Kapitujt

2 e Korintasve: 10. Pali mbron misionin e vet

10

1 Personalisht unė Pali ju pėrbej me butėsinė e me mirėsinė e Krishtit ‑ unė qė, kur jam para syve tuaj, jam “i butė”, por, kur jam larg jush, jam “plot guxim”, 2 ju bėj lutje, qė kur tė vij te ju tė mos jem i ashpėr me atė guxim, me tė cilin dua tė tregohem kundėr atyre qė mendojnė se ne jetojmė sipas parimeve tė mishit. 3 Nė tė vėrtetė, edhe pse jetojmė nė trup, nuk luftojmė sipas parimeve tė trupit, 4

‑ sepse, armėt e luftimit tonė, nuk janė armė lėndore, por armė tė fuqisė sė Hyjit tė afta tė shkatėrrojnė kėshtjellat ‑ ne rrėzojmė e hedhim pėr dhe sofizmat e njerėzve 5 si edhe ēdo krenari qė ngritet kundėr pranimit tė Hyjit e pėrkulim ēdo njeri tė arsyeshėm nė dėgjesė ndaj Krishtit 6 dhe jemi tė gatshėm tė ndėshkojmė ēdo padėgjesė kur tė pėrsoset dėgjesa juaj.

7 Vėrejini gjėrat ashtu si janė: nėse ndokush ėshtė i mbushur mendjeje se ėshtė i Krishtit, edhe njė herė le ta mendojė nė vete kėtė gjė: sikurse ai ėshtė i “Krishtit” ‑ ashtu edhe ne jemi. 8 Po edhe nėse do tė lėvdohesha pak tepėr, pėr pushtetin qė Zoti na e ka dhėnė pėr ndėrtimin tuaj ‑ e jo pėr rrėnimin ‑ nuk do tė kisha pėrse tė skuqem. 9 Megjithatė, nuk dėshiroj tė duket sikur ju shtie frikėn me letrat e mia! 10 Sepse: “Letrat e tij ‑ thuhet ‑ janė plot rreptėsi e fuqi, kurse prania e tij me trup e dobėt e fjalė tė pavlera.” 11 Le ta dijė mirė ai njeri se, siē jemi nė fjalė me letra prej sė largu, ashtu do tė jemi tė fuqishėm edhe me vepra, kur tė vijmė atje.

12 Ne njėmend, nuk kemi guxim tė barazohemi ose tė krahasohemi me disa, tė cilėt e porosisin vetveten, porse, pasi ata vetveten e masin me vetvete dhe e krahasojnė vetveten me vete ‑ nuk duket se janė tė menēur. 13 Ne, pėrkundrazi, nuk do tė lėvdohemi pėrtej masės, por me kufi, sipas masės me tė cilėn na e mati Hyji porsi masė, duke na mundėsuar qė tė arrijmė te ju. 14 Sepse, ne nuk kėrkojmė pėrtej asaj qė na pėrket, thuajse nuk kemi arritur deri te ju. Pra, nė tė vėrtetė, ne kemi mbėrritur me Ungjillin e Krishtit mė tė parėt te ju! 15 Nuk po lėvdohemi pėrtej masės, me frytet e huaja, por shpresojmė se, me rritjen e fesė suaj nė ju ‑ sipas rregullės sonė do tė na rritet pėrherė fusha e veprimtarisė: 16 madje edhe pėrtej kufijve tuaj do ta shpallim Ungjillin, e jo tė lėvdohemi me atė qė u krye nė fushėn e veprimtarisė sė tė tjerėve. 17 ‘Ai qė lėvdohet, le tė lėvdohet nė Zotin!’

18 Sepse nuk ėshtė i sprovuar ai qė e porosit vetveten, por ai tė cilin e porosit Zoti.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Korintasve > Pali mbron misionin e vet