Kapitujt

Luka: 5. Thirrja e nxėnėsve tė parė

5

1 Jezusi njė ditė ishte nė bregun e liqenit tė Gjenezaretit e, ndėrsa populli po shtyhej rreth tij pėr tė dėgjuar fjalėn e Hyjit, 2 pa dy lundra buzė bregut tė liqenit: peshkatarėt kishin dalė e po lanin rrjetat. 3 Hyri nė njėrėn prej atyre lundrave ‑ nė atė qė ishte e Simonit ‑ dhe iu lut ta largonte pakėz prej tokės. U ul e, prej lundrės, mėsonte turmėn.

4 Kur pushoi sė foluri, i tha Simonit:

“Grahi nė ujė tė thellė e hidhni rrjetat tuaja pėr tė zėnė peshk.”

5 Simoni i tha:

“Mėsues, gjithė natėn u pėrpoqėm e nuk zumė asgjė; por pasi po thua ti, do t’i hedh rrjetat.”

6 Si bėnė kėshtu, zunė njė sasi tė madhe peshqish ‑ gati po u shqyheshin rrjetat. 7 Atėherė u dhanė shenjė shokėve nė lundrėn tjetėr tė vinin e t’u ndihmonin. Ata erdhėn dhe i mbushėn tė dy lundrat aq sa gati u fundosėn.

8 Kur pa Simon Pjetri, i ra ndėr kėmbė Jezusit dhe i tha:

“Largohu prej meje, Zotėri, se jam njeri mėkatar!”

9 Vėrtet, pėr arsye tė peshkut qė zunė, mbeti shtang prej habisė ai dhe tė gjithė tė tjerėt qė ishin me tė; 10 gjithashtu edhe Jakobi e Gjoni, bijtė e Zebedeut, bashkėgjuetarė tė Simonit. Jezusi i tha Simonit:

“Mos ki frikė! Tani e tutje do tė zėsh njerėz.”

11 Ata, si i sollėn lundrat nė breg, lanė gjithēka e shkuan pas tij.

Shėrimi i tė gėrbulurit

(Mt 8, 1‑4; Mk 1, 40‑45)

12 Ndėrsa Jezusi po gjendej nė njė qytet, dhe ja, ia behu njė njeri plot gėrbulė! Kur e pa Jezusin, ra me fytyrė pėrdhe e iu lut:

“Zotėri, nėse do, ti mund tė mė pastrosh!”

13 Jezusi shtriu dorėn, e preku dhe tha:

“Dua, pastrohu!”

Dhe gėrbula iu zhduk aty pėr aty. 14 Jezusi e porositi tė mos i tregojė askujt, por:

“Shko ‑ i tha ‑ paraqitju priftit, ēo flinė pėr shėrimin tėnd, siē ka urdhėruar Moisiu, qė ta kenė pėr dėshmi.”

15 Ndėrkaq pėrhapej pėr tė zėri pėrherė e mė tepėr e populli lėshohej me shumicė pėr ta dėgjuar e pėr t’u shėruar nga sėmundjet e veta. 16 E Jezusi tėrhiqej nė vende tė vetmuara e lutej.

Shėrimi i tė paralizuarit

(Mt 9, 1‑8; Mk 2, 1‑12)

17 Njė ditė Jezusi ishte duke mėsuar. Ndėr dėgjues kishte edhe farisenj e mėsues tė Ligjit, qė kishin ardhur prej tė gjitha fshatrave tė Galilesė, tė Judesė dhe prej Jerusalemit. Atė fuqia e Zotit e shtynte tė shėrojė.

18 Kur, ja disa njerėz po mbartnin nė vig njė njeri qė ishte i paralizuar. Ata kėrkonin ta shtienin brenda pėr ta vėnė para tij. 19 Por nuk gjetėn kah ta shtienin brenda prej turmės sė popullit. Atėherė u ngjitėn nė pullaz, hoqėn tjegullat dhe e lėshuan me gjithė vig mes njerėzve ‑ para Jezusit. 20 Jezusi, duke parė fenė e tyre, tha:

“O njeri, tė janė falur mėkatet!”

21 Mėsuesit e Ligjit e farisenjtė filluan tė mendojnė:

“Kush ėshtė ky qė po flet blasfemi? Kush mund t’i falė mėkatet, pėrveē njė Hyji tė vetėm?”

22 Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, u tha:

“Ēka po mendoni nė zemrat tuaja? 23 Ēka ėshtė mė lehtė, tė thuhet: ‘Tė janė falur mėkatet’, apo tė thuhet:’Ēohu e ec?’ 24

Mirė, pra, unė dua t’jua vėrtetoj se Biri i njeriut ka pushtet tė falė mėkatet mbi tokė ‑ atėherė i tha tė paralizuarit ‑ Po tė urdhėroj: ēohu, merre vigun tėnd dhe shko nė shtėpinė tėnde!”

25 I paralizuari, aty pėr aty, para syve tė tyre, u ngrit nė kėmbė, mori vigun dhe shkoi nė shtėpi duke e lavdėruar Hyjin.

26 Tė gjithė i rrėmbeu habi e madhe, lėvdonin Hyjin dhe, plot frikė, thoshin:

“Sot pamė mrekulli tė mėdha!”

Thirrja e Levit

(Mt 9, 9‑13; Mk 2, 13‑17)

27 Pastaj Jezusi doli dhe nė vendin e tatimit pa duke ndenjur njė tagrambledhės, qė quhej Levi. I tha: “Eja pas meje!” 28 Ai la gjithēka, u ngrit e shkoi pas tij.

29 Pastaj Levi i bėri gati nė shtėpinė e vet njė gosti tė madhe. Bashkė me Jezusin rrinin nė tryezė shumė tagrambledhės e njerėz tė tjerė. 30 Farisenjtė dhe skribėt e sektit tė tyre, murmurisnin dhe u thanė nxėnėsve tė tij:

“Pse hani e pini me tagrambledhės e mėkatarė?”

31 Jezusi u pėrgjigj:

“Tė shėndoshėt nuk kanė nevojė pėr mjek, por tė sėmurit. 32 Unė nuk erdha t’i thėrras tė kthehen tė drejtėt, por mėkatarėt.”

Ēėshtja e agjėrimit

(Mt 9, 14‑17; Mk 2, 18‑22)

33 Atėherė ata i thanė:

“Nxėnėsit e Gjonit agjėrojnė shpesh dhe luten, po ashtu edhe ata tė farisenjve ‑ pėrkundrazi, tė tutė hanė e pinė.”

34 Jezusi u pėrgjigj:

“A mund t’i bėni dasmorėt tė agjėrojnė derisa dhėndri ėshtė me ta? 35 Tani vijnė ditėt kur do t’ua rrėmbejnė dhėndrin, atėherė, nė ato ditė do tė agjėrojnė.”

36 U tregoi edhe krahasimin:

“Askush nuk e pret njė copė prej petkut tė ri pėr t’ia vėnė petkut tė vjetėr, pėrndryshe shqyen petkun e ri, kurse copa prej petkut tė ri nuk pėrkon me petkun e vjetėr. 37 Askush nuk e shtie verėn e re nė rrėshiqa tė vjetėr, sepse vera e re i pėlcet rrėshiqat kėshtu qė edhe vera derdhet edhe rrėshiqat prishen: 38 por vera e re duhet tė hidhet nė rrėshiqa tė rinj.

39 Askush, duke pirė verė tė vjetėr, s’i lakmon verės sė re, sepse thotė: “E vjetra ėshtė mė e mirė!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Luka > Thirrja e nxėnėsve tė parė