Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 24. Ndarja e kurorės sė martesės

24

1 “Kur dikush martohet dhe jeton me tė si me grua, por pastaj ajo nuk i pėlqen mė, sepse ka gjetur diēka tė pahijshme nė tė, i shkruan vėrtetimin e lėshimit, ia jep nė dorė dhe e dėbon prej shtėpisė, 2 dhe ajo si tė ketė dalė prej tij, martohet me njė tjetėr, 3 por edhe atij nuk i pėlqen dhe i jep edhe ai dėftesėn e ndarjes dhe e hedh prej shtėpisė sė vet, ose ndoshta vdes, 4 burri i parė nuk mund ta marrė atė pėr grua, sepse ajo ka qenė pėrdhosur. Kjo do tė ishte njė poshtėrsi ndėr sy tė Zotit. Ruaju se bėn tė mėkatojė toka qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė pėr pronė.”

Masa tė tjera mbrojtjeje

5 “Njeriu qė posa martohet, tė mos shkojė nė ushtri, tė mos shkojė nė luftė dhe tė mos i vihet asnjė detyrė botore me rėndėsi, por le tė jetė i lirė nė shtėpinė e vet pėr njė vit e tė gėzojė me gruan e vet.

6 Mos e merr peng mokrėn ose gurin e sipėrm tė mokrės, pasi kėshtu do t’i marrėsh peng jetėn e tij.

7 Nėse zihet ndokush qė grabit vėllanė e vet, izraelitin dhe, pasi ta ketė shitur, merr ēmimin e tij: i tilli le tė vritet: ērrėnjose tė keqen prej mesit tėnd!

8 Nė rast tė shfaqjes sė gėrbulės, ji shumė i kujdesshėm tė mbash e tė zbatosh gjithēka t’ju mėsojnė priftėrinjtė levitė: ē’u urdhėrova atyre, ta kryeni me kujdes. 9 Tė tė bjerė nė mend ēfarė i bėri Zoti, Hyji yt, Marisė nė udhėtim kur po dilnit nga Egjipti.

10 Kur t’i huajosh tė afėrmit tėnd, mos hyr nė shtėpinė e tij pėr t’i marrė pengun, 11 por qėndro jashtė dhe ai le tė ta sjellė aty pengun e caktuar. 12 Nėse ėshtė skamnor, pengu i tij tė mos e kalojė natėn tek ti, 13 por menjėherė, nė perėndim tė diellit, ktheja qė tė flejė nė petkun e vet e tė tė bekojė. Ti atėherė do tė jesh i drejtė nė sytė e Zotit, Hyjit tėnd.

14 Mos ia moho shpėrblimin nevojtarit e skamnorit qoftė ai prej vėllezėrve tė tu, qoftė edhe prej tė ardhurve qė banojnė me ty nė tokėn tėnde brenda qyteteve tė tua: 15 po atė ditė, para se tė perėndojė dielli, jepja pagėn e mundit tė tij, sepse ėshtė skamnor dhe ashtu i dėshiron zemra e tij. Sepse pėrndryshe ai do tė bėrtasė drejt Zotit kundėr teje: ky do tė jetė pėr ty mėkat.

16 Pėr fajin e fėmijėve tė mos vriten baballarėt, as fėmijėt pėr fajin e baballarėve: secili le tė vdese pėr mėkatin e vet. 17 Mos e shtrembėro tė drejtėn e ardhacakut e tė bonjakut as petkat e vejushės mos i merr peng. 18 Tė tė bjerė ndėr mend se ke qenė skllav nė Egjipt e prej andej tė ka nxjerrė Zoti, Hyji yt; prandaj edhe po tė urdhėroj ta zbatosh kėtė gjė.

19 Kur tė korrėsh drithin nė arėn tėnde e tė kesh harruar ndonjė dorėz, mos u kthe pėr ta marrė, por lėre ta marrė ardhacaku, bonjaku e vejusha, qė tė tė bekojė Zoti, Hyji yt, nė ēdo veprimtari tėnde. 20 Nėse i ke shkundur ullinjtė, ē’tė kenė mbetur nė pemė, mos u kthe pėr t’i mbledhur pėr vete, por lėrja ardhacakut, bonjakut e vejushės. 21 Nėse e ke vjelė vreshtin tėnd, mos i mblidh vilet qė kanė mbetur, por le tė mbesin pėr t’i pėrdorur ardhacaku, bonjaku e vejusha.

22 Mos harro se edhe ti ke qenė skllav nė Egjipt! prandaj po tė urdhėroj ta kryesh kėtė gjė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Ndarja e kurorės sė martesės