Kapitujt

2 i Mbretėrve: 18. Hyrje nė mbretėrimin e Ezekisė /716 687/

18

1 Nė vitin e tretė tė Ozesė, birit tė Elės, mbretit tė Izraelit, u bė mbret Ezekia, biri i Akazit, mbretit tė Judės. 2 Ishte njėzetepesėvjeēar kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem njėzetenėntė vjet. Nėna e tij quhej Abi. Ishte bija e Zakarisė. 3 Bėri ē’ishte mirė para syve tė Zotit, gjithēka siē kishte vepruar Davidi, baba i tij. 4 Ky i rrėnoi lartėsirat, copėtoi gurngulėt, preu banirin dhe thėrmoi gjarprin e bronztė, qė e kishte punuar Moisiu, sepse deri nė atė ditė bijtė e Izraelit i digjnin kemin pėr nder tė tij. Gjarpri quhej Nohestan. 5 Shpresėn e kishte nė Zotin, Hyjin e Izraelit. Kėshtu pas tij nuk qe asnjė mbret i Judės i ngjashėm me tė, por madje as ndėr ata qė qenė para tij. 6 Iu mbėshtet krejtėsisht Zotit e nuk u largua gjurmėve tė tija dhe i kreu urdhėrimet e Zotit qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut, 7 prandaj edhe Zoti ishte me tė dhe gjithēka qė ndėrmerrte, i shkonte mbarė.

U ēua kundėr mbretit tė asirėve dhe nuk ndenji nėn skllavėrinė e tij. 8 Ky i goditi filistenjtė deri nė Gazė e nė kufijtė e tij, prej kullės sė rojtarėve deri nė qytet tė fortifikuar.

Pėrmbledhje mbi pushtimin e Samarisė

9 Nė vitin e katėrt tė mbretit Ezeki, qė ishte viti i shtatė i Ozesė, birit tė Elės, mbretit tė Izraelit, Salmanasari, mbreti i Asirisė, erdhi, e sulmoi Samarinė 10 dhe e pushtoi. Pas tri vjetėsh, nė vitin e gjashtė tė Ezekisė, d. m. th. nė vitin e nėntė tė Ozesė, mbretit tė Izraelit, u pushtua Samaria. 11 Mbreti i Asirisė i shpuri pėrdhunė izraelitėt nė Asur dhe i vendosi nė Halė e nė Habor, afėr lumit Gozan dhe nė qytetet e medėve, 12 pėr arsye se ata nuk kishin dėgjuar zėrin e Zotit, Hyjit tė vet, por kishin shkelur besėlidhjen e tij: asnjė prej urdhrave qė kishte urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit, s’e dėgjuan as nuk e kryen.

Fushata luftarake e Senakeribit

13 Nė vitin e katėrmbėdhjetė tė mbretėrimit tė Ezekisė, Senakeribi, mbreti i Asirisė, i sulmoi tė gjitha qytetet e fortifikuara tė Judės dhe i pushtoi. 14 Atėherė Ezekia, mbreti i Judės, dėrgoi nė Lakis kasnecė te mbreti i asirėve me kėto fjalė: “Kam bėrė gabim. Mos mė pushto dhe unė do tė marr mbi vete gjithēka qė tė mė ngarkosh”. Kėshtu mbreti i asirėve i kėrkoi Ezekisė, mbretit tė Judės, treqind talenta argjendi e tridhjetė talenta ari. 15 Ezekia i dha tė gjithė argjendin qė u gjet nė Shtėpinė e Zotit dhe nė thesarė tė mbretit. 16 Asokohe Ezekia hoqi prej dyerve tė Tempullit tė Zotit dhe prej shtatkave arin me tė cilin ai vetė i kishte veshur dhe ia dha mbretit tė asirėve.

Dėrgimi i kryekomandantit tė ushtrisė sė asirėve

17 Mbreti i asirėve dėrgoi Tartanin, Rabsarisin dhe Rabsacesin prej Lakisit te Ezekia mbret nė Jerusalem me njė ushtri tė fortė. Kėta, si arritėn, erdhėn nė Jerusalem dhe u ndalėn tek ujėsjellėsi i peshkores sė sipėrme, qė gjendet nė udhėn e fushės sė Robėlarėsit. 18 E thirrėn mbretin. Nė takim me ta doli Eliacimi, biri i Helcisė, kryekujdestari i pallatit, Sobna, sekretari, dhe Joaheu, biri i Asafit, kėshilltari.

19 Rabsacesi u tha: “Tregoni Ezekisė: Kėshtu thotė mbreti i madhėrishėm, mbreti i asirėve: Ēfarė ėshtė ajo shpresė nė tė cilėn mbėshtetesh? 20 Ndoshta mendon se ėshtė njė fjalė goje kėshilla dhe fuqia pėr tė bėrė luftė? Nė kė e vė shpresėn qė ke guxim tė ēosh kokė kundėr meje? 21 A mos shpreson nė Egjiptin, njė shkop kallami i thyer, mbi tė cilin, nėse mbėshtetet njeriu, theret dhe i shporohet dora? I tillė ėshtė faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tė gjithė ata qė shpresojnė nė tė. 22 E nė qoftė se do tė mė thoni: ‘E kemi shpresėn nė Zotin, Hyjin tonė’, a nuk ėshtė ai, tė cilit Ezekia ia rrėnoi lartėsirat e lterėt dhe u urdhėroi judenjve dhe jerusalema‑ sve: ‘Adhuroni nė Jerusalem para kėtij lteri!’ 23 Tani pra, vėr bast me zotėrinė tim, mbretin e asirėve: do tė t’i jap dy mijė kuaj dhe shih a do tė mund t’i gjesh kalorėsit pėr ta! 24 Si do tė mund ta vėsh nė ikje pra edhe njė tė vetmin e mė tė voglin ndėr qeveritarė tė zotėrisė tim? A mos shpreson nė Egjiptin pėr kuaj e kalorės? 25 A mos kujton se kam ardhur pa vullnet tė Zotit nė kėtė vend pėr ta rrafshuar? Vetė Zoti mė ka thėnė: ‘Sulmoje e shkretėroje kėtė vend. ’“

26 Eliacimi, biri i Helcisė, Sobna e Joaheu i thanė Rabsacesit: “Tė lutemi, fol me ne, shėrbėtorėt e tu, aramaisht, sepse ne e dimė kėtė gjuhė dhe mos na fol herbaisht, sepse tė ndien populli qė ėshte mbi mure”. 27 Rabsacesi u pėrgjigj: “Pse a mė ka dėrguar imzoti vetėm te zotėria yt dhe tek ti pėr t’i thėnė kėto fjalė dhe jo pėr kėta njerėz qė janė mbi mure, qė janė tė dėnuar tė hanė tretjet e veta e tė pinė ujėt e vet sė bashku me ju”?

28 U ngrit nė kėmbė Rabsacesi dhe bėrtiti me zė tė lartė hebraisht e tha: “Dėgjojini fjalėt e mbretit tė madhėrishėm, mbretit tė Asirisė: 29 Kėshtu thotė mbreti: Tė mos ju gėnjejė Ezekia: s’do tė jetė i zoti t’ju nxjerrė nga kthetrat e mia! 30 As tė mos ju jap shpresė nė Zotin duke ju thėnė: ‘Me siguri do tė na shpėtojė Zoti dhe ky qytet nuk do tė bjerė nė duar tė mbretit tė Asirisė’! 31 Mos e degjoni Ezekinė! Kėshtu ju thotė mbreti i Asirisė: ‘Bėni paqe me mua dhe m’u dorėzoni e secili do tė hajė prej vreshtit tė vet e fiqve tė vet dhe do tė pini ujė prej pusave tuaj, 32 derisa tė vij e t’ju ēoj nė njė vend qė ėshtė i ngjashėm me vendin tuaj, nė njė vend plot fruta e verė, nė njė tokė buke e vreshtash, tokė ullishtash, vaji e mjalti. Do tė jetoni e nuk do tė vdisni. Mos e dėgjoni Ezekinė qė ju gėnjen duke thėnė: ‘Zoti do tė na shpėtojė’! 33 Pse a i shpėtuan hyjnitė e popujve, secili vendin e vet, prej dorės sė mbretit tė asirėve? 34 Ku janė zotat e Ematit e tė Arfadit? Ku janė zotat e Sefarvaimit, Ana e Ava? A mos e shpėtuan Samarinė prej dorės sime? 35 Ku janė ata zota, ndėr tė gjithė zotat e vendeve, qė mundėn ta shpėtonin vendin e vet prej duarve tė mia, qė tė mund ta shpėtojė Zoti Jerusalemin prej duarve tė mia?”

36 Heshti populli e nuk u pėrgjigj me asnjė fjalė, sepse mbreti u kishte dhėnė urdhėr tė mos i pėrgjigjeshin. 37 U kthyen, pra, Eliacimi, biri i Helcisė, kryekujdestari i pallatit, Sobna, sekretari, dhe Joaheu, kėshilltari, tek Ezekia, i shqyen petkat e veta dhe i treguan fjalėt e Rabsacesit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Hyrje nė mbretėrimin e Ezekisė /716 687/