Kapitujt

1 i Mbretėrve: 4. Zyrtarėt e lartė tė Salomonit

4

1 Mbreti Salomon ishte mbret mbi mbarė Izraelin. 2 Zyrtarėt e tij tė lartė ishin kėta: Azaria, biri i Sadokut, ishte prift; 3 Elihorefi dhe Ahia, bijtė e Sisės, skribė; Jozafati, biri i Ahiludit, sekretar; 4 Banaja, biri i Jojadės, i parė mbi ushtrinė, kurse Sadoku e Abiatari, priftėrinj; 5 Azaria i Natanit, nė krye tė qeveritarėve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit; 6 kurse Ahisari, drejtor i oborrit mbretėror e Adonirami, biri i Abdės, pėrgjegjės i angarisė e i tatimeve.

Qeveritarėt e Salomonit

7 Salomoni kishte nė mbarė Izraelin dymbė‑ dhjetė qeveritarė, tė cilėt nozullonin mbretin dhe shtėpinė e tij: njė muaj nė vit secili prej tyre e pajiste mbretin me gjithēka kishte nevojė.

8 Dhe ja emrat e tyre:  

Benhuri nė Malet e Efraimit;

9 Bendehari nė Maces, nė Salebim, nė Betsames, nė Elon e nė Betanan;

10 Benhesedi nė Arubot, atij i takonte Sokoja dhe mbarė toka Efer;

11 Benabinadabi, tė cilit i pėrkiste mbarė krahina Dor; e kishte pėr grua Tafetin, bijėn e Salomonit.

12 Bana, biri i Ahiludit, qė sundonte Tanakun, Magedon dhe mbarė Betsanin, qė ėshtė afėr Sartanit, nėn Jezrahelin, qė nga Betsani e deri nė Abelmehulė dhe deri pėrtej Jekmaamit; 

13 Bengaberi nė Ramot tė Galaadit i kishte fshatrat Jair, tė birit tė Manaseut nė Galaad: ai ishte nė krye tė mbarė krahinės Argob, qė ėshtė nė Basan: nė krye tė gjashėdhjetė qyteteve tė mėdha e tė rrethuara me mure dhe me shula bronzi;

14 Ahinadabi, biri i Ados, ishte i parė nė Mahanaim;

15 Akimaasi nė Neftali. Edhe ky kishte bijėn e Salomonit, Basematėn, pėr grua.

16 Baana, biri i Husiut, nė Aser e nė Baalot;

17 Jozafati, biri i Faruehut, nė Isahar;

18 Semei, biri i Elės, nė Beniamin;

19 Gaberi, biri i Uriut, nė tokėn e Galaadit, nė tokėn e Sehonit, mbretit tė amorrenjve dhe tė Ogut, mbretit tė Basanit.

Pėrkrye kėsaj ishte edhe njė qeveritar tjetėr nė Judė.

20 Juda e Izraeli ishin tė panumėrt, porsi rėra qė ėshtė nė bregun e detit me shumicė: hanin e pinin e gėzonin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 1 i Mbretėrve > Zyrtarėt e lartė tė Salomonit