Kapitujt

2 i Mbretėrve: 24. Hyrje nė mbretėrinė e Joakinit /598/

24

1 Nė kohėn e tij erdhi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisė, dhe Joakimi ra nėn pushtetin e tij pėr tri vjet. Atėherė bėri kryengritje kundėr tij. 2 Por Zoti ēoi kundėr tij ēeta kaldenjsh, ēeta sirianėsh, ēeta moabitėsh e ēeta amonėsh.

Zoti i dėrgoi kundėr Judės pėr ta shuar sipas fjalės sė Zotit qė e kishte folur me gojė tė shėrbėtorve tė vet profetė. 3 E u bė kėshtu pėr shkak tė hidhėrimit tė Zotit kundėr Judės, sepse deshi ta fshijė prej pranisė sė vet pėr shkak tė mėkateve tė Manaseut, pėr tė gjitha ato qė kishte bėrė 4 dhe pėr shkak tė gjakut tė pafajshėm qė derdhi dhe e mbushi Jerusalemin me gjak tė tė pafajshmėve. Kjo qe arsyeja qė Zoti nuk deshi ta falė.

5 Veprat e tjera tė Joakimit dhe gjithēka ndėrmori, pse a nuk janė kėto tė shkruara nė Librin e Analeve tė mbretėrve tė Judės? Joakimi pushoi me etėrit e vet. 6 Mbret nė vendin e tij u bė Joakini, biri i tij.

7 Mbreti i Egjiptit nuk doli mė nga vendi i vet, sepse mbreti i Babilonit kishte pushtuar gjithēka kishte qenė nė pushtetin e mbretit tė Egjiptit prej pėrroit tė Egjiptit e deri nė lumin e Eufratit.

Hyrje nė mbretėrinė e Joakinit /598/

8 Joakini kishte tėtėmbėdhjetė vjet kur u bė mbret dhe mbretėroi nė Jerusalem tre muaj. Nėna e tij quhej Nestė. Ishte bija e Elnatanit prej Jerusalemit. 9 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit gjithė si kishte vepruar edhe i ati.

Shpėrngulja e parė me dhunė

10 Nė atė kohė shėrbėtorėt e Nabukodonosorit, mbretit tė Babilonisė, erdhėn kundėr Jerusalemit dhe e rrethuan qytetin.

11 Ndėrsa shėrbėtorėt e tij po mbanin nė rrethim qytetin, erdhi edhe vetė Nabukodonosori, mbreti i Babilonisė, kundėr qytetit. 12 Atėherė Joakini, mbreti i Judės, doli te mbreti i Babilonisė, ai, nėna e tij, oborrtarėt e tij, prijėsit e tij dhe zyrtarėt e tij. Mbreti i Babilonisė e zuri rob nė tė tetin vit tė mbretėrimit tė vet.

13 Sipas fjalės sė Zotit Nabukodonosori mori prej andej tė gjithė thesaret e Shtėpisė sė Zotit dhe thesaret e pallatit mbretėror, i theu tė gjitha enėt e arta qė i kishte punuar Salomoni, mbreti i Izraelit, pėr Tempullin e Zotit. 14 E shpėrnguli me dhunė mbarė Jerusalemin, tė gjithė krerėt dhe tė gjithė luftėtarėt e fortė: dhjetė mijė vetė tė humbur bashkė me farkėtarė e me marangozė; mbeti vetėm populli i varfėr i vendit. 15 Po ashtu shpėrnguli me dhunė nė Babilon edhe Joakinin, nėnėn e mbretit, gratė e mbretit, oborrtarėt e tij, bujarėt e vendit, tė gjithė i treti nė mėrgim prej Jerusalemit nė Babiloni. 16 Tė gjithė njerėzit e aftė, rreth shtatė mijė, po ashtu edhe farkėtarė e marangozė rreth njėmijė, tė gjithė luftėtarėt: mbreti i Babilonisė i ēoi robėr nė Babiloni. 17 Mbreti i Babilonisė e bėri mbret Mataninė nė vend tė tij. Ishte ungji i Joakinit. Matanisė ia ndėrroi emrin dhe e quajti Sedeci.

Hyrje nė mbretėrimin e Sedecisė nė Judė /598‑587/

18 Kur filloi tė mbretėrojė Sedecia, kishte njėzet e njė vjet.

Nė Jerusalem mbretėroi njėmbėdhjetė vjet. Emri i nėnės sė tij ishte Amital. Ishte bija e Jeremisė prej Lobnės. 19 Bėri ē’ėshtė e keqe para syve tė Zotit, gjithė si kishte bėrė Joakimi. 20 Zoti vazhdonte tė hidhėrohej kundėr Jerusalemit dhe kundėr Judės derisa i largoi prej pranisė sė vet.

Sedecia pastaj bėri kryengritje kundėr mbretit tė Babilonisė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Mbretėrve > Hyrje nė mbretėrinė e Joakinit /598/