Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 14. zakoni pagan

14

1 “Jini pėr Zotin, Hyjin tuaj, bij! Mos u gėrvishtni pėr tė vdekur as mos e rruani kokėn permbi sy. 2 Sepse ti je njė popull qė i je kushtuar Zotit, Hyjit tėnd dhe Zoti tė ka zgjedhur tė jesh populli i tij i veēantė nė mes tė gjithė popujve qė janė pėrmbi tokė.”

Kafshėt e pastra e tė papastra

3 “Mos hani asgjė qė ėshtė e papastėr!

4 Kėto janė kafshėt qė mund t’i hani:

kau, delja e dhia, 5 kaprolli, suta, dreri, dhia e egėr, antilopa, bualli, dhia e shkėmbinjve. 6 Ēdo bagėti ndėr kafshėt qė e kanė thundrėn e ndarė nė dy pjesė plotėsisht dhe ripėrtypet, hajeni. 7 Nuk bėn t’i hani ato qė, njėmend pėrtypen, por nuk e kanė thundrėn tė ndarė, siē janė: deveja, lepuri, gjeri, sepse pėrtypen, por nuk e kanė thundrėn tė ndarė: le tė jenė tė papastra pėr ju. 8 Edhu thiu, megjithėse e ka thundrėn tė ndarė, por nuk ripėrtypet, le tė jetė pėr ju i papastėr: mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat.

9 Prej tė gjitha kafshėve qė jetojnė nė ujė, mund tė hani kėto: tė gjitha ato qė kanė fletėza dhe pare. 10 Ato qė s’kanė fletėza dhe pare, mos i hani, sepse janė tė papastra pėr ju.

11 Hani tė gjithė shpendėt e pastėr, 12 por kėto mos i hani: shqiponjėn, shqiponjėn kėrmė‑ ngrėnėse, shqiponjėn e detit, 13 skifterin dhe ēdo lloj sokoli, 14 ēdo lloj korbash, 15 strucin, kukuvajkėn e gjelarojėn dhe ēdo lloj petriti, 16 hutinin, zhytrėn, ibisin, 17 mjellmėn, peli‑ kanin, shqiponjėn qafėshogėt, 18 lejlekun, ēdo lloj ēafke, pupėzėn dhe lakuriqin, 19 Edhe ēdo zvarranik qė ka krahė, le tė jetė i papastėr pėr ju, dhe mos e hani. 20 Ēdo shpend qė ėshtė i pastėr, hajeni.

21 Mos hani asnjė bagėti tė cofur vetiu. Jepja ta hajė i ardhuri qė banon ndėr qytetet tuaja ose shitja shtegtarit: sepse ti je popull i shuguruar prej Zotit, Hyjit tėnd.

Mos e ziej kecin nė qumėshtin e s’ėmės.”

Tė dhjetat vjetore

22 “Ndaj ēdo vit tė dhjetėn e tė gjitha prodhimeve tė tė mjellave tė tua qė tė dalin nga toka. 23 Haje nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė vendin qė ta ketė zgjedhur pėr tė banuar emri i tij, tė dhjetėn e drithit, tė verės e tė vajit tėnd, tė parėlindurit e bagėtive tė tua tė trash e tė imėta, qė kėshtu tė mėsosh ta druash Zotin, Hyjin tėnd, nė ēdo kohė. 24 Por kur rruga ėshtė e largėt pėr ty dhe nuk do tė mundt’i sjellėsh tė gjitha kėto, sepse vendi qė Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur pėr tė banuar emri i tij, ėshtė tepėr larg, e Zoti tė t’i ketė bekuar, 25 atėherė shiti tė gjitha dhe ēmimin e tyre merre me vete e shko nė vendin qė Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur, 26 e me ato para bli ēka tė pėlqen ty, qoftė bagėti tė trashė ose tė imėt, verė ose musht ose ēfarė tė tė deshirojė zemra; dhe ha aty nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, dhe gostitu me familjen tėnde. 27 Le tė hajė edhe leviti qė ėshtė prej qytetit tėnd: ruaju se e harron atė, sepse ai s’ka pjesė as pronė me ty.”

Tė dhjetat trivjetore

28 “Nė mbarim tė ēdo tė tretit vit ndaj tė dhjetėn e tė gjitha prodhimeve tė atij viti dhe vėre te dera e qytetit tėnd. 29 Atėherė le tė vijė leviti qė nuk ka pjesė as pronė me ty, i huaji, jetimi dhe e veja, qė jetojnė brenda qytetit tėnd, le t’i hanė dhe le tė ngihen, qė tė tė bekojė Zoti, Hyji yt, nė tė gjitha veprimet e tua.”

Kapitujt

Kapitujt