Kapitujt

Numrat: 21. Fitorja nė Hormė

21

1 Mbreti kananeas i Aradit, qė jetonte nė Nageb, posa dėgjoi se izraelitėt po vinin udhės sė Atarimit, u sul kundėr Izraelit dhe ca i zuri robėr. 2 Atėherė Izraeli kėshtu iu kushtua Zotit: “Nėse do tė ma japėsh nė dorė kėtė popull, do t’i rrėnoj qytetet e tija”. 3 Zoti i dėgjoi lutjet e Izraelit dhe ia lėshoi nė dorė kananejtė. Izraeli i shfarosi ata dhe qytetet e tyre, dhe atė vend e quajti Hormė.

Gjarpri i bronzit

4 Izraelitėt u nisėn prej malit Hor pėr t’iu shmangur tokės sė Edomit udhės qė shpie te Deti i Kuq. Por populli udhės filloi ta humbasė durimin, 5 zuri tė ankohej kundėr Zotit e Moisiut. Thanė: “Pse na nxore nga Egjipti a pėr tė vdekur nė kėtė shkretėtirė? S’ka bukė, s’ka ujė; kurse kjo e zezėhaje na e mėrziti shpirtin”!

6 Pėr kėtė arsye Zoti ēoi nė popull gjarpėrinj tė hidhur, tė cilėt e hanin popullin dhe vdiqėn shumė njerėz prej Izraelit. 7 Atėherė erdhėn te Moisiu e i thanė: “Bėmė mėkat kur folėm kundėr Zotit e kundėr teje; lutu ti qė tė na i largojė gjarpėrinjtė”! Moisiu u lut pėr popull, 8 e Zoti tha: “Punoje gjarprin helmues e vėre nė shtyllė si shenjė: kushdo qė, pasi ta ketė ngrėnė gjarpri, ta shikojė, do tė shpėtojė”.

9 Moisiu e punoi njė gjarpėr prej bronzit dhe e vuri pėr shenjė; kėdo qė hante gjarpri, si e shikonte atė, shėrohej.

Nė udhėtim drejt Transjordanisė

10 Izraelitėt u nisėn prej andej dhe ngulėn zemėrimiėn nė Obot. 11 U ēuan edhe prej andej e i ngulėn ēadrat skaj Jeabarimit, nė shkretėtirė qė ėshtė pėrballė Moabit, nė anėn ku lind dielli. 12 U ēuan edhe prej andej dhe erdhėn te pėrroi Zared. 13 E lanė edhe kėtė vend e u zemėrimiuan matanė Arnonit, nė shkretėtirė, i cili buron nė tokėn e amorrenjve. Arnoni, ėshtė nė tė vėrtetė, kufiri i Moabit qė i ndan moabitėt prej amorrenjve. 14 Prandaj edhe thuhet nė librin e “Luftėrave tė Zotit”:

“Vehabi te Sufa e pėrrenjtė e tij

Arnoni 15 dhe shpati i pėrrenjve

qė varet drejt vėrriut Ar

e mbėshtetet nė kufijtė e Moabit”.

16 Prej kėndej shkuan nė Beer. Ky ėshtė pusi pėr tė cilin Zoti i ka thėnė Moisiut: “Bashkoje popullin e do t’i jap ujė”.

17 Atėherė Izraeli e kėndoi kėtė kėngė:

“Gurgullo, o pus! Brohoritni!

18 Pus qė e ēelėn princėrit,

qė e thelluan bujarėt

me skeptėr, me shkopinjtė e tyre”!

Prej shkretėtirės shkuan nė Matanė, 19 prej Matanės nė Nahaliel, prej Nahalielit nė Bamot, 20 prej Bamotit nė luginėn qė kapet nė fushėn e Moabit, nė drejtim tė majės Fasga, nga mund tė vėrehet shkretėtira.

Pushtimi i Transjordanisė

21 Izraeli dėrgoi lajmėtarė te Sehoni, mbreti i amorrenjve. I tha: 22 “Tė bėj lutje tė mė lejosh tė kaloj nėpėr tokėn tėnde. Nuk do tė biem nėpėr ara as nėpėr vreshta, as nuk do tė pimė ujė prej pusave tuaj. Do tė ecim udhės mbretėrore deri t’i kalojmė kufijtė e tu”. 23 Ky nuk deshi t’i lejojė Izraelit tė kalojė nėpėr tokėn e tij, prandaj ēoi tėrė popullin e vet nė kėmbė, doli nė shkretėtirė, mbėrriti nė Jasė dhe ia nisi luftės kundėr Izraelit. 24 Izraeli e goditi me tehun e shpatės dhe e pushtoi tokėn e tij prej Arnonit deri nė Jabok e deri tek amonitėt, kufiri i tė cilėve ishte mirė i mbrojtur.

25 Izraeli i pushtoi tė gjitha qytetet e tija dhe zuri tė banojė nė qytetet e amorrenjve: d. m. th. nė Hesebon dhe nė fshatrat pėrreth. 26 Heseboni ishte, nė tė vėrtetė, qytet i Sehonit, mbretit tė amorrenjve, qė luftoi kundėr mbretit tė parė tė Moabit dhe ia mori mbarė tokėn qė kishte qenė nėn sundimin e tij deri nė Arnon.

27 Kėndej edhe thuhet nė kėngė:

“Ejani nė Hesebon!

Le tė ndėrtohet e tė forcohet

qyteti i Sehonit!

28 Shpertheu zjarri nga Heseboni,

flaka nga qyteti Sehon

dhe e pėrpiu Arin e Moabit,

i kapėrdiu majat e Arnonit.

29 Vaj, pėr ty o Moab!

E pate, o populli i Kamosit!

Djemve u dha rrugat

vajzat i bėri robia

tė Sehonit, mbretit tė amorrenjve!

30 Me shigjeta i shporuam,

Heseboni u shkatėrrua deri nė Dibon.

E shkatėrruam deri nė Nofe

e deri nė Medabė”.

31 Kėshtu, pra, Izraeli zuri tė banojė nė tokėn e amorrenjve. 32 Moisiu dėrgoi njerėz ta hetojnė Jazerin, rrethet e tė cilit i pushtuan dhe nga i dėbuan amorrejtė qė ishin aty.

33 Atėherė ndėrruan drejtim dhe u nisėn drejt Bazanit dhe Ogu, mbreti i Bazanit, u doli para dhe ua preu udhėn me mbarė popullin e vet pėr tė bėrė luftė me ta tek Edrai. 34 Zoti i tha Moisiut: “Mos e druaj, sepse e lėshova nė duar tė tua atė dhe mbarė popullin e tij, tokėn e tij dhe bėj me tė siē bėre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, banuesin e Hesebonit”.

35 E goditėn pra, edhe kėtė bashkė me bijtė e tij e me mbarė popullin e tij derisa ua humbėn farėn dhe e pushtuan tokėn e tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Fitorja nė Hormė