Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 30. Kthimi prej mėrgimit dhe kthimi prej Zotit

30

1 “Kur tė vijnė mbi ty tė gjitha kėto gjėra, bekimi e mallkimi qė sot po t’i shtroj pėrpara, nėse do t’i pėrbluash nė zemrėn tėnde mes tė gjithė popujve, ku do tė tė shpėrndajė Zoti, Hyji yt, 2 e tė kthehesh prej tij dhe t’i dėgjosh urdhėrimet e tija, pikė pėr pikė tė gjitha qė unė sot po t’i urdhėroj, me bijtė e tu me gjithė zemrėn tėnde e me gjithė shpirtin tėnd, 3 atėherė Zoti, Hyji yt, do tė ndryshojė fatin tėnd, do tė ketė mėshirė pėr ty, dhe pėrsėri do tė tė bashkojė prej tė gjithė popujve nga tė shpėrndau mė parė. 4 Po edhe nėse do tė kesh qenė humbur deri nė skajin e botės, edhe atje Zoti, Hyji yt, do tė vijė tė tė marrė e do tė tė kthejė 5 dhe do tė tė shtjerė nė tokėn qė e patėn pėr pronė etėrit e tu, dhe do ta marrėsh. Do tė tė bėjė mė tė lumtur e mė tė shumtė se ē’qenė etėrit e tu.

6 Zoti, Hyji yt, do ta rrethpresė zemrėn tėnde e zemrėn e pasardhėsve tė tu, qė ta duash Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde e me gjithė shpirtin tėnd, me qėllim qė tė jetosh. 7 Zoti, Hyji yt, tė gjitha kėto mallkime do t’i hedhė mbi armiqtė e tu e mbi ata qė tė urrejnė e tė pėrndjekin. 8 Kurse ti do tė kthehesh e do ta dėgjosh zėrin e Zotit dhe to t’i zbatosh tė gjitha urdhėrimet qė unė sot po t’i urdhėroj. 9 Atėherė Zoti, Hyji yt, do tė bėjė tė kesh gjithēka me brusni nė tė gjitha veprat e duarve tė tua: nė frytin e kraharorit tėnd, nė pjellėn e bagėtive tė tua, nė frytet e tokės sate, nė mbushullinė e tė gjitha tė mirave. Atėherė Zoti pėrsėri do tė gjejė kėnaqje nė ty me tė gjitha tė mirat siē u kėnaq edhe nė etėrit e tu.

10 Me qyshke veē qė ta dėgjosh zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, e t’i ruash urdhėrimet e ligjet e tija qė janė tė shkruara nė kėtė Ligj, e tė kthehesh te Zoti, Hyji yt, me gjithė zemrėn tėnde e me gjithė shpirtin tėnd.

11 Ky urdhėr qė unė po ta jap sot, nuk ėshtė tepėr i vėshtirė pėr ty as nuk ėshtė tepėr larg teje; 12 nuk ėshtė i vėnė nė qiell, qė tė thuash: ‘Kush mund tė ngjitet pėr ne nė qiell pėr tė na e sjellė qė ta mėsojmė e ta shtiem nė veprim?’ 13 As nuk ėshtė pėrtej detit qė tė gjesh shkak tė thuash: ‘Kush do tė mund tė kalojė pėrtej detit pėr ne pėr tė na e sjellė qė ta njohim e tė kryejmė ēka ėshtė urdhėruar?’

14 Jo, Fjala ėshtė krejtėsisht afėr teje, mu nė gojėn tėnde, nė zemrėn tėnde qė ta zbatosh!”

Dy udhėt

15 “Shiko! Unė sot po tė lus ndėr sy tė tu me jetėn e lumturinė po edhe mevdekjen e mjerimin. 16 Nėse do t’i dėgjosh urdhėrimet e Zotit, Hyjit tėnd, qė unė sot po t’i urdhėroj: ta duash Zotin, Hyjin tėnd, tė ecės urdhėrimeve tė tija, t’i mbash urdhėrimet, ligjet e rregulloret e tija, atėherė do tė jetosh. Pėr mė tepėr, Zoti do tė tė shtojė e do tė tė bekojė nė tokėn qė po hyn pėr ta trashėguar. 17 Por, nėse zemra jote shmanget e nuk do tė dėgjosh dhe, i ngashėnjyer nga gabimi, shkon e adhuron dhe u shėrben zotave tė tjerė, 18 unė sot po ju parakallėzoj: do tė zhdukeni fare e do tė vdisni nė njė kohė tė shkurtėr nė tokėn qė, pasi ta keni kaluar Jordanin, do tė hyni pėr ta trashėguar.

19 Thėrras sot pėr dėshmitarė kundėr jush qiellin e dheun: jua vura para jetėn e vdekjen, bekimin e mallkimin.

Zgjidhe, pra, jetėn, qė tė jetosh ti e trashėgimtarėt e tu, 20 e duaje Zotin, Hyjin tėnd, dėgjo zėrin e tij, qėndroji besnik ‑ sepse ai ėshtė jeta jote, gjatėsia e ditėve tė tua ‑ qė tė banosh nė tokėn pėr tė cilėn Zoti iu pėrbetua etėrve tė tu Abrahamit, Izakut e Jakobit, se do t’ua japė.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Kthimi prej mėrgimit dhe kthimi prej Zot...