Kapitujt

Gjoni: 6. Jezusi ushqen pesė mijė vetė

6

1 Pastaj Jezusi kaloi nė anėn tjetėr tė detit tė Galilesė, qė quhet edhe i Tiberiadit. 2 E ndiqte njė shumicė e madhe, sepse shihnin mrekullitė qė bėnte nė tė sėmurė. 3 Jezusi u ngjit nė njė kodėr, ku u ul tė rrijė bashkė me nxėnėsit e vet. 4 Ishin afėr Pashkėt, e kremtja e judenjve.

5 Jezusi ēoi sytė dhe pa njė shumicė tė madhe njerėzish qė po vinte tek ai e i tha Filipit:

“Ku do tė blejmė bukė qė tė hanė kėta njerėz?”

6 Foli kėshtu pėr ta sprovuar, sepse ai vetė e dinte se ēka kishte nė mend tė bėnte.

7 “As dyqind denarė bukė ‑ iu pėrgjigj Filipi ‑ nuk do tė dilnin mjaft pėr t’i dhėnė secilit nga njė grimė.”

8 I tha njėri nga nxėnėsit, Andreu, i vėllai i Simon Pjetrit:

9 “Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl. Por, ēka janė kėto pėr kaq njerėz?”

10 Jezusi u tha:

“Thuajuni njerėzve tė ulen.”

Nė atė vend kishte shumė bar.

U ulėn, pra, rreth pesė mijė burra. 11 Jezusi mori bukėt, falėnderoi dhe ua dha atyre qė ishin ulur. Po ashtu edhe prej peshqve ‑ aq sa deshėn. 12 E kur u nginė, u tha nxėnėsve tė vet: “Mblidhni tepricat qė tė mos tresė asgjė.” 13 I mblodhėn, pra, dhe mbushėn dymbėdhjetė shporta me copat qė u tepruan atyre qė hėngrėn prej pesė bukėsh elbi.

14 Njerėzit, kur panė mrekullinė qė bėri Jezusi, thanė: “Ky ėshtė pėrnjėmend Profeti qė duhet tė vijė nė botė.” 15 Kur Jezusi hetoi se duan tė vijnė e ta kapin pėr ta bėrė mbret, u tėrhoq pėrsėri nė mal, krejtėsisht vetėm.

Jezusi ecėn pėrmbi ujė

(Mt 14, 22‑27; Mk 6, 45‑52)

16 Kur u bė natė, nxėnėsit e tij zbritėn nė det, 17 hynė nė lundėr e u nisėn pėr nė anėn tjetėr tė detit, pėr nė Kafarnaum. Ishte errur e Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata. 18 Deti u trazua nga era e fortė qė fryente. 19 Pasi rremuan reth njėzet e pesė apo tridhjetė stadje, panė Jezusin duke ecur pėrmbi det e po i afrohej lundrės. I kapi frika. 20 Ai u tha: “Unė jam! Mos druani!” 21 Deshėn ta marrin nė lundėr, dhe ja, lundra pėrnjėherė preku tokėn nė atė vend ku ishin drejtuar.

Jezusi buka e jetės

22 Tė nesėrmen, populli qė kishte zėnė vend matanė detit, pa se aty s’ishte veēse njė lundėr dhe se Jezusi nuk kishte hyrė nė lundėr bashkė me nxėnėsit e tij por nxėnėsit ishin nisur vetėm. 23 Ndėrkaq, prej Tiberiadit erdhėn disa lundra afėr vendit ku hėngrėn bukė (pasi Zotėria falėnderoi). 24 Kur njerėzit panė se aty nuk ishte Jezusi as nxėnėsit e tij, hynė nė lundra dhe kaluan nė Kafarnaum pėr tė kėrkuar Jezusin. 25 Kur e gjetėn nė anėn tjetėr tė detit, i thanė:

“Rabbi, kur erdhe kėtu?”

26 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

mė kėrkoni, jo pse patė mrekullitė,

por pse hėngrėt nga ato bukė

dhe u ngitė.

27 Veproni,

por jo pėr ushqim qė prishet,

por pėr njė ushqim qė qėndron pėr jetėn e amshueshme:

atė do t’jua japė Biri i njeriut,

sepse kėtė e vulosi Ati‑Hyj.

28 Atėherė ata i thanė:

“Ēka na duhet tė bėjmė pėr t’i kryer veprat qė kėrkon Hyji?”

29 Jezusi iu pėrgjigj:

“Vepra qė Hyji kėrkon ėshtė kjo:

besoni nė Atė

qė Ai e dėrgoi.”

30 “Ēfarė shenje bėn ti, ‑ i thanė ata ‑ qė ta shohim e tė besojmė? Cila ėshtė vepra jote? 31 Etėrit tanė hėngrėn manėn nė shkretėtirė si shkruan edhe nė Shkrim e shenjtė: ‘U dha tė hanin bukė prej qiellit. ’“

32 Jezusi iu pėrgjigj:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

Nuk jua dha Moisiu bukėn prej qiellit,

por Ati im jua jep bukėn prej qiellit,

atė tė vėrtetėn:

33 sepse buka e Hyjit ėshtė Ajo,

qė zbret prej qiellit

dhe qė i jep botės jetėn.”

34 Atėherė i thanė:

“Zotėri, na e jep vazhdimisht atė bukė!”

35 Jezusi u pėrgjigj:

“Unė jam buka e jetės.

Kush vjen tek unė

nuk do tė ketė mė kurrė uri,

kush beson nė mua,

nuk do tė ketė mė etje.

36 Por ju thashė:

mė patė e prapė s’mė besoni.

37 Tė gjithė ata qė m’i jep Ati

do tė vijnė tek unė

dhe atė qė vjen tek unė,

s’do ta qes jashtė,

38 sepse zbrita prej qiellit,

jo pėr tė bėrė vullnetin tim,

por vullnetin e atij qė mė dėrgoi.

39 E vullneti i Atij qė mė dėrgoi ėshtė

tė mos humbė asnjė

prej atyre qė mė dha,

por t’i ringjall nė ditėn e fundit.

40 Po, ky ėshtė vullneti i Atit tim,

qė, kushdo sheh Birin

dhe beson nė Tė,

ta ketė jetėn e pasosur

e unė do ta ringjall nė ditėn e fundit.”

41 Judenjtė murmurisnin kundėr tij pse tha: “Unė jam buka qė zbriti prej qiellit.” 42 Ata thoshin: “Vallė, a nuk ėshtė ky Jezusi, biri i Jozefit? Po, a nuk ia njohim babain e nėnėn? Si mund tė thotė tani: ‘Kam zbritur prej qiellit?’“

43 Jezusi iu pėrgjigj:

“Mos murmurisni me njėri-tjetrin!

44 Askush s’mund tė vijė tek unė,

po qe se Ati, qė mė dėrgoi, nuk e tėrheq.

Atė unė do ta ringjall nė ditėn e fundit.

45 Profetėt shkruan:

‘Tė gjithė do tė jenė nxėnės tė Hyjit.’

Kushdo, pra e dėgjon Atin

dhe e pėrvetėson mėsimin e tij,

vjen tek unė.

46 Kjo s’do tė thotė se ndokush e pa Atin,

pėrveē Atij qė ėshtė te Hyji;

vetėm Ai e pa Atin!

47 Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

ai qė beson, ka jetėn e pasosur.

48 Unė jam buka e jetės.

49 Etėrit tuaj hėngrėn manėn nė shkretėtirė dhe vdiqėn.

50 Kjo ėshtė buka qė zbret nga qielli:

qė, kush ta hajė atė,

tė mos vdesė askurrė.

51 Unė jam buka e gjallė

qė zbriti prej qiellit:

nėse ndokush ha kėtė bukė,

do tė jetojė pėr amshim.

E buka qė unė do ta jap

ėshtė trupi im

‑ pėr jetėn e botės.”

52 Atėherė judenjtė filluan tė grinden me shoqi‑shoqin e thoshin:

“Si mundet ky tė na japė trupin (e vet) pėr ushqim?”

53 Prandaj Jezusi u tha:

“Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them:

nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut

e nuk e pini gjakun e tij,

nuk keni jetė nė vetvete!

54 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ka jetėn e pasosur.

Unė atė do ta ringjall nė ditėn e fundit.

55 Sepse trupi im ėshtė ushqim i vėrtetė

e gjaku im ėshtė pije e vėrtetė.

56 Kush ushqehet me trupin tim

dhe pi gjakun tim

ai mbetet nė mua

dhe unė nė tė.

57 Sikurse mua mė dėrgoi Ati i gjallė

dhe unė jetoj pėr Atin,

po ashtu edhe ai qė mė ha mua

do tė jetojė pėr mua.

58 Kjo ėshtė buka qė zbriti prej qiellit,

jo porsi ajo qė hėngrėn etėrit

e vdiqėn:

kush ushqehet me kėtė bukė

do tė jetojė nė amshim.”

59 Kėtė mėsim Jezusi e dha nė sinagogėn e

Kafarnaumit.

Fjalėt e jetės sė pasosur

60 Shumė prej nxėnėsve tė tij, kur i dėgjuan kėto fjalė, thanė:

“I pakuptueshėm ėshtė ky mėsim! Kush mund ta dėgjojė?”

61 Kur Jezusi e hetoi se nxėnėsit e tij po murmurisnin lidhur me kėtė mėsim, u tha:

“A po ju shkandullon kjo gjė? 62 E po ta shihnit Birin e njeriut duke u ngritur atje ku ishte mė parė... ?

63 Shpirti ėshtė ai qė jep jetėn,

trupi nuk vlen asgjė.

Fjalėt qė unė ju thashė,

janė shpirt dhe janė jetė.

64 Por, janė disa ndėr ju, qė nuk besojnė”

Sepse Jezusi e dinte qė nė fillim cilėt ishin ata qė nuk besonin dhe cili ishte ai qė do ta tradhtonte.

65 Dhe shtoi:

“Prandaj edhe ju thashė se askush s’mund tė vijė tek unė, po qe se nuk iu dhurua nga Ati.”

66 Qė atėherė shumė prej nxėnėsve tė tij u shmangėn dhe nuk shkuan mė me tė.

67 Atėherė Jezusi i pyeti edhe tė Dymbėdhjetėt:

“A mos doni tė shkoni ndoshta edhe ju?”

68 Simon Pjetri iu pėrgjigj:

“Te kush tė shkojmė, Zotėri? Ti ke fjalėt e jetės sė pasosur! 69 Ne besojmė dhe e dimė se ti je Shenjti i Hyjit!”

70 Jezusi u pėrgjigj:

“Po a nuk ju zgjodha unė ju tė Dymbėdhjetėve? E pra, njėri prej jush ėshtė djall!”

71 Foli pėr Judėn, birin e Simon Iskariotit, njėrin prej tė Dymbėdhjetėve, sepse ky do ta tradhtonte.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi ushqen pesė mijė vetė