Kapitujt

Gjoni: 17. Lutja e Jezusit

17

1 Jezusi, si i tha kėto, i ēoi sytė e vet kah qielli dhe vazhdoi:

“O Atė, arriti koha:

jepi lavdi Birit tėnd

qė Biri tė tė japė lavdi ty

2 e qė me pushtetin,

tė cilin ia dhe mbi ēdo njeri,

t’u japė jetėn e pasosur tė gjithė atyre qė ia dhe ti.

3 E kjo ėshtė jeta e pasosur:

qė tė njohin ty, Njė tė vetmin Hyjin e vėrtetė,

dhe atė qė dėrgove, Jezu Krishtin.

4 Unė tė dhashė lavdi mbi tokė:

e kreva veprėn,

qė ma dhe ta kryej.

5 E tani, o Atė, mė lavdėro para teje

me atė lavdi qė e kisha te ti

para se tė fillonte tė ishte bota.

6 Emrin tėnd ua zbulova njerėzve

qė ti m’i dhe nga bota.

Ata ishin tė tutė, ti m’i dhe,

dhe ata e mbajtėn fjalėn tėnde.

7 Tani e kuptuan

se gjithēka mė dhe, vjen prej teje,

8 sepse fjalėt qė ti m’i dhe

ua dorėzova atyre.

Ata i pranuan

dhe e kuptuan se me tė vėrtetė dola prej teje

dhe besuan se ti mė dėrgove.

9 Unė pėr ta lutem.

Nuk lutem pėr botėn,

por pėr ata qė ti m’i dhe,

sepse janė tė tutė.

10 Gjithēka kam unė ėshtė jotja

e ēka ke ti imja,

dhe nė ta u lavdėrova.

11 Unė nuk rri mė nė botė

e ata janė nė botė,

e unė po vij te ti.

O Atė i shenjtė!

Ruaji nė Emėr tėnd

ata qė ti m’i dhe

qė tė jenė njė sikurse ne!

12 Derisa unė isha me ta

i ruajta nė Emėr tėnd ata qė m’i dhe,

dhe vėrtet i ruajta ‑ asnjė nuk u bor

pėrveē birit tė bjerrjes ‑

nė mėnyrė qė tė plotėsohej Shkrimi i shenjtė.

13 Tani po vij tek Ti

e kėto po i them ndėrsa ende jam nė botė,

qė ata ta kenė nė vetvete gėzimin tim tė plotė.

14 Unė ua dorėzova fjalėn tėnde

dhe bota i urreu,

pse nuk janė tė kėsaj bote

sikurse as unė nuk i pėrkas kėsaj bote.

15 Nuk po tė lutem t’i marrėsh prej botės,

por t’i ruash nga i Keqi.

16 Ata nuk i pėrkasin botės,

sikurse as unė nuk i pėrkas botės.

17 Shenjtėroji nė tė vėrtetėn:

fjala jote ėshtė e vėrteta.

18 Sikurse ti mė dėrgove nė botė,

po ashtu edhe unė i dėrgova nė botė.

19 Pėr ta [unė] e kushtoj vetveten,

qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetėn.

20 Nuk po tė lutem vetėm pėr kėta,

por edhe pėr tė gjithė ata,

qė, pėr shkak tė fjalės sė tyre,

do tė besojnė nė mua:

21 qė tė gjithė tė jenė njė.

Sikurse ti, Atė, qė je nė mua

dhe unė nė ty,

ashtu edhe ata tė jenė nė ne,

qė ta kuptojė bota se ti mė dėrgove.

22 Edhe unė ua dhashė lavdinė

qė ti ma dhe

qė tė jenė njė

sikurse ne jemi njė

23 ‑ unė nė ta e ti nė mua,

qė tė jenė plotėsisht njė,

qė bota ta dijė se ti mė dėrgove

dhe se i deshe ata siē mė deshe mua.

24 Atė,

dua qė ata, tė cilėt m’i dhe,

tė jenė aty ku jam unė,

bashkė me mua,

qė tė kundrojnė lavdinė time,

lavdinė qė ti ma dhe,

sepse mė deshe

para se tė krijohej bota.

25 Atė i drejtė!

Bota nuk tė njohu

e unė tė njoha.

Edhe kėta e kuptuan

se ti mė dėrgove.

26 Kėtyre ua dėftova Emrin tėnd

dhe do tė vazhdoj t’ua dėftoj,

qė dashuria me tė cilėn ti mė deshe mua,

tė jetė nė ta

‑ dhe unė nė ta.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Lutja e Jezusit