Kapitujt

Numrat: 17. Kemoret

17

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhėroj Eleazarit, birit tė Aronit prift, qė t’i nxjerrė kemoret prej zjarrit e ta derdhė andej e kėndej zjarrin prej tyre, sepse janė tė shuguruara 3 me vdekjen e mėkatarėve. Le tė bėjė prej tyre pllaka dhe le ta veshė lterin, sepse janė tė shuguruara pasi qenė sjellė nė praninė e Zotit. Le tė jenė shenjė pėrkujtuese pėr bijtė e Izraelit”.

4 Eleazari prift i mori kemoret bronzi nė tė cilat kushtuan ata qė i pėrpiu zjarri, punoi prej tyre rrasėza dhe ia veshi lterit, 5 qė bijtė e Izraelit ta kenė pėr mė vonė pėr qortim: qė tė mos afrohet ndonjė laik, qė nuk ėshtė prej barkut tė Aronit, pėr t’i kushtuar Zotit kemin, nėse nuk do ta gjejė ēka e gjeti Koreun e mbarė shoqėrinė e tij, si i tha Zoti Moisiut.

Ndėrmjetėsimi i Aronit

6 Tė nesėrmen mbarė bashkėsia e izraelitėve nynykati kundėr Moisiut e Aronit: “Ju e mbytėt popullin e Zotit”! 7 Tani, ndėrsa bashkėsia po mblidhej kundėr Moisiut e Aronit dhe po drejtoheshin drejt Tendės sė takimit, atė e mbuloi Reja dhe u dėftua Lavdia e Zotit. 8 Moisiu e Aroni shkuan te Tenda e takimit. 9 Zoti i tha Moisiut: 10 “Shmanguni prej mesit tė kėsaj bashkėsie, sepse do ta shqym qė tė mbetet si shembull”! Ata ranė me fytyrė pėrdhe. 11 Moisiu i tha Aronit: “Kape kemoren, mbushe me zjarr prej lterit, qiti kem dhe vrapo te populli e kryeje mbi tė ritin e zgjidhjes, sepse tashmė ka plasur hidhėrimi i Hyjit dhe shuplaka filloi”.

12 Aroni bėri ashtu dhe vrap u lėshua nė mes tė bashkėsisė, qė tashmė po e shkretonte vdekja. E flijoi timiamėn dhe e kreu ritin e zgjidhjes mbi popull. 13 Qėndroi nė kėmbė ndėrmjet tė gjallėve e tė vdekurve dhe vdekja pushoi. 14 Tė goditurit prej shuplakės sė Zotit qenė katėrmbėdhjetė mijė e shtatėqind vetė pos atyre qė sharruan nė kryengritjen e Koreut. 15 Aroni u kthye te Moisiu nė hyrje tė Tendės sė takimit e atėherė zuri vend vdekja.

Shkopi i Aronit

16 Zoti foli me Moisiun e tha:

17 “Fol me bijtė e Izraelit dhe merre pėr ēdo fis nga njė shkop, prej ēdo kryeprijėsi tė fisit nga njė shkop: dymbėdhjetė shkopinj dhe nė shkopin e secilit shkruaje emrin e pronarit. 18 Emrin e Aronit shkruaje nė shkopin e Levit, pasi pėr ēdo fis do tė jetė nga njė shkop. 19 Shkopinjtė shtjeri nė Tendėn e takimit pranė Dėshmisė, atje ku ju takoj. 20 Atij qė prej kėtyre ta zgjedh, shkopi i tij do tė bulėzojė. Kėshtu do t’i largoj prej meje ankimet e bijve tė Izraelit qė i bėjnė kundėr jush”.

21 Moisiu u tregoi izraelitėve dhe tė gjithė kryeprijėsit e ēdo fisi i dhanė shkopinjtė. Ishin dymbėdhjetė shkopinj e ndėr ta edhe shkopi i Aronit. 22 Pasi Moisiu i vendosi nė praninė e Zotit nė Tendėn e Dėshmisė, 23 kur u kthye tė nesėrmen, pa se shkopi i Aronit, prej fisit tė Levit, kishte bulėzuar: kishte bulėzuar, kishte qitur lulet, pėrhapur gjethet e pjekur bajamet!

24 Atėherė Moisiu i nxori prej pranisė sė Zotit tė gjithė shkopinjtė para izraelitėve: i panė dhe secili e mori shkopin e vet.

25 Zoti i tha Moisiut: “Ktheje shkopin e Aronit pranė Dėshmisė. Aty le tė ruhet si shenjė pėr bijtė e Izraelit kryengritės, qė tė marrin fund ankimet e tyre kundėr meje e tė mos vdesin”.

26 Moisiu bėri siē i kishte urdhėruar Zoti.

Roli shpėrblyes i priftėrisė

27 Bijtė e Izraelit i thanė Moisiut:

“Ja, na humbi fara! Mbaruam! Tė gjithė sharruam! 28 Kushdo t’i afrohet Banesės sė Zotit, vdes! A thua do tė zhdukemi derisa tė na shuhet fara”?

Kapitujt

Kapitujt