Kapitujt

Gjoni: 16. Veprimi i Shpirtit Shenjt

16

1 Jua thashė kėto

qė tė mos moliset feja juaj.

2 Do t’ju pėrjashtojnė prej sinagogave.

Edhe mė! Po vjen koha,

kur secili, qė t’ju vrasė,

tė mendojė se i bėn shėrbesė Hyjit.

3 E do tė veprojnė kėshtu,

pse nuk e njohėn as Atin as mua.

4 Jua tregova kėto gjėra

qė, kur tė vijė koha,

t’ju bjerė ndėr mend se jua pata thėnė.”

Veprimi i Shpirtit Shenjt

“Nuk ju fola pėr kėto qė nė fillim,

sepse isha me ju,

5 por tani po shkoj tek Ai, qė mė dėrgoi,

dhe askush prej jush s’po mė pyet: ‘Kah po shkon?’

6 por, pse ju thashė kėto,

zemrat tuaja u mbushėn me trishtim.

7 Por, unė po ju them tė vėrtetėn:

ėshtė mė mirė pėr ju tė shkoj,

sepse, po s’shkova,

Mbrojtėsi nuk do tė vijė te ju,

kurse, po shkova,

do ta dėrgoj te ju.

8 E kur tė vijė Ai,

do ta vėrtetojė se bota e ka gabim

nė lidhje me mėkatin, me drejtėsinė dhe me dėnimin.

9 Nė lidhje me mėkatin

‑ pse nuk besojnė nė mua,

10 nė lidhje me drejtėsinė,

‑ pse po shkoj tek Ati

dhe nuk do tė mė shihni mė.

11 Nė lidhje me dėnimin

pse princi i kėsaj bote u dėnua.

12 Kam edhe shumė tė tjera pėr t’ju thėnė

por tani s’mund t’i kuptoni.

13 E kur tė vijė ai ‑ Shpirti i sė Vėrtetės ‑

Ai do t’ju udhėzojė ta njihni tėrė tė Vėrtetėn.

Ai s’do tė flasė prej vetvetes,

por do tė flasė ēka tė dėgjojė

dhe do t’ju zbulojė tė ardhmen.

14 Ai do tė mė lėvdojė,

sepse do tė marrė prej simes

e do t’ju zbulojė juve.

15 Gjithēka ka Ati, ėshtė imja.

Prandaj edhe ju thashė:

‘Merr prej simes

dhe do t’ju zbulojė juve’.”

Mjerimi kthehet nė gėzim

16 “Edhe pak kohė e nuk do tė mė shihni,

prapė edhe pak e do tė mė shihni.”

17 Atėherė disa nga nxėnėsit e tij i thanė njėri‑tjetrit: “Ēka ėshtė kjo qė po na thotė: ‘Edhe pak kohė e nuk do tė mė shihni, prapė edhe pak e do tė mė shihni?’ dhe ‘Po shkoj tek Ati?’“ 18 Thoshin, pra: “Ēka ėshtė [ajo qė thotė] ‘Edhe pak kohė?’. S’po e marrim vesh ēka do tė thotė!” 19 Jezusi e mori vesh se deshėn ta pyesnin e u tha:

“Ju po e pyesni njėri‑tjetrin rreth asaj qė thashė:

‘Edhe pak kohė e nuk do tė mė shihni mė

e prapė edhe disa kohė e do tė mė shihni’?

20 Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė po ju them:

ju do tė qani e do tė vajtoni

e bota do tė gėzojė.

Ju do tė trishtoheni,

por trishtimi juaj do tė kthehet nė gėzim.

21 Gruaja, kur i lind fėmija, ėshtė nė trishtim,

sepse i erdhi ora e saj,

porse, pasi i lind fėmija,

nuk i bie mė ndėrmend vuajtja

prej gėzimit qė lindi njė njeri nė botė.

22 Kėshtu edhe ju: tani jeni tė trishtuar,

por unė prapė do tė vij t’ju shoh

e zemra juaj do tė galdojė

dhe askush s’do t’jua marrė gėzimin tuaj.

23 Atė ditė nuk do tė mė pyetni mė pėr asgjė.

Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

ēdo gjė qė t’i kėrkoni Atit nė emėr tim,

do t’jua japė.

24 Deri tani asgjė nuk kėrkuat nė emėr tim.

Kėrkoni dhe do tė merrni

qė gėzimi juaj tė jetė i plotė.”

Unė e kam mundur botėn

25 “Kėto jua thashė nė shėmbėlltyra.

Po vjen koha,

kur nuk do t’ju flas mė nė shėmbėlltyra,

por haptazi do t’ju shpall pėr Atin.

26 Atė ditė keni pėr tė lypur nė emėr tim,

e nuk po them se unė do t’i lutem Atit pėr ju,

27 sepse vetė Ati ju do,

pasi ju mė deshėt mua

e besuat se dola prej Hyjit.

28 Dola prej Atit dhe erdha nė botė,

prapė po e lė botėn e po kthehem tek Ati.”

29 Nxėnėsit thanė:

“Tani po flet haptazi e nuk po pėrdor kurrfarė shėmbėlltyre.

30 Tani e dimė se di gjithēka e nuk ėshtė nevoja tė pyesė ndokush. Prandaj besojmė se dole prej Hyjit.”

31 Jezusi u pėrgjigj:

“Tani besoni?

32 Ja, po vjen koha ‑ madje arriti ‑

kur ju tė shpėrndaheni secili nė punė tė vet

e mua tė mė lini vetėm.

Por, unė nuk jam vetėm,

sepse me mua ėshtė Ati.

33 Jua thashė kėto qė ta keni paqen nė mua.

Nė botė keni vuajtje,

por mos u trembni

‑ unė e munda botėn!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Veprimi i Shpirtit Shenjt