Kapitujt

Zbulesa: 11. Dy dėshmitė

11

1 Atėherė m’u dha njė kallam qė i ngjante shkopit dhe m’u tha: »Ngrihu dhe mate tempullin e Hyjit, lterin dhe ata qė adhurojnė nė tė!

2 Avllinė qė ėshtė pėrjashta tempullit lėre mėnjanė dhe mos e mat, sepse ajo iu la paganėve qė do ta shkelin qytetin e shenjtė pėr dyzet e dy muaj.

3 Unė do tė dėrgoj dy dėshmitarė tė mi, tė veshur me petk zie e pendese dhe do tė profetizojnė njė mijė e dyqind e gjashtėdhjetė ditė.

4 Ata janė dy ullinj dhe dy shandanė qė qėndrojnė para Zotėruesit tė dheut.

5 Nėse ndokush do t’u bėjė keq, nga goja e tyre del zjarr dhe i pėrpin armiqtė e tyre.

Pėr tė vėrtetė, nėse ndokush do t’i dėmtojė, do tė mbarojė nė kėtė mėnyrė!

6 Kėta kanė pushtet ta mbyllin qiellin tė mos bjerė shi nė ditėt kur ata profetizojnė; gjithashtu kanė pushtet ta shndėrrojnė ujin nė gjak dhe tė sjellin mbi dhe ēdo plagė, sa herė tė duan.

7 Kur ta kryejnė dėshmimin e vet, Egėrsira qė del nga Humnera, do tė bėjė luftė me ta, do t’i mundė dhe do t’i vrasė.

8 Kufomat e tyre do tė rrinė mbi dhe nė tregun e qytetit tė madh qė simbolikisht quhet Sodoma dhe Egjipti, ku edhe Zotėria i tyre qe kryqėzuar.

9 Njerėzit prej tė gjithė popujve, prej tė gjitha fiseve, prej tė gjitha gjuhėve dhe prej tė gjitha kombėsive do t’i shikojnė kufomat e tyre pėr tri ditė e gjysmė; nuk do tė lejojnė tė varrosen kufomat e tyre.

10 Banorėt e tokės do tė gėzohen dhe do tė galdojnė pėr tė keqen e tyre dhe njėri-tjetrit do t’i japin dhurata, sepse kėta dy profetė i munduan banorėt e tokės.

11 Por pas tri ditėsh e gjysmė, shpirti qė sjell jetėn, i ardhur prej Hyjit, hyri nė ta dhe ata u ngrtėn nė kėmbė.

Atėherė njė frikė e madhe i kapi tė gjithė ata qė i shihnin. .

12 Dėgjuan njė zė tė madh qė prej qiellit u thoshte profetėve: »Ngrituni! Ejani kėtu!« Ata pėrmbi re u ngjitėn nė qiell nė sy tė armiqve tė vet.

13 Nė atė moment ra njė tėrmet i madh dhe njė e dhjeta pjesė e qytetit u rrafshua pėr dhe e nė kėtė tėrmet sharruan shtatė mijė vetė.

Ata qė shpėtuan i mbuloi tmerri dhe i dhanė lavdi Hyjit tė qiellit.

14 »Vaj-i« i dytė kaloi.

Dhe ja, »Vaj-i« i tretė po vjen pa vonesė!

Trumbeta e shtatė

15 Edhe engjėlli i shtatė i ra trumbetės: nė qiell jehuan zėra tė mėdhenj qė thoshin: »U vendos mbi rruzull Mbretėria e Zotit tonė dhe e Krishtit tė tij!

Dhe do tė mbretėrojė nė shekuj tė shekujve!«

16 Atėherė njėzet e katėr udhėheqėsit qė rrinin nė fronet e veta para Hyjit, ranė pėrmbys dhe e adhuruan Hyjin 17 e thanė: »Po tė falėnderojmė, o Zotėri, Hyj i Gjithėpushtetshėm, ty qė je, ty qė ishe, sepse e ushtrove fuqinė tėnde tė madhe dhe e more mbretėrimin!

18 Paganėt u hidhėruan, por arriti zemėrimi yt! Erdhi koha tė gjykohen tė vdekurit, koha e shpėrblimit pėr shėrbėtorėt e tu profetėt, pėr shenjtėrit dhe pėr tė gjithė ata qė e druajnė Emrin tėnd - pėr tė vegjėl e tė mėdhenj - dhe qė tė shfarosen ata qė e prishin dheun!«

19 Atėheė u hap tempulli i Hyjit qė ėshtė nė qiell dhe u duk Arka e Besėlidhjes sė tij nė tempullin e tij, shpėrthyen vetėtima, gjėmė e rrufe, tėrmet dhe breshėr i madh!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Dy dėshmitė