Kapitujt

Numrat: 22. Mbreti i Moabit thėrret Balaamin

22

1 Prej kėndej izraelitėt u ēuan dhe zemėrimiuan nė vėrritė e Moabit, nė anėn pėrtej Jordanit, pėrballė Jerihonit.

Mbreti i Moabit thėrret Balaamin

2 Kur Balaku, i biri i Seforit, pa ēka i bėri Izraeli Amorreut, 3 Moabin e kapi frikė e madhe prej atij populli, sepse ishte i shumtė. E pasi Moabin e kapi frika e Izraelit, 4 u tha krerėve tė Madianit: “Tani kjo shumicė do ta kullotė vendin pėrreth sikurse kau qė e kullot barin e arave”.

Aso kohe Balaku, biri i Seforit, ishte mbreti i moabitėve. 5 Dėrgoi, pra, lajmėtarė te Balaami, biri i Beorit, nė Petor, qė gjendet nė Lumė, nė tokėn e bijve tė Amaut, pėr ta grishur atė e pėr t’i thėnė: “Ja, ka dalė njė popull prej Egjiptit. E ka mbuluar sipėrfaqen e tokės e ka zėnė vend pėrballė meje. 6 Eja, pra, dhe jepi mallkimin kėtij populli, sepse ėshtė mė i fortė se unė. Kėshtu do t’ia dal ta godas disi e ta dėboj prej tokės sime. Sepse e di se do tė jetė i bekuar ai qė ti e bekon dhe do tė jetė i mallkuar ai mbi tė cilin ti lėshon mallkimin”.

7 Pleqtė e Moabit e pleqtė e Madianit u nisėn me dhurata nė dorė pėr dijetarin. Kur arritėn te Balaami dhe pasi i treguan gjithė ē’kishte thėnė Balaku, 8 Balaami u pėrgjigj: “Qėndroni kėtu sonte e do t’ju pėrgjigjem gjithė si tė mė thotė Zoti. Ndėrsa ata po qėndronin te Balaami, 9 erdhi Hyji dhe e pyeti Balaamin: “Ēfarė kėrkojnė kėta njerėz te ti”? 10 U pėrgjigj: “Balaku, i biri i Seforit, i dėrgoi tek unė 11 me kėto fjalė: ‘Ja, njė popull qė doli nga Egjipti e mbuloi sipėrfaqen e tokės; eja e jepi mallkimin; ndoshta atėherė do tė mund ta luftoj e ta dėboj’”. 12 E Zoti i tha Balaamit: “Mos shko me ta, dhe ruaj se i lėshon mallkimin atij populli, sepse ėshtė i bekuar”. 13 Ky kur u ngrit nė mėngjes, u tha prijėsve: “Shkoni nė vendin tuaj, sepse Zoti ma ndaloi tė vij me ju”. 14 Prijėsit u kthyen e i thanė Balakut: “Balaami nuk deshi tė vij me ne”.

15 Balaku dėrgoi pėrsėri prijės mė shumė e mė bujarė se ē’i kishte dėrguar mė parė. 16 Edhe kėta kur arritėn te Balaami, i thanė: “Kėshtu tė ēon fjalė Balaku i Seforit: ‘Mos ngurro tė vish tek unė. 17 Jam i gatshėm tė tė shpėrblej, do tė tė jap gjithēka tė mė kėrkosh. Eja e jepi mallkimin kėtij populli’”. 18 Balaami u pėrgjigj: “Po tė ma jepte Balaku shtėpinė plot me argjend e me ar, nuk do tė mund ta shkelja urdhrin e Zotit, Hyjit tim, qė tė flas ose mė shumė ose mė pak. 19 Ju lutem, kalojeni kėtu edhe kėtė natė e do tė di ē’do tė mė pėrgjigjet pėrsėri Zoti”.

20 Zoti erdhi natėn te Balaami dhe i tha: “Nėse kėta njerėz erdhėn tė tė thėrrasin, ēohu e shko me ta, por vetėm kėshtu qė tė bėsh vetėm ē’do tė urdhėroj unė”.

21 Balaami u ēua nė mėngjes, e shaloi gomaricėn e vet e shkoi me ta.

Gomarica e Balaamit

22 Hyji u hidhėrua pse Balaami u nis pėr rrugė. Engjėlli i Zotit qėndroi nė rrugė pėrballė Balaamit pėr ta penguar. Balaami kishte hipur nė gomaricė dhe e pėrcillnin dy shėrbėtorė. 23 Kur gomarica e pa engjėllin qė qėndronte nė mes tė rrugės me shpatė nė dorė tė nxjerrė nga milli, e la rrugėn dhe po ecte nėpėr arė. Kur Balaami po e rihte dhe po donte ta kthejė nė rrugė, 24 engjėlli i Zotit zuri vend nė rrugicėn e ngushtė ndėrmjet dy ledheve qė rrethonin vreshtat. 25 Kur e pa gomarica, iu qas ledhit dhe ia shtypi kėmbėn barrtorit. Por ai zuri ta rrahė pėrsėri. 26 Atėherė engjėlli i Zotit kaloi pėrsėri nė njė vend tė ngushtė, ku nuk mund tė shmangej as djathtas as majtas, dhe i qėndroi pėrballė. 27 Kur gomarica e pa si po qėndronte engjėlli, u ul ratė nėn kėmbėt e Balaamit. Ky, i hidhėruar, nisi t’i bjerė shkop edhe mė tepėr.

28 Atėherė Zoti ia hapi gojėn gomaricės e ajo foli: “Ēka tė kam bėrė? Pėrse po sjell tash tri herė”? 29 Balaami iu pėrgjigj: “Pse luan me mua. Mjerisht s’mė ndodhi shpata se do tė tė vrisja”! 30 Gomarica i tha: “Po a s’jam unė shtaza jote qė tė kam mbartur gjithherė deri mė sot nė shpinė? Mė thuaj a tė kam bėrė ndonjė herė tjetėr njė gjė tė tillė”? Ai i tha: “Kurrė”!

31 Zoti ia ēeli vringthi sytė Balaamit dhe e pa engjėllin e Zotit ku po qėndronte nė rrugė me shpatė tė nxjerrė nė dorė. E uli kokėn e ra pėrmbys pėr dhe. 32 Engjėlli i tha: “Pse po e rreh qė tri herė gomaricėn tėnde? Unė erdha tė ta pengoj kalimin, sepse udhėtimi yt ėshtė i pavend dhe nuk mė pėlqen. 33 Gomarica pasi mė pa, tri herėsh u shmang; po tė mos ishte shmangur, ty tė kisha vrarė e atė e kisha lėnė gjallė”.

34 Atėherė Balaami tha: “Kam mėkatuar! Nuk e dija se ti je nė rrugė pėrballė meje! Por tani, nėse ky udhėtim nuk tė pėlqen, unė po kthehem”. 35 Engjėlli i Zotit i tha: “Shko me kėta njerėz, por vėrja mirė mendjen: mos fol tjetėr pėrveē sa do tė urdhėroj unė”!

Balaami e Balaku

36 Balaku kur mori vesh se Balaami po vinte, i doli para nė Irmoab, qė ėshtė nė kufi tė Arnonit, nė skajin e trevės. 37 I tha Balaamit: “A nuk tė dėrgova lajmėtarė pėr tė tė thirrur? Pse nuk erdhe menjėherė tek unė? A thua nuk jam i zoti tė tė shpėrblej”? 38 Ai iu pėrgjigj: “Ja, erdha! Por a kujton ti se mund tė flas tjetėr, pėrveē sa tė vėrė Zoti nė gojėn time”?

39 Atėherė u nisėn bashkė e arritėn nė Kariatusot.

40 Balaku flijoi bagėti tė trasha e tė imėta e prej tyre i dėrgoi pjesė Balaamit dhe krerėve qė e pėrcillnin.

41 Kur zbardhi drita Balaku e mori Balaamin dhe e ēoi nė malet Baal dhe prej andej e pa pjesėn e skajme tė popullit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Mbreti i Moabit thėrret Balaamin