Kapitujt

Gjoni: 10. Shėmbėlltyra e Bariut tė mirė

10

1 “Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė, po ju them: ai qė nė vathė tė deleve nuk hyn nėpėr derė, por tjetėrkah kėrcen brenda, ai ėshtė vjedhės dhe cub. 2 Ai qė hyn nėpėr derė, ai ėshtė bariu i deleve. 3 Atij derėtari i ēel derėn e delet e dėgjojnė zėrin e tij. Ai i thėrret delet e veta me emėr dhe u prin pėrjashta. 4 E kur i qet pėrjashta tė gjitha delet e veta, u prin dhe delet i shkojnė pas, sepse e njohin zėrin e tij. 5 Pas tė huajit nuk do tė shkojnė me siguri, por do tė ikin, sepse nuk e njohin zėrin e tė huajit.”

6 Jezusi u tregoi kėtė shėmbėlltyrė, por ata nuk e morėn vesh ē’deshi t’u thotė me tė.

Jezusi Bariu i mirė

7 Prandaj Jezusi u tha pėrsėri:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

unė jam dera e deleve.

8 Tė gjithė ata qė erdhėn (para meje)

janė vjedhės dhe cuba;

porse delet nuk i dėgjuan.

9 Unė jam dera:

kush hyn nėpėr mua, do tė shėlbohet:

do tė hyjė e do tė dalė

dhe do tė gjejė kullosė.

10 Vjedhėsi s’vjen pėr tjetėr, por pėr tė  vjedhur,

pėr tė prerė e pėr tė bėrė dėm.

Unė erdha

qė delet ta kenė jetėn

e ta kenė me plotėsi.

11 Unė jam Bariu i mirė.

Bariu i mirė e jep jetėn e vet pėr delet.

12 Rrogėtari ‑ qė s’ėshtė bari,

tė cilit nuk i pėrkasin delet ‑

kur sheh se po vjen ujku

lė delet e ikėn

‑ e ujku i rrėmben dhe i shpėrndan:

13 ėshtė rrogėtar

dhe nuk shkqetėsohet pėr delet.

14 Unė jam Bariu i mirė:

i njoh tė miat

dhe ato mė njohin mua.

15 Sikurse Ati mė njeh mua

dhe unė e njoh Atin

edhe jetėn e jap pėr delet.

16 Kam edhe tė tjera dele,

qė nuk janė tė kėsaj vathe.

Edhe ato mė duhet t’i bashkoj

dhe do ta dėgjojnė zėrin tim,

do tė bėhet njė grigjė e vetme

e njė Bari i vetėm.

17 Prandaj edhe mė do Ati,

sepse e jap jetėn time

qė ta marr pėrsėri.

18 Askush nuk mund tė ma marrė:

por unė e jap prej vetes.

Kam pushtet ta jap jetėn

e kam pushtet ta kthej prapė atė.

Kėtė urdhėr e mora prej Atit tim.”

19 Kėto fjalė shkaktuan pėrsėri pėrēarje ndėrmjet judenjve. 20 Shumė prej tyre thoshin:

“Ka djallin nė trup! Flet marrėzira! Pse ia vini veshin?!”

21 Tė tjerė thoshin:

“S’janė kėto fjalė tė njė tė djallosuri! A thua djalli mund t’ua ēelė sytė tė verbėrve?”

Judenjtė e pėrbuzin Jezusin

22 Nė Jerusalem po festohej e kremtja e Kushtimit tė Tempullit. Ishte dimėr. 23 Jezusi ecte nė Treme tė Salomonit nė Tempull. 24 Judenjtė e rrethuan dhe i thanė:

“Deri kur do tė na mbash pezull? Nėse je Mesia, na e thuaj haptas!”

25 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ju thashė e ju nuk mė besoni.

Veprat qė unė bėj nė Emėr tė Atit tim,

ato bėjnė dėshmi pėr mua.

26 Por ju nuk besoni,

sepse nuk jeni prej deleve tė mia.

27 Delet e mia e dėgjojnė zėrin tim;

unė i njoh dhe ato vijnė pas meje.

28 Unė u jap jetėn e pasosur,

kurrė nuk do tė sharrojnė:

askush nuk do t’i rrėmbejė prej dorės sime.

29 Ati im qė m’i dha,

ėshtė mė i madh se tė gjithė

dhe askush s’mund t’i rrėmbejė

nga dora e Atit.

30 Unė dhe Ati jemi njė.”

31 Judenjtė rishtas kapėn gurė pėr ta vrarė. 32 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ju tregova shumė vepra tė mira tė Atit tim. Pėr cilėn ndėr to doni tė mė vritni me gurė?”

33 Judenjtė iu pėrgjigjėn:

“Nuk duam tė tė vrasim me gurė pėr shkak tė ndonjė vepre tė mirė, por pėr shkak tė blasfemisė: pse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Hyj!”

34 Jezusi iu pėrgjigj:

“A nuk shkruan nė Ligjin tuaj:

‘Unė thashė: hyjni jeni

35 Nėse i quajti hyjni ata,

tė cilėve u qe drejtur fjala e Hyjit

‑ e Shkrimi i shenjtė nuk mund tė zhbėhet ‑

36 si atėherė ju, atij qė Ati e shuguroi

dhe e dėrgoi nė botė,

mund t’i thoni: ‘Po blasfemon’

pse thashė: Jam Biri i Hyjit?

37 Nėse nuk i bėj veprat e Atit tim,

mos mė besoni.

38 Por nėse i bėj,

po edhe nėse nuk mė besoni mua,

besojuni veprave,

qė ta merrni vesh e ta kuptoni

se Ati ėshtė nė mua

dhe unė nė Atin.”

39 Prapė deshėn ta kapin, por u doli prej duarve.

40 Jezusi doli prapė matanė Jordanit, nė atė vend ku mė parė Gjoni pagėzonte dhe zuri vend atje. 41 Shumė erdhėn tek ai dhe thoshin: “Gjoni, njėmend, nuk bėri asnjė mrekulli, por, gjithēka tha pėr kėtė njeri, u vėrtetua.” 42 Atje besuan shumė nė tė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Shėmbėlltyra e Bariut tė mirė