Kapitujt

Osea: 13. Ndėshkimi i idhujtarisė

13

1 Kur Efraimi merrte fjalėn,

shtinte tmerr;

ishte princ ai nė Izrael.

Por me Baal u bė fajtor

e sharroi!

2 Edhe tani vazhdojnė tė mėkatojnė:

punojnė njė vepėr shkrirjeje,

me argjend tė vet

me teknikė tė vetėn ‑

disa idhuj!

Vepėr mjeshtrash e asgjė tjetėr.

“Kėtyre ‑ i urdhėrojnė ‑ flijojuni!”

Edhe njerėzit puthin viēat!

3 Kėndej do tė jenė

porsi reja e mėngjesit,

porsi vesa para diellit,

byk qė era e humb nga lėmi,

porsi tymi kur del prej oxhakut.

Ndėshkimi i mosmirėnjohjes

4 “E pra, unė jam Zoti, Hyji yt,

qė prejdheut tė Egjiptit,

tjetėr Hyj mos njih pos meje,

shėlbues tjetėr pos meje nuk ka.

5 Unė tė ushqeva nė shkretėtirė,

nė atė vend tė thatė.

6 Nė kullotė tė mirė erdhėn e u nginė,

kur u nginė ēuan kokė

e prandaj edhe mė harruan.

7 Kėshtu pėr ta luaneshė do tė bėhem,

si leopardi do t’u rri nė pritė.

8 Do t’u sulem, si arusha, zogjsh grabitur,

do t’ua shqyej gjoksin rreth zemrės,

si luani nė vend do t’i pėrlaj,

egėrsirat kortarė do t’i bėjnė.

Mbarimi i mbretėrisė

9 Unė po tė shfarosė, o Izrael;

kush ėshtė ai qė mund tė tė ndihmojė?

10 E ku ėshtė tani ai mbreti yt

qė tė tė shpėtojė nė qytete tė tua.

E gjyqtarėt e tu pėr tė cilėt the:

‘Mė jep njė mbret e disa princa’?

11 Ta jap mbretin nė zemėrimin tim

e ta heq nė zemėrimin tim.

Rrėnimi i pashmangshėm

12 Lidhur mirė janė fajet e Efraimit,

nė vend tė fshehtė ruhet mėkati i tij.

13 Dhimbjet e lindėses mbi tė do tė bien;

do tė jetė djalė qė mend nuk ka,

pse nuk del nė kohė tė vet

nga kraharori i s’ėmės sė vet.

14 Do t’i ēliroj nga dora e Nėntokės?

Vallė prej vdekjes t’i shpėtoj?

Ku ėshtė, o vdekje, murtaja jote?

Ku ėshtė, Nėntokė, murtaja jote?

Dhimbja u fsheh prej syve tė mi!”

15 Ndėrsa ai mes vėllezėrish pėrparon,

do tė lėshohet era pėrcėlluese,

era e Zotit prej shkretėtirės do tė vijė,

do t’ia thajė burimet,

krojet do t’ia shterojė,

do tė rrėmbehet thesari,

ēdo enė e paēmueshme.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Osea > Ndėshkimi i idhujtarisė