Kapitujt

Veprat e Apostujve: 6. Themelimi i tė shtatėve

6

1 Nė atė kohė, me tė rritur tė numrit tė nxėnėsve, filluan ankesat e hebrenjve qė flisnin greqisht kundėr hebrenjve vendas pse nė shėrbimin e pėrditshėm po i linin pas dore vejushat e tyre. 2 Atėherė tė Dymbėdhjetėt bashkuan nė njė mbledhje tė pėrgjithshme nxėnėsit e u thanė:

“Nuk ėshtė e drejtė ta lėmė predikimin e fjalės sė Hyjit pėr tė shėrbyer nė tryezė. 3 Gjeni, pra, o vėllezėr, ndėr ju shtatė vetė nė zė tė mirė, plot me Shpirt Shenjt e me urti, tė cilėt do t’i caktojmė pėr kėtė detyrė, 4 kurse ne do t’i kushtohemi krejtėsisht lutjes dhe shėrbesės sė fjalės.”

5 Propozimi i pėlqeu krejt mbledhjes sė nxėnėsve. Ata atėherė zgjodhėn Shtjefnin, njeri plot fe e Shpirt Shenjt, pastaj Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollėn, proselit prej Antiokisė. 6 Kėta i vunė para apostujve. Apostujt, pasi u lutėn, vunė duart mbi ta.

7 Fjala e Hyjit vazhdonte tė shtrihej. Shtohej shumė numri i nxėnėsve nė Jerusalem dhe shumė priftėrinj e pranonin fenė.

Arrestimi i Shtjefnit

8 Ndėrkaq Shtjefni, qė ishte plot hir dhe fuqi, bėnte mrekulli dhe shenja tė mėdha nė popull. 9 Po asohere disa prej tė ashtuquajturės sinagogė e Libertinėve, Cirenianėve, tė Aleksandrinėve dhe tė atyre nga Cilicia dhe Azia u ēuan pėr t’u rragatur me Shtjefnin. 10 Por nuk mund ta pėrballonin dijen dhe Shpirtin Shenjt nė fuqi tė tė cilit fliste.

11 Atėherė paguan disa njerėz qė thanė: “Ne e kemi dėgjuar duke folur fjalė fyese kundėr Moisiut e kundėr Hyjit.” 12 Kėshtu e ngacmuan e pleqtė e skribėt, pastaj iu afruan, e kapėn dhe e ēuan nė Kėshill. 13 Aty sollėn dėshmitarė tė rrejshėm, tė cilėt thanė: “Ky njeri vazhdimisht flet kundėr Vendit tė shenjtė dhe kundėr Ligjit. 14 Vėrtet e dėgjuam duke thėnė: ‘Jezusi Nazarenas do ta rrėnojė kėtė vend dhe do t’i shndėrrojė traditat qė na i ka lėnė Moisiu. ’” 15 Tė gjithė ata qė ishin nė Kuvend i drejtuan sytė nga ai dhe panė se ishte nė fytyrė si engjėll.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Veprat e Apostujve > Themelimi i tė shtatėve