Kapitujt

Zbulesa: 12. Gruaja dhe dragoi

12

1 Nė qiell u duk njė shenjė e madhėrueshme: njė Grua e veshur me diell, me hėnė nėn kėmbė, nė kokė kezėn me dymbėdhejtė yje!

2 Shtatėzėnė, bėrtiste nė mundime, nė dhimbjet e lindjes.

3 Pastaj nė qiell u duk edhe njė shenjė tjetėr: Ja, Dragoi! I madh, i zjarrtė, me shtatė kokė e dhjetė brirė! Mbi kokė shtatė kurorė!           

4 Bishti i tij tėrhiqte pas vetes njė tė tretėn e yjeve tė qiellit - dhe i rrėzoi pėr tokė!

Dragoi zuri vend para Gruas qė po lindte fėmijėn qė, posa tė lindte fėmijėn, t’ia hante.

5 Dhe Ajo lindi fėmijėn - njė Djalosh - qė do tė sundojė tė gjithė popujt me skeptėr hekuri.

Por Fėmija i Saj qe sjellė te Hyji dhe te froni i tij, 6 kurse Gruaja iku nė shkretėtirė ku Hyji i pėrgatiti njė vend qė atje tė ushqehej pėr njė mijė e dyqind e gjashtėdhjetė ditė.

7 Atėherė filloi lufta nė qiell: Mikaeli dhe engjėjt e tij luftonin kundėr Dragoit.

Me engjėjt e vet edhe Dragoi ra nė luftė, 8 por nuk fitoi: pėr ta nuk pati mė vend nė qiell!

9 Dhe, Dragoi i madh, Gjarpėr i vjetėr - qė quhet Djall - Satani, ngashnjyesi i mbarė botės, u hodh poshtė! U hodh poshtė nė tokė ai dhe engjėjt e tij bashkė me tė u plandosėn!

10 Atėherė dėgjova njė zė tė madh nė qiell, qė thoshte: »Ja, tani koha e shėlbimit, e pushtetit dhe e Mbretėrisė sė Hyjit tonė dhe e sundimit tė Krishtit tė tij! Sepse u hodh poshtė paditėsi i vėllezėrve tanė qė ditė e natė i padiste para Hyjit tonė.

11 Por ata e mundėn me fuqi tė gjakut tė Qengjit dhe nė saje tė dėshmisė sė vet: nuk e deshėn jetėn e vet aq sa ta donin vdekjen.

12 Prandaj galdo, o qiell, galdoni edhe ju, o qiellorė tė gjithė! Vaj pėr tokėn dhe pėr detin, sepse Djalli ra ndėr ju, tepėr i hidhur sepse e di se nuk i mbetet veēse pak kohė!«

13 Kur dragoi pa se qe plandosur nė tokė, zuri ta salvojė Gruan qė lindi djalin.

14 Por Gruas iu dhanė dy krahė tė mėdhenj si tė shqiponjės sė madhe qė tė fluturonte nė shkretėtirė, nė vendin e saj, ku, e fshehur nga Gjarpri, tė ushqehej njė kohė, dy kohė e njė gjysmė kohe.

15 Atėherė Gjarpri volli nga goja ujė, si lumė, pėrmbas Gruas qė ta merrte lumi.

16 Por toka i doli nė ndihmė Gruas: toka e hapi gojėn e vet dhe e pėrpiu lumin qė Dragoi e lėshoi nga goja e tij.

17 Atėherė Dragoi, i hidhėruar kundėr Gruas shkoi e zuri luftė kundėr tepricės sė pasardhėsve tė saj, kundėr atyre qė mbajnė urdhėrimet e Hyjit dhe e ruajnė dėshminė e Jezusit.

18 Dhe u vendos nė breg tė detit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Gruaja dhe dragoi