Kapitujt

2 i Kronikave: 2. Punimet

2

1 I caktoi shtatėdhjetė mijė vetė bartės krahu dhe tetėdhjetė mijė gdhendės guri nė mal dhe tri mijė e gjashtėqind kryepunėtorė.

2 Atėherė i ēoi fjalė Hiramit, mbretit tė Tirit: “Siē ke vepruar me babain tim Davidin dhe i ke dėrguar lėndė cedri qė ta ndėrtonte pallatin pėr tė banuar ai nė tė, 3 po ashtu vepro edhe pėr mua qė t’ia ndėrtoj njė Shtėpi Emrit tė Zotit, Hyjit tim, e ta shuguroj pėr tė djegur para tij erėra tė kėndėshme tymuese, pėr tė kushtuar vazhdimisht bukė dhe fli shkrumbimi nė mėngjes e nė mbrėmje, tė shtunave, hėnėve tė reja dhe nė tė gjitha tė kremtet e Zotit, Hyjit tonė, pėr amshim qė i janė urdhėruar Izraelit. 4 Shtėpia, tė cilėn dėshiroj ta ndėrtoj, ėshtė e madhe, sepse i madh ėshtė Zoti ynė pėrmbi tė gjithė zotat. 5 E kush do tė kishte mundėsi t’i ndėrtojė Atij njė Shtėpi tė denjė? Nė qoftė se qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund ta zėnė Atė, po kush jam unė qė tė mund t’ia ndėrtoj Shtėpinė? Por vetėm kaq sa tė digjet kemi nė praninė e tij. 6 Tani, ma dėrgo njė njeri tė ditur qė di tė punojė me ar, me argjend, me bronz, me hekur, me purpur tė kuq e ngjyrė vjollcė e qė tė jetė i ushtruar nė mjeshtrinė e skalitjes; ai do tė punojė me kėta artizanėt qė i kam nė Jude e nė Jerusalem, tė cilėt i pėrgatiti im atė Davidi. 7 Ti mė dėrgo edhe lėndė cedri, bredhi e pishe prej Libanit. Unė e di se shėrbėtorėt e tu dinė ta presin drurin e Libanit, madje edhe shėrbėtorėt e mi do tė jenė me shėrbėtorėt e tu 8 qė tė mė pėrgatiten lėndė tė shumta, sepse Shtėpia qė dėshiroj ta ndėrtoj duhet tė jetė e vetme dhe e madhėrishme. 9 Druprerėsve, shėrbėtorėve tė tu, do t’u jap si ushqim njėzet mijė kora grurė po edhe aq kora elb, njėzet mijė batė verė si dhe njėzet mijė batė vaj”.

10 E Hirami, mbreti i Tirit, iu pėrgjigj me anė tė njė letre qė ia dėrgoi Salomonit: “Pasi Zoti e deshi popullin e vet, bėri qė ti tė mbretėrosh mbi tė”. 11 Dhe shtoi: “Bekuar qoftė Zoti, Hyji i Izraelit, i cili bėri qiellin e tokėn, qė ia dha Davidit mbret njė djalė tė dijshėm, tė menēur, tė arsyeshėm e tė urtė qė tė ndėrtojė Shtėpi nė nder tė Zotit dhe pallat pėr vete. 12 Tani po ta dėrgoj njė njeri tė urtė, tė dijshėm si ai, Hiramin, mjeshtrin tim, 13 djalin e njėrės prej bijave tė Danit, babai i tė cilit qe tiras. Ky di tė punojė nė arė e nė argjend, nė bronz e nė hekur, nė gur e nė dru, nė purpur, nė pėlhurė ngjyrė vjollcė e nė pėlhurė tė kuqe. Di tė gdhendė ēdo gdhendje; ia pret mendja hollė e, ēka i sheh syri, ia bėn dora. Do tė punojė me mjeshtrit e tu dhe me mjeshtrit e zotėrisė tim, Davidit, babait tėnd. 14 Ti imzot, veē dėrgoje grurin, elbin, vajin, verėn qė i ke premtuar pėr shėrbėtorėt e tu. 15 Ne do t’i presim drurėt nga Libani aq sa tė tė nevojiten dhe do t’i pėrcjellim me trapa nėpėr det nė Jope e ty tė mbetet vetėm t’i shpiesh nė Jerusalem”.

Punimet

16 Atėherė Salomoni i regjistroi tė gjithė burrat ardhacakė qė ishin nė tokėn e Izraelit, pas numėrimit qė e bėri babai i tij, Davidi, dhe dolėn njėqind e pesėdhjetė e tri mijė e gjashtėqind. 17 Prej tyre i caktoi shtatėdhjetė mijė bartės dhe tetėdhjetė mijė gurnxjerrės nė gurore, kurse pėr kryepunėtorė tė tyre i caktoi tri mijė e gjashtėqind vetė.

Kapitujt

Kapitujt