Kapitujt

Gjoni: 3. Jezusi e Nikodemi

3

1 Tashti ndėr farisenj ishte njė njeri qė quhej Nikodem, njė nga bujarėt e judenjve. 2 Ky erdhi natėn te Jezusi dhe i tha:

“Rabbi, e dimė se ti je Mėsuesi qė erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bėjė kėto mrekulli, qė i bėn ti, po qe se Hyji nuk ėshtė me tė.”

3 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them:

kush nuk lind pėrsėri prej sė larti,

nuk mund ta shohė Mbretėrinė e Hyjit.”

4 “Si ėshtė e mundur ‑ i tha Nikodemi ‑ tė lindė njeriu kur ėshtė i moēėm? A thua mund tė hyjė pėrsėri nė barkun e nėnės sė vet e tė lindė?”

5 Jezusi u pėrgjigj:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po tė them:

kush nuk lind me anė tė ujit e tė Shpirtit

nuk mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Hyjit.

6 Ēka lind prej mishit, mish ėshtė,

e ēka lind prej Shpirtit, shpirt ėshtė.

7 Mos u ēudit qė tė thashė:

‘Duhet tė lindni pėrsėri prej sė Larti.’

8 Era fryn nė drejtimin qė do;

ia dėgjon ushtimėn

e nuk di nga vjen e kah shkon.

Kėshtu ndodh edhe me secilin

qė lind prej Shpirtit.”

9 Nikodemi e pyeti:

“Si mund tė bėhet kjo gjė?”

10 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ti je mėsues i Izraelit e nuk merr vesh kaq?

11 Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė, po tė them:

ne flasim ēka dimė

e dėshmojmė ēka pamė,

e megjithatė nuk e pranoni dėshminė tonė.

12 Nėse nuk mė besoni

kur ju flas pėr gjėra qė ndodhin nė tokė

si do tė mė besoni

nė qoftė se ju flas pėr gjėrat e qiellit?

13 Askush nuk u ngjit nė qiell,

pėrveē Birit tė njeriut

qė zbriti nga qielli.

14 Dhe, sikurse Moisiu e lartėsoi

gjarprin nė shkretėtirė,

po ashtu duhet tė lartėsohet edhe Biri i njeriut,

15 qė kushdo tė besojė nė tė

ta ketė jetėn e pasosur.

16 Vėrtet, Hyji aq fort e deshi botėn

sa qė dha njė tė vetmin Birin e vet

kėshtu qė, secili qė beson nė tė,

tė mos birret,

por tė ketė jetėn e pasosur.

17 Nė tė vėrtetė Hyji nuk e dėrgoi Birin

qė ta dėnojė botėn,

por qė bota tė shpėtojė nėpėr tė.

18 Kush beson nė tė,

nuk dėnohet,

ndėrsa, kush nuk beson, ai ėshtė dėnuar qė tani,

pse nuk besoi

nė Emrin e Njėlindurit, Birit tė Hyjit.

19 E gjykimi ėshtė ky:

Drita erdhi nė botė,

por njerėzit mė tepėr deshėn

errėsirėn se dritėn,

sepse veprat i kishin tė kėqija.

20 Vėrtet, kushdo qė bėn tė keqen,

e urren dritėn dhe nuk del nė dritė

qė tė mos i zbulohen veprat e tij,

21 kurse ai qė e vė nė zbatim tė vėrtetėn,

ai del nė dritė

qė tė dalė ballafaqe

se veprat e tij u bėnė siē thotė Hyji.”

Jezusi dhe Gjon Pagėzuesi

22 Pastaj Jezusi shkoi me nxėnėsit e vet nė tokėn e Judesė. Aty u vendos me ta dhe pagėzonte. 23 Edhe Gjoni pagėzonte nė Enon, afėr Salimit, sepse aty kishte mjaft ujė. Njerėzit shkonin dhe pagėzoheshin. 24 Gjoni ende nuk ishte burgosur.

25 Tashti ndodhi njė rragatje lidhur me pastrimin ligjor ndėrmjet nxėnėsve tė Gjonit e njė ēifuti. 26 Shkuan te Gjoni dhe i thanė:

“Rabbi, ai qė ishte me ty matanė Jordanit ‑ ai pėr tė cilin ti bėre dėshmi ‑ edhe ai po pagėzon, dhe tė gjithė po shkojnė tek ai.”

27 Gjoni u pėrgjigj:

“Askush s’mund tė marrė pėr vete asgjė

nėse nuk iu dha prej qiellit!

28 Ju vetė mė jeni dėshmitarė se thashė:

‘Unė nuk jam Mesia, por jam: i Dėrguari para tij.’

29 Kush ka nusen, ėshtė dhėndėr.

Dashamiri i dhėndrit,

i cili i rri pranė dhe e dėgjon,

kėnaqet kur e dėgjon zėrin e dhėndrit.

I tillė ėshtė, pra, gėzimi im: arriti nė kulm!

30 Ai duhet tė rritet

e unė tė zvogėlohem.”

Ai qė vjen prej sė Larti

31 “Kush vjen prej sė Larti,

ai ėshtė mbi tė gjithė!

Kush ėshtė nga toka,

tokėsor ėshtė dhe flet pėr gjėrat e tokės.

Ai qė vjen prej qiellit

[ai ėshtė mbi tė gjithė]:

32 dėshmon ēka pa e ēka dėgjoi,

por dėshminė e tij askush s’e pranon.

33 Kush e pranon dėshminė e tij,

pohon se Hyji ėshtė i vėrtetė.

34 Vėrtet, i dėrguari i Hyjit

flet fjalėt e Hyjit

‑ sepse Hyji nuk e jep Shpirtin me masė.

35 Ati e do Birin

dhe atij i la nė dorė gjithēka.

36 Kush beson nė Birin

ka jetėn e pasosur,

pėrkundrazi, ai qė nuk beson nė Birin

nuk do ta shohė jetėn:

hidhėrimi i Hyjit peshon mbi tė.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi e Nikodemi