Kapitujt

Gjoni: 15. Jezusi hardhia e vėrtetė

15

1 “Unė jam hardhia e vėrtetė,

e im Atė ėshtė vreshtari.

2 Ēdo shermend nė mua, qė nuk jep fryt,

Ai e pret,

kurse secilin qė jep fryt,

Ai e pastron,

qė tė japė mė shumė fryt.

3 Tashmė ju jeni tė pastruar

me anėn e fjalės qė ju thashė.

4 Banoni nė mua sikurse edhe unė nė ju.

Sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt

prej vetvetes,

i shkėputur prej hardhisė,

po ashtu as ju, nėse nuk mbeteni nė mua.

5 Unė jam hardhia,

ju jeni shermendet.

Kush mbetet nė mua e unė nė tė,

ai jep shumė fryt,

sepse pa mua s’mund tė bėni asgjė.

6 Nėse ndokush nuk mbetet nė mua,

hidhet jashtė porsi shermendi i prerė

e thahet.

Tė tillėt i bashkojnė, i qesin nė zjarr e digjen.

7 Nėse mbeteni nė mua,

dhe, nėse fjalėt e mia qėndrojnė nė ju,

kėrkoni gjithēka tė doni

dhe do t’ju jepet.

8 Me kėtė gjė lavdėrohet im Atė:

nėse jepni shumė fryt

e dėftoheni nxėnės tė mi.

9 Sikurse Ati mė ka dashur mua,

ashtu edhe unė ju kam dashur ju.

Qėndroni nė dashurinė time!

10 Nėse i mbani urdhėrimet e mia,

do tė qėndroni nė dashurinė time,

sikurse edhe unė qė i mbajta urdhėrimet e Atit tim

dhe qėndroj nė tė.

11 Jua thashė kėto,

qė gėzimi im tė jetė nė ju

e gėzimi juaj tė jetė i plotė.

12 Ky ėshtė urdhri im:

duajeni njėri‑tjetrin

sikurse unė ju desha ju!

13 Dashuria mė e madhe qė ndokush mund

tė tregojė ėshtė:

tė japė jetėn e vet pėr miqtė e vet.

14 Ju jeni miqtė e mi

nėse bėni ēka ju urdhėroj unė.

15 Nuk ju thėrras mė shėrbėtorė,

sepse shėrbėtori nuk di

ēka bėn zotėria i tij;

unė ju quajta miq,

sepse ju zbulova gjithēka

qė dėgjova prej Atit tim.

16 Ju nuk mė zgjodhėt mua,

por unė ju zgjodha ju

dhe ju caktova

tė shkoni e tė jepni fryt

e fryti juaj tė qėndrojė;

dhe qė Ati t’ju japė

ēkado tė kėrkoni nė Emėr tim.

17 Kėtė gjė ju urdhėroj;

duajeni njėri‑tjetrin!”

Urrejtja e botės

18 “Nėse bota ju urren,

ta dini se para jush mė urreu mua.

19 Po tė ishit tė botės,

bota do t’i donte tė vetėt,

e pasi nuk jeni tė botės,

‑ pse unė ju zgjodha prej botės ‑

pėr kėtė arsye bota ju urren.

20 T’ju bjerė ndėr mend fjala qė ju thashė:

nuk ėshtė shėrbėtori mė i madh se zotėria i tij.

Nėse mua mė salvuan

edhe ju do t’ju salvojnė;

nėse fjalėn time e mbajtėn,

edhe tuajėn do ta mbajnė.

21 E tė gjitha kėto do t’i bėjnė kundėr jush

pėr shkak tė emrit tim,

sepse nuk e njohin Atė, qė mė dėrgoi.

22 Tė mos kisha ardhur

e tė mos u kisha folur,

nuk do tė kishin mėkat,

prandaj tani nuk kanė arsyetim pėr fajin e vet.

23 Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim.

24 Po tė mos kisha bėrė ndėr ta vepra,

qė askush nuk i bėri,

mėkat nuk do tė kishin,

kurse tani panė

e megjithatė, mė urryen mua dhe Atin tim.

25 Por kėshtu ndodh qė tė shkojė nė vend fjala

e shkruar nė Ligjin e tyre:

‘Mė urrejnė pa farė arsyeje

26 E kur tė vijė Mbrojtėsi,

tė cilin do t’jua dėrgoj prej Atit

‑ Shpirti i sė Vėrtetės, qė rrjedh prej Atit ‑ Ai do tė dėshmojė pėr mua.

27 Por edhe ju gjithashtu do tė dėshmoni pėr mua,

spese jeni me mua qė nė fillim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi hardhia e vėrtetė