Kapitujt

Gjoni: 4. Jezusi dhe samaritania

4

1 Kur Jezusi mori vesh se farisenjtė kishin dėgjuar tė flitet se ai po tubonte mė shumė nxėnės dhe po pagėzonte mė shumė se Gjoni 2 ‑ edhe pse, nė tė vėrtetė Jezusi nuk pagėzonte, por nxėnėsit e tij ‑ 3 e la Judenė dhe u kthye pėrsėri nė Galile.

4 I duhej tė kalonte nėpėr Samari. 5 Arriti, pra, nė qytetin e Samarisė qė quhet Sihar, afėr pronės qė Jakobi ia pati dhėnė Jozefit, birit tė vet. 6 Aty ishte pusi i Jakobit.

Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul tė rrijė nė grykėn e pusit. Ishte diku rreth orės gjashtė. 7 Njė grua nga Samaria erdhi tė mbushė ujė. Jezusi i tha:

“Mė jep tė pi!”

8 Nxėnėsit e tij kishin shkuar nė qytet tė blejnė ushqime.

9 Samaritania i tha:

“Si? Ti qė je judeas, kėrkon ujė prej meje qė jam samaritane?”

[Sepse judenjtė nuk marrin e japin me samaritanė].

10 Jezusi iu pėrgjigj:

“Po ta dije ti ēka tė dhuron Hyji

dhe kush ėshtė ai qė tė thotė:

‘Mė jep tė pi!’,

ti vetė do tė lypje nga ai

dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė!”

11 “Zotėri ‑ iu pėrgjigj gruaja ‑ ti s’ke as me ēka tė mbushėsh ujė e pusi ėshtė i thellė! Nga, pra, mund tė kesh ujė tė gjallė? 12 A mos je mė i madh se ati ynė Jakobi, qė na dha kėtė pus, piu vetė prej tij, si edhe bijtė e tij e bagėtitė e tij.”

13 Jezusi iu pėrgjigj:

“Kushdo qė pi kėtė ujė

pėrsėri do tė ketė etje.

14 Kurse, kush do tė pijė

ujin qė unė do t’ia jap,

kurrė mė nuk do tė ketė etje,

madje uji qė unė do t’ia jap

do tė bėhet nė tė burim

qė rrjedh nė jetėn e pasosur.”

15 Po i thotė gruaja:

“Zotėri, mė jep ashtu uji qė tė mos etem mė e tė mos mė duhet tė vij kėtu tė mbush!”

16 Ai i tha:

“Shko, thirre burrin tėnd dhe eja kėtu!”

17 “Unė nuk kam burrė!” ‑ iu pėrgjigj ajo.

“Mirė the! ‑ ia ktheu Jezusi ‑ ‘S’kam burrė!’

18 Sepse i pate pesė burra, e ky qė ke tani, nuk ėshtė burri yt! Fole tė vėrtetėn!”

19 “Zotėri ‑ vijoi gruaja ‑ po shoh se je profet.

20 Etėrit tanė adhuruan nė kėtė mal, kurse ju thoni se nė Jerusalem ėshtė vendi ku duhet tė bėhet adhurimi.”

21 Jezusi i tha:

“Mė beso mua, o grua, po vjen koha,

kur nuk do ta adhuroni Atin

as nė kėtė mal as nė Jerusalem.

22 Ju adhuroni atė qė s’e njihni,

ne adhurojmė atė qė e njohim,

sepse shėlbimi vjen prej judenjve.

23 Por po vjen koha ‑ e tani ėshtė!‑ kur adhuruesit e vėrtetė do ta adhurojnė Atin

nė shpirt e nė tė vėrtetė,

sepse Ati kėrkon tamam adhurues tė tillė.

24 Hyji ėshtė shpirt,

dhe ata qė e adhurojnė

duhet ta adhurojnė nė shpirt e nė tė vėrtetė.”

25 Gruaja i tha:

“E di se do tė vijė Mesia, qė quhet Krisht. Kur tė vijė, ai do tė na zbulojė gjithēka”

26 Jezusi i tha:

“Unė jam Mesia, unė qė po flas me ty!”

27 Ndėrkaq arritėn nxėnėsit e tij dhe u ēuditėn qė po fliste me njė grua. Porse, prapė, askush nuk e pyeti: “Ēka do?” ose: “Pse po flet me tė?”

28 Gruaja e la enėn dhe shkoi nė qytet. U tha njerėzve: 29 “Ejani e shihni njeriun qė mė tregoi gjithēka kam bėrė. A mos ėshtė ky Mesia?”

30 Ata dolėn prej qytetit dhe u nisėn pėr tek ai.

31 Ndėrkaq nxėnėsit po e lutnin:

“Rabbi, ha!”

32 Ai u tha:

“Kam pėr ushqim njė gjellė tjetėr qė ju s’e dini.”

33 Nxėnėsit pyetėn njėri‑tjetrin:

“A mos i solli ndokush ushqim?”

34 Jezusi iu pėrgjigj:

“Ushqimi im ėshtė

tė zbatoj vullnetin e atij qė mė dėrgoi,

tė kryej veprėn e tij.

35 A nuk thoni ju:

‘Edhe katėr muaj e, ja, korrja?’

Ja, unė po ju them:

Ēoni sytė tuaj dhe shikoni:

arat u zbardhuan pėr korrje!

Tanimė 36 korrtari po e merr pagėn

dhe po mbledh frytin pėr jetėn e pasosur,

qė mbjellėsi e korrtari tė galdojnė sė bashku!

37 Nė kėtė gjė vėrtetohet fjala:

‘Njėri mbjell e njė tjetėr korr’!

38 Unė ju dėrgova tė korrni atje

ku ju s’derdhėt djersė:

tė tjerėt u munduan

e ju trashėguat frytin e djersės sė tyre.”

39 Shumė samaritanė prej atij qyteti besuan nė tė pėr shkak tė fjalės sė gruas qė dėshmoi: “Mė tregoi gjithēka kam bėrė.” 40 Kur, pra, samaritanėt erdhėn tek ai, iu lutėn tė rrijė tek ata. Jezusi ndenji mes tyre dy ditė. 41 Por shumė mė tepėr njerėz besuan nė tė pėr arsye tė mėsimit tė tij. 42 Gruas i thoshin: “Tani nuk besojmė vetėm pse na tregove ti: vetė e dėgjuam dhe e dimė se me tė vėrtetė ėshtė Shėlbuesi i botės.”

Shėrimi i djalit tė nėpunėsit mbretėror

(Mt 8, 5‑13; Lk 7, 1‑10)

43 Pas kėtyre dy ditėve shkoi prej andej nė Galile. 44 Nė tė vėrtetė Jezusi kishte thėnė se profeti nuk nderohet nė vendin e vet. 45 Kur arriti nė Galile, galileasit e pritėn mirė, sepse kishin parė se ēka kishte bėrė nė Jerusalem nė kohė tė festės. Sepse edhe ata kishin qenė pėr festė.

46 Erdhi, pra, prapė nė Kanė tė Galilesė, ku e kishte shndėrruar ujin nė verė. Aty ishte njė nėpunės i mbretit, i cili e kishte djalin tė sėmurė nė Kafarnaum. 47 Ky, kur mori vesh se Jezusi kishte ardhur prej Judesė nė Galile, shkoi tek ai e iu lut tė zbriste t’ia shėronte djalin qė ishte nė fill tė vdekjes. 48 Jezusi i tha:

“Po nuk patė shenja e mrekulli, ju nuk besoni.”

49 Nėpunėsi mbretėror iu pėrgjigj:

“Zotėri, eja para se tė mė vdesė fėmija.”

50 “Shko ‑ i tha Jezusi ‑ djali yt ėshtė shėndoshė!”

Njeriu i besoi fjalės qė i tha Jezusi dhe shkoi. 51 Ndėrsa ai po zbriste, shėrbėtorėt e tij i dolėn para dhe i thanė: “Djali yt ėshtė shėndoshė e mirė!” 52 I pyeti pėr kohė kur filloi tė bėjė mė mirė. Ata i thanė:

“Dje rreth orės shtatė e lėshuan ethet!”

53 I ati e kuptoi se ajo ndodhi nė atė orė, kur Jezusi i tha: “Djali yt ėshtė shėndoshė!” Dhe besoi ai e mbarė shtėpia e tij.

54 Kjo ishte mrekullia e dytė qė Jezusi bėri, kur u kthye prej Judesė nė Galile.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Gjoni > Jezusi dhe samaritania