Kapitujt

Jozuehu: 21. Qytetet e levitėve

21

1 Kryetarėt e familjeve tė Levit shkuan tek Eleazari prift, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijėsit e vėllazėrive tė tė gjitha fiseve tė bijve tė Izraelit 2 biseduan me ta nė Silo, nė tokėn e Kanaanit. U thanė: “Zoti urdhėroi me anė tė Moisiut qė tė na jepen qytetet pėr tė banuar dhe rrethinat e tyre pėr tė kullotur bagėtitė”.

3 Bijtė e Izraelit ua dhanė levitėve prej pronave tė veta, siē kishte urdhėruar Zoti, ato qytete me rrethinat e tyre.

4 U hodh shorti pėr familjet e Kaatit: bijve tė Aronit prift, u ranė me short trembėdhjetė qytete prej fiseve tė Judės, tė Simonit e tė Beniaminit. 5 Tė tjerėve bijve tė Kaatit, d. m. th. levitėve, u ranė me short dhjetė qytete prej fiseve tė Efraimit, tė Danit e tė gjysmės sė fisit tė Manaseut. 6 Kurse bijve tė Gersonit shorti u ra tė marrin trembėdhjetė qytete prej fiseve tė Isaharit, tė Aserit e tė Neftaliut dhe tė gjysmės sė fisit tė Manaseut nė Basan. 7 Bijve tė Merariut, sipas vėllazėrive tė tyre, u takuan dymbėdhjetė qytete prej fiseve tė Rubenit, tė Gadit e tė Zabulonit. 8 Bijtė e Izraelit ua dhanė levitėve ato qytete me rrethinat e tyre, siē kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut, me short.

Pjesa e Kaatasve

9 Prej fiseve tė bijve tė Judės e tė Simonit iu dhanė qytetet si mė poshtė, tė caktuara me emėr, 10 bijve tė Aronit, prej familjeve tė Kaatasve tė fisit tė Levit, ‑ sepse shorti i parė ra mbi ta.

11 Kariatarbe /d. m. th. Qyteti i Arbeut/, babait tė Enakut, qė quhet Hebron, nė malin e Judės, me kullotat e rrethinės sė tij. 12 Kurse fusha me fshatrat e saj i ishte dhėnė mė parė pėr pronė Kalebit, birit tė Jefoneut. 13 Tė bijve tė Aronit prift u ra qyteti strehim i Hebronit dhe rrethinat e tija, Lebnami me rrethinat e tija, 14 Jeteri e Estemoja, 15 Holoni, Dabiri, 16 Aini, Jeta, Betsamesi me rrethinat e tyre: nėntė qytete prej kėtyre dy fiseve. 17 Kurse prej fisit tė Beniaminit: Gabaoni, Gabaja, 18 Anatoti, Almti me rrethinat e tyre: katėr qytete.

19 Tė gjitha qytetet e bijve tė Aronit prift: trembėdhjetė me rrethinat e tyre.

20 Kurse levitėve tė tjerė prej familjeve tė bijve tė Kaatit, u qe dhėnė kjo pronė:

21 Prej fisit tė Efraimit: qyteti strehim i Sikemit me rrethinat e tija nė malet e Efraimit dhe Gazeri, 22 Cibsaimi, Betoroni me rrethinat e tyre: katėr qytete. 23 Kurse prej fisit tė Danit: Eltecja, Gebatoni, 24 Ajaloni, Getremoni me rrethinat e tyre: katėr qytete. 25 Kurse prej gjysmės sė fisit tė Manaseut: Tanaku e Getremoni me rrethinat e tyre: dy qytete.

26 Bijve tė Kaatit, tė shkallės mė tė ulėt, u dhanė tė gjitha sė bashku dhjetė qytete me rrethinat e tyre.

Pjesa e Gersonajve

27 Kurse bijve tė Gersonit, familjeve levite, u dhanė prej gjysmės sė fisit tė Manaseut: qytetin strehim Gaulonin, nė Basan, dhe Astarotin me rrethinat e tyre: dy qytete. 28 Kurse prej fisit tė Isaharit: Cezionin, Daberetin, 29 Jaramotin, Enganimin me rrethinat e tyre: katėr qytete. 30 Prej fisit tė Aserit: Masalin, Abdonin, 31 Helkatin e Rohobin me rrethinat e tyre: katėr qytete. 32 Prej fisit tė Neftaliut: qytetin strehim Cedesin, nė Galile, Amotdorin, Kartanin me rrethinat e tyre: tri qytete.

33 Tė gjitha qytetet e familjeve tė Gersonit: trembėdhjetė me rrethinat e tyre.

Pjesa e bijve tė Merariut

34 Bijve tė Merariut, levitėve tė shkallės mė tė ulėt, sipas vėllazėrive tė tyre, u qenė dhėnė prej fisit tė Zabulonit: Jeknaami, Karta, 35 Remona, Naaloli: katėr qytete me rrethinat e tyre. 36 Prej fisit tė Rubenit, pėrtej Jordanit, pėrballė Jerikut, qyteti strehim i Bosorit nė rrafshinėn e shkretėtirės, Jasa, Kademoti, e Mefaati: katėr qytete me rrethinat e tyre. 37 Prej fisit tė Gadit qyteti strehim i Ramotit, nė Galaad, Mahanaimi, Heseboni e Jazeri: katėr qytete me rrethinat e tyre.

38 Tė gjitha qytetet e bijve tė Merariut sipas vėllazėrive tė tyre, levitėve tė tjerė, dymbėdhjetė qytete.

39 Kėshtu, pra, tė gjitha qytetet e levitėve nė pronėn e bijve tė Izraelit qenė dyzet e tetė 40 me rrethinat e tyre, secili qytet me kullotat e veta pėrreth.

41 Zoti ia dha Izraelit mbarė tokėn pėr tė cilėn u ishte pėrbetuar etėrve tė tyre se do t’ua jepte dhe e bėnė pronė tė veten e banuan nė tė. 42 Dhe Zoti u dha qetėsi sipas tė gjitha pėrbetimeve qė ua kishte bėrė etėrve tė tyre. Asnjė prej armiqve tė tyre nuk pati guximin t’u dilte pėrballė, por tė gjithė i vuri nėn sundimin e tyre. 43 Asnjė prej tė gjitha premtimeve qė i bėri Zoti shtėpisė sė Izraelit, nuk mbeti pa shkuar nė vend: u plotėsuan qė tė gjitha.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Qytetet e levitėve