Kapitujt

Osea: 6. Izraeli kthehet pėrkohėsisht te Zoti

6

1 Ejani tė kthehemi te Zoti!

Ai na bėri kortarė ‑ kortarė

Ai edhe do tė na shėrojė,

na goditi, por edhe do tė na shėndoshė.

2 Pas dy ditėsh do tė na e kthejė jetėn,

tė tretėn ditė do tė na ēojė nė kėmbė,

do tė jetojmė nė praninė e tij.

3 Le ta dimė, le ta ndjekim

qė Zotin mirė ta njohim.

E sigurt si agimi ardhja e tij,

do tė vijė porsi shiu pėr ne i pėrshtatshėm,

si shiu i vjeshtės qė ujit tokėn.

4 Ēfarė do tė bėj pėr ty, o Efraim,

ēfarė do tė bėj pėr ty, o Judė?

Re mėngjesi dashuria juaj

e kalon si vesė mėngjesi.

5 Kėndej i latova me anė tė profetėve,

i vrava me fjalė tė gojės sime,

gjyqi im do tė lindė si drita.

6 Dua dashurinė e jo flinė,

njohjen e Hyjit mė se holokaustet.

Fajet e shkuara e tė tashmet tė Izraelit

7 Por ata si Adami e shkelėn Besėlidhjen,

ja se ku ata mė tradhtuan.

8 Galaadi ėshtė qytet keqbėrėsish

i pėrdhosur me njolla gjaku.

9 Cuba nė pritė turma e priftėrinjve:

udhės i vrasin udhtarėt e Sikemit,

poshtėrsi vėrtet veprojnė!

10 Pashė gjė tė tmerrshme nė shtėpi tė Izraelit:

Efraimi atje lavirėsohet,

i pėrdhosur ėshtė Izraeli!

11 Edhe ty, Judė, tė caktova korren,

kur ta pėrtėrij popullin tim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Izraeli kthehet pėrkohėsisht te Zoti