Kapitujt

Osea: 11. Zoti do ta huamarrė dashurinė e vet tė papranuar

11

1 Kur Izraeli ende ishte djalė

unė e doja

e prej Egjiptit e thirra birin tim.

2 Por, sa mė shumė i thirrja,

aq mė tepėr largoheshin prej meje;

baalėve fli u flijonin,

idhujve u digjnin kem.

3 E unė e mėsoja Efraimin tė ecte

vetė i mbartja para duarsh,

s’e kuptonin se pėr ta kujdesesha.

4 I tėrhiqja me litarė pėr njerėz,

me zinxhirė tė dashurisė;

isha pėr ta,

porsi ai qė fėmijėn e ngre

deri nė mollėzat e veta,

pėrkulesha mbi tė t’i jap tė hajė.

5 Tė kthehet nė dheun e Egjiptit,

le t’i jetė Asuri mbret,

sepse s’deshėn kah unė tė kthehen!

6 Emnesė do tė bėjė nė qytete tė tyre shpata,

murmuritėsit do t’ia shuajė,

do t’i hajė pėr shkak tė synimeve tė tyre!

Dashuria do tė ngadhėnjejė

7 Ėshtė i gatshėm populli im

tė mėkatojė kundėr meje;

e ftojnė lart,

por askush nuk e ngre.

8 Si tė heq dorė prej teje, Efraim,

tė tė dorėzoj ty, o Izrael?

Si tė tė lėshoj ty porsi Adamėn,

tė tė bėj tė ngjashėm me Seboimin?

Zemra ime nė mua pėrmallohet,

nė brendinė time flakė ėshtė ndezur dhimbja.

9 S’do ta shfryej zemėrimin tim,

s’do tė kthehem ta shpėrndaj Efraimin,

sepse Hyj jam unė e jo njeri,

Shenjti nė mesin tėnd,

s’do tė vij me tmerr.

Kthimi nga shpėrngulja

10 Zotin do ta ndjekin;

do tė ulėrijė porsi luani,

po ai vetė do tė ulėrijė,

e me tmerr do tė ngarendin fėmijėt

nga perėndimi,

11 do tė flut’rojnė porsi shpendėt nga Egjipti

porsi pėllumbi nga Asyria.

Nė shtėpi tė tyre do t’i vendos.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Zoti do ta huamarrė dashurinė e vet tė p...