mėshirė. 17 Sepse Shkrimi i shenjtė i thotė faraonit: ‘Pikėrisht pėr kėtė gjė tė ngrita qė ta dėftoj nė ty fuqinė time dhe qė tė shpallet Emri im gjithkund mbi mbarė dheun.’ 18 Kėshtu, pra, Hyji ka mėshirė pėr atė qė do, e bėn kokėfortė atė qė do.

Zemėrimi dhe mėshira e Hyjit

19 Por atėherė do tė mė thuash:

Pse [atėherė] ankohet? Kush ėshtė ai qė mund t’i kundėrshtojė vullnetit tė tij?

20 O njeri, e kush je ti qė do tė hysh nė rragatje me Hyjin? A thua ena ka tė drejtė t’i thotė mjeshtrit: ‘Pėrse mė bėre tė tillė?’ 21 Po a thua s’ka tė drejtė vorbėtari mbi argjilėn, qė prej tė njėjtės baltė tė punojė njė enė pėr pėrdorim bujar e njė tjetėr pėr pėrdorim jo bujar? 22 Po ēka, nėse Hyji, duke dashur tė dėftojė zemėrimin dhe tė shpallė pushtetin e vet i mbarti me duresė tė patregueshme enėt e zemėrimit, tė gatshme pėr t’i zhdukur, 23 me qėllim qė ta bėnte tė njihej pasuria e lavdisė sė tij kundrejt enėve tė mėshirės, tė cilat qė mė parė i bėri gati pėr lumturi, 24 kundrejt nesh, tė cilėve na grishi jo vetėm nga hebrenjtė, por edhe nga paganėt?

25 Kėshtu edhe nė librin e Ozesė, thotė:

‘Njė popull qė s’ka qenė imi, do ta quaj,

Populli im:

kombėsinė qė s’ka qenė e dashura ime, do ta quaj:

E dashura.’

26 Po edhe nė vendin ku u qe thėnė: ‘Ju nuk jeni

populli im’, do tė quhen bijtė e Hyjit tė gjallė.’

27 Edhe Isaia shprehet lidhur me Izraelin: “Edhe pse bijtė e Izraelit do tė jenė shumė si rėra e detit ‑ Teprica do tė shėlbohet; 28 sepse Zoti do ta plotėsojė krejtėsisht e me gatishmėri fjalėn e vet mbi tokė.’

29 Isaia ka parafolur edhe kėshtu:

“Po tė mos na e kishte ruajtur Zoti i Gjithėsisė farėn,

do tė ishim bėrė si Sodoma,

Gomorrės do t’i kishim pėrngjarė.”

Izraeli dhe Ungjilli

30 Ēka tė themi atėherė?

Paganėt qė nuk e kėrkuan drejtėsinė, e fituan drejtėsinė ‑ mendoj drejtėsinė qė vjen prej fesė ‑; 31 ndėrsa Izraeli, qė kėrkon njė farė Ligji qė mund tė japė drejtėsinė, i kaloi pėrbri.

32 Pėrse?

Sepse drejtėsinė nuk e priti prej fesė, por mendonte se do tė rridhte nga veprat. 33 Zunė nė thua nė gurin e pengesės, siē ėshtė nė Shkrimin e shenjtė:

‘Ja po vė nė Sion gurin e pengesės

dhe qetėn nė tė cilėn thyhet qafa.

Porse ai qė tė besojė nė tė, nuk do tė turpėrohet.’

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Romakėve > Hyji dhe populli i zgjedhur